-
VIDEO
Protesta e Berishës, Kumbaro: Ju sillni vetëm dhunë, ti vihet zjarri vendit për ju?
Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro i është përgjigjur thirrjeve të opozitës nga Kuvendi për qytetarët që të marrin pjesë në protestë. Kumabro tha se i kanë parë protesta që organizon opozita vetëm me dhunë, ndërsa ngriti edhe pyetjen retorike se si mund t’i vihet zjarri Shqipërisë për këtë opzoitë që ka vendi sot.
-
VIDEO
Konferenca e 50-vjetorit të standardit të gjuhës shqipe, Begaj: Duhet t’i jepen përparësi në shkolla! E nevojshme mbrojtja e shqipes nga padija gjuhësore
Presidenti Begaj foli sot nga konferenca e 50-vjetorit të standardit të gjuhës shqipe. Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e madhe që duhet t’i jepet gjuhës e letërisisë në shkolla dhe mbrojtjen e saj nga padija gjuhësore.
-
VIDEO
Veliaj pritet nga Papa Françesku në Vatikan, i jep lajmin e mirë për ndërtimin e faltores së Nënë Terezës te Parku i Liqenit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u prit dje në një takim nga Papa Françesku në Vatikan. Në këtë vizitë, kryebashkiaku ishte i shoqëruar edhe nga skuadra e Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022
-
VIDEO
Rama: Duhet punë, shqipja ende nuk e ka një fjalor të plotë
Kryeministri Rama apeloi sot për një punë më të madhe për një fjalor të plotë të gjuhës shqipe. Ai tha se shqipja nuk e ka një fjalor të tillë.
-
VIDEO
Rama: Bashkimi i shqiptarëve 50 vite më parë ishte mahnitës! Gjuha e njësuar shqipe sot, e kërcënuar
Kryeministri Rama tha sot në konferencën për 50–vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe se në fakt gjuha e njësuar është e rrezikuar sot edhe për shkak të mungesës së personaliteteve, që nuk kanë të krahasuar me ato të 5 dekadave më parë. Rama tha se kritikat se ky kongres është bërë në kohën e komunizmit janë qesharake.
-
VIDEO
Ironia e Ramës, ‘thumbim’ akademikëve: Çfarë do flamuri i NATO-s në konferencën për gjuhën shqipe?
Kryeministri Edi Rama, teksa nisi fjalën e tij në konferencën e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit me një ironi thumbuese për organizatorët e aktivitetet. Ai tha se mbi të gjitha nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s.
-
VIDEO
E cilësoi spiun të ish-Sigurimit, Spaho i çon Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve në Kuvend: Mandatin e di që nuk e lë, por kërko ndjesë publike
Deputeti demokrat Edmond Spaho i ka dërguar sot në Kuvend ministrit të Drejtësisë, Uli Manjës përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve për të. Kjo vjen pas një deklarate një akuze që Manja kishte ngritur ndaj Spahos se është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Spaho i kërkoi Manjës që t’i kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tij ai nuk e lë mandatin e deputetit ndonëse e kishte premtuar se do ta jepte nëse ai nuk është spiun.
-
VIDEO
Buxheti 2023, Ministri i Brendshëm: Rrisim pagat për 7 mijë punonjës policie, mbështesim qytetarët në kohë krize
Për ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi buxheti 2023 është një mundësi për t’iu përgjigjur krizës ekonomike dhe asaj energjetike në vend. Në fjalën e tij në Kuvend, Çuçi u ndal edhe në rritjen e pagave që është parashikuar për punonjësit e policisë me buxhetin 2023. Çuçi tha se përfitojnë 7 mijë punonjës nga rritja e pagave me 15%.
-
VIDEO
‘Pa Protokoll’ rikthehet në ekranin e Report Tv në sezonin e ri televiziv! Çdo të premte ora 21:00
Nga data 11 nëntor emisioni politik “Pa Protokoll” do të transmetohet çdo të premte në mbrëmje nën moderimin e gazetares Anduela Ndreu
-
VIDEO
Zhupa për buxhetin 2023: Është beter në të gjitha fushat! Paratë po i ndani me oligarkët dhe klientët
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend e ka cilësuar buxhetin e vitit 2023 si beter në të gjitha fushat. Sipas Zhupës janë dyfishuar të gjitha barrat që bien për qytetarët, ndërsa pas nuk u kthehet asgjë. Zhupa tha se njëra palë në Kuvend flet për qytetarët dhe pala tjetër flet për luftën, luftën e oligarkëve ndaj qytetarëve.
-
VIDEO
‘PL, partia e lekut’, Kryemadhi i përgjigjet Ramës për finacimet ruse në parti: Akuza për të shfokusuar vëmendjen, ne jemi qelibar
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mohuar të ketë lidhje me rublat ruse, sipas pretendimit të kryeministrit Rama në Kuvend.
-
VIDEO
‘Hetim kompleks’, Kryemadhi komenton deklaratën e kreut të SPAK për inceneratorët: Është shumë i thjeshtë, argumentim politik
“Hetim kompleks”- kështu e cilësoi kreu i SPAK-ut, Arben Kraja hetimin për inceneratorët. Pyetjes së gazetares së Report Tv, Danjela Maloku, Kryemadhi iu përgjigj duke e cilësuar si argument politik.