-
VIDEO
50 vite nga Kongresi i standardit të gjuhës shqipe, Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, konferencë të përbashkët! Merr pjesë Rama dhe Begaj
Këtë vit shënohet 50 vjetori i standardizimit të gjuhës shqipe. Nga 20 deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë i zhvilloi punimet Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe (Gjuhës standarde).Për të shënuar këtë përvjetor, institucionet albanologjike në Shkup, Tiranë e Prishtinë po zhvillojnë një sërë aktivitetesh.
-
VIDEO
Inceneratori i Tiranës/ Kryemadhi: Ka 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal, Offshore pagoi Klodian Zoton me 25 mln $
Deputetja e Partisë së Lirisë, Kryemadhi ka vijuar denoncimet e saj për inceneratorin e Tiranës. Sipas saj janë 19 kompani të tjera që kanë kryer evazion fiskal.
-
VIDEO
Këlliçi: Rama përdori fjalë rruge në Kuvend, ‘bariu’ ka vetëm një hall, të shmangë vëmendjen
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar debatin e krijuar në seancën e djeshme të Kuvendit mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Këlliçi tha se arsyeja përse Rama e përdor atë gjuhë është që të shmangë vëmendjen.
-
VIDEO
Buxheti 2023/ Ministri i Mbrojtës: Opozita s’po jep alternativa, vetëm kritika! Do rrisim me 7% pagat për furçat e armatosura
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në fjalën e tij në Kuvend, iu kundër përgjigj opozitës sa i përket diskutimeve për buxhetin 2023, ku tha se opozita po bën vetëm kritika dhe nuk po jep asnjë alternativë.Sipas Peleshit, ky buxhet është buxhet i rezistencës i krijuar si pasojë e luftës në Ukrainë. Ndër të tjerë shtoi Peleshi me buxhetin e vitit 2023, do të rriten me 7% pagat e ushtarakëve.
-
VIDEO
Paketa fiskale, Këlliçi: Gjobë për qytetarët! Nga ulja e ngarkesës fiskale te heqja e akcizës së gazit, ja propozimet e mia
Në Kuvend vijon të diskutohet edhe ditën e sotme paketa fiskale dhe buxheti 2023. Deputeti demokrat Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se kjo paketë fiskale nuk është në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve. Këlliçi parashtroi edhe pesë propozime të tij për paketën fiskale, nga ulja e ngarkesës fiskale, te heqja e akcizës së gazit, të ndërmerren politika për të ndaluar rritjen e inflacionit. Sipas tij, duhet hequr edhe TVSH për kompanitë që investojnë në energjitë e rinovueshme, ndërsa një thirrje i bëri qeverisë që të dëgjojë ekspertët e fushës.
-
VIDEO
Kuvendi sërish sot seancë, diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2023
Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohet të jetë në nivelin 631. 7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal
-
VIDEO
Protesta e Berishës/ Gjikondi: Zero ndikim! Klosi: S'rrihen njerëzit të bëhet ai kryeministër! Baçi: E duam edhe pse 'Non Grata', Alibeaj bashkëpunon me Ramën
Deklaratat e Ramës u panë si teatër nga deputeti i Rithemelimit Luan Baçi i cili e sheh si një bashkëpunim të dukshëm mazhorancën dhe opozitën e Alibeajt.
-
VIDEO
Dorëheqja e Grida Dumës, Gjikondi: S’bëri dot karrierë e gjeti vetën në televizion! Më shumë vlerësoj Vokshin
Për aktivisten Brizida Gijkondi, dorëheqja e Grida Dumës erdhi si pasojë e ambicies së kësaj të fundit, gjë që nuk e arrinte dot në Partinë Demokratike. Sipas saj, nuk pati asnjë lidhje me raportin e PD-së me SHBA-të dorëheqja e saj por thjesht për protagonizëm vetjak.
-
VIDEO
Rama e quajti ‘gjel i Peqinit’, Dashnor Sula për Report Tv: Më bëri kompliment! Largimi i Dumës? Pati ofertë të parezistueshme
Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot jashtë dyerve të kryesisë së Kuvendit në Repolitix me gazetarin Denis Minga, për debatet e shumta në seancën plenare paraditen e kësaj të mërkure
-
VIDEO
Kryemadhi në Kuvend: Në buxhetin e 2023 do i jepni inceneratorit të Tiranës 10 mln dollarë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend, ka hedhur akuza kundrejt qeverisë sa i përket inceneratorëve. Kryemadhi u shpreh se me buxhetin e 2023 do t’i kalohet 10 mln dollarë inceneratorit të Tiranës.
-
VIDEO
Projektbuxheti 2023/ Xhaçka: Kemi menaxhuar kujdesshëm resurset financiare të taksave të shqiptarëve
Në sallën e Kuvendit, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka foli mbi projektbuxhetin e vitit 2023. Ministrja theksoi në fjalën e saj pasojat që ka krijuar lufta në Ukrainë në ekonominë vendase. Xhaçka tha se Shqipëria i ka menaxhuar më së miri resurset financiare të taksave të shqiptarëve.
-
VIDEO
Buxheti i vitit 2023, Shehi: Nuk është diçka e jashtëzakonshme, merret nga taksat e fukarenjve, shpërndahet për të pasurit
Deputeti, Dashamir Shehi tha se buxheti më i lartë për vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, nuk ishte diçka e jashtëzakonshme me të cilën duhej të mburrej qeveria. Shehi tha se rritja e buxhetit kishte ardhur si pasojë e taksave të mbledhura ndaj qytetarëve gjatë kohës së rritjes së çmimeve.