-
VIDEO
Rama mbledh fermerët në Berat: Investimi në agroturizëm është më fitimprurës se puna për të tjerët jashtë
Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se mazhoranca ka zbërthyer një potencial ekonomik me anë të turizmit.
-
VIDEO
Presidentja e Aleancës Socialiste Evropiane takime me grupin e PS-së! Balla: Në këtë kohë luftë duhet të jemi të bashkuar! Perez: Jeni më afër se kurrë BE
Presidentja e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në PE Iratxe García Pérez, zhvilloi një takim me grupin e deputetëve të PS. Gjatë këtij takimi kreu i grupit Taulant Balla e ka quajtur të rëndësishme bashkëpunimin në këto kohë lufte, ndërsa Perez e cilësoi pozitiv progresin e Shqipërisë drejt BE
-
VIDEO
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Berisha: Rama mbyll historinë e djegësve duke vënë në pranga cironkat! Kryemadhi: Prokuroria të godasë në shenjë
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit, Sali Berisha i ka cilësuar si vënie në pranga të 'cironkave' për të mbyllur historinë e djegësve. Nga mbledhja me grupin e deputetëve të Rithemelimit, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po arreston punonjësit e ndërmarrjes së tij.
-
VIDEO
Berisha: Të krijohet komision hetimor për projektin e portit të Durrësit! Duhet të kundërshtojmë me protesta
Teksa komentonte projektin e portit të Durrësit, Berisha ka kërkuar që të ngrihet komision hetimor parlamentar për këtë çështje, ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe të organizojë protesta të vazhdueshme.
“Edi Rama po vepron në mënyrë të rrufeshme për kalimin e ligjit për këtë marrëveshje, dhe ne në mënyrë të rrufeshme duhet të krijojmë komision hetimor parlamentar dhe duhet ta dërgojmë në gjykatën kushtetuese. Tjetër instrument që kemi në dorë, protesta e fuqishme kundër kësaj grabitje të fuqishme.
Është shumë e rëndësishme qytetarëve tu shpjegojmë çpo ndodh në kurriz të tyre, nuk kanë vlerë, por porti është pasuria më e vlefshme e vendit. Ndaj dhe ne duhet ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet. Është një proces që lidhet gjithçka me largimin e Ramës si armik i betuar i votës së shqiptarëve. Tani ne natyrisht në diskutimin e buxhetit duhet të përgatisim amendamentet, të mbrojmë fuqishëm interesat e qytetarëve, e biznesit, të godasim me forcë çdo projektim të buxhetit për oligarkët, të lexohet me vëmendje dhe të kundërshtohet sepse gjithçka është ndihmë për pushtetin e krimit të Edi Ramës”, tha Berisha.
-
VIDEO
Projekti i portit të Durrësit, Berisha: Nga marrëveshja e Ramës, Shqipëria fiton vetëm 200 euro në vit
Sali Berisha është ndalur sërish në projektin e portit të Durrësit duke thënë se nga marrëveshje e Edi Ramës, shteti shqiptar do të ketë vetëm 200 euro fitime në vit.
“T’i shkatërrosh vendit Portin shekullor do të thotë të gjobisësh vetëm me transport qindra e miliona, mos miliarda në vite vetëm me transport, i cili do të bëhet nga Mali i Zi, nga portet e Greqisë dhe pjesërisht nga Vlora. Të shkulësh portin e Durrësit, portin shekullor. Të gjobisësh qytetarët me miliona euro për portin e ri që duhet të ndërtohet sipas pronarit të Dubai City në Durrës, Edi Ramës duhet të ndërtohet në Porto Romano se kërkon që gjirin e portit ta shndërrojë për jahtin e tij, të familjarëve. Kjo është e faktuar. Një mori pallatesh dhe porti para për jahtet të pasanikëve të Bejrutit. Po ky është vetëm njëri mekanizëm placke. Shteti shqiptar nga marrëveshja e Edi Ramës fiton 200 euro në vit sipas ekspertëve. Kjo vjen në një kohë kur ai port shpërndan 4 milion ton mallra dhe tani do bëhet porti i jahteve të Ramës”, tha Berisha.
-
VIDEO
Projekti për Portin e Durrësit, qeveria: S’ka asnjë kompani ofshore të implikuar! Po ofendoni sipërmarrësit, po dëmtoi imazhin e vendit
Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj në Komisionin për Veprimtaritë prodhuese i ka cilësuar si dhunë psikologjike akuzat e opozitës kundrejt sipërmarrësit Muhamed Alabbar, që do të ndërtoje Portin e ri të Durrësit. Ministrja u shpreh po ashtu se nuk ka asnjë kompani offshore te implikuar.
‘S’ka asnjë kompani off shore të implikuar. Nëse nuk doni ti jepni kredibilitet. Dje pashë deptuetët që dhunuan psikologjiksht teknikët, që shpjeguan hap pas hapi projektin. Kjo mos të ndodhi sot. TË respektohen specialistët dhe teknikët që ndodhen në tryezë. Ju i keni emrat e kompanive, ju jeni parlamentar, nëndrejtoni komisione, nëse sju mjafton prezantimi ynë, e keni shumë të thjeshtë, që të kërkoni ku do të jetë e mundur, edhe duke iu drejtuar Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Emiratet e Bashkuara, apo Abu Dabi, për të verifikuar nëse kompania është apo nuk është off shore. Është e regjistruar në Abu Dabi apo jo. Për sa i përket personit Mohamed Alabbar. Është një person që mjafton të klikoni në internet dhe do i’u dal aktiviteti i tij. Ju s’mund të ofendoni, dhunoni, teknicien, këto sjellje mund të kenë pasoja juridike edhe në bashkëpunimin me investitorin…Akuza që njollosin kompani, biznese, do ishin më të mirë të mos ndodhnin, ndërsa lufta jonë politike është pa limite fatkeqëisht. Mesa kam dëgjuar dje, jam e përgatitur ti dëgjoj edhe sot. Fyerjet nuk kontribuojnë në imazhin e mirë të Shqipërisë. Muhamed Alabbar po baltoset.’- u shpreh Ministrja.
-
VIDEO
Debate te 'Veprimtaria Prodhuese'/ Baçi kërkon fjalën, Pëllumbi e kundërshton: S'ke çfarë tregon, të nxjerr jashtë dhe e shikon! Deputeti i PD: Provoje njëherë
Nuk kanë munguar debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, ku po diskutohen për portin e Durrësit.
Deputeti Luan Baçi kërkoi fjalën për procedurë, por kryetari i Komisionit Arben Pëllumbi nuk e lejoi, madje e paralajmëroi se do ta nxirrte jashtë.
-
VIDEO
Porti i Durrësit, debati në Repolitix! Kalaja-Meçes: Nuk më zhvesh dot t’i mua! Inxhinieri: Unike
Debati për këtë projekt ka qenë sonte diskutimi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv. Adriana Kalaja, kandidatja e Rithemelimit për bashkinë e Tiranës thotë se pas kompanisë Eagle Hills Real Estate Development nuk qëndron biznesmeni Muhammed Alabbar, por kompani ofshore. Por, kjo u kundërshtua nga analisti Arben Meçe dhe gazetari Flogert Muça.
-
VIDEO
‘Plas’ keq në ‘Repolitix’/ Kalaja-Meçes: Nuk më zhvesh dot t’i mua! Analisti: Do ta heq xhaketën moj do ta heq
Porti i Durrësit solli debate të ashpra në emisionin Repolitix në Report Tv mes Adriana Kalasë dhe analistit Arben Meçe. Teksa po debatonin mbi marrëveshjen me kompaninë Eagle Hills Real Estate Development pati edhe disa batuta mes tyre.
-
VIDEO
Projektet e Tiranës/ Veliaj: Rehabilitojmë kompleksin sportiv ‘Dajti’, i rikthejmë komunitetit hapësira sportive me standarde evropiane
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, renditi disa nga investimet që Bashkia e Tiranës do bëjë nga fillimi i vitit të ardhshëm.
-
VIDEO
Primaret e 'Rithemelimit', dalin disa prej emrave të kandidatëve, 84 pretendentë për 26 bashki! Në 3 bashki nuk ka garë, përballja me Veliajn ‘më e lakmuara’
Komisioni i Rithemelimit ka miratuar kandidatët për garën e Primareve në 26 bashki në vend, ndërkohë që ende nuk ka konfirmim për 45 bashkitë e tjera. Në një komunikim për mediat Albana Vokshi ka prezantuar. Vihet re që janë gjithsej 84 kandidatë për 26 bashkitë, ndërkohë që gara më e fortë është Tirana me 7 kandidatë.
-
VIDEO
Kritikat ndaj Berishës, Hajdari zbulon në Report Tv marrëdhënien me ish-kryeministrin: S’më ka mbajtur inat! Do protestojmë deri në rrëzimin e Ramës
Një ndër kritiket e Sali Berishës, para se ai të merrte partinë, Rudina Hajdari zbuloi sot në Report Tv edhe marrëdhëniet me ish-kryeministrin. Ajo thotë se Berisha nuk i ka mbajtur mëri për kritikat, madje nuk kanë qenë asnjëherë as pjesë e bisedave mes tyre.