-
VIDEO
Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Marrin nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike personalitetin që ka ndërtuar gjysmën e Dubait! Investimi e fut Shqipërinë në hartën e turizmit
Akuzat për projektin e portit të Durrësit, Edi Rama i ka cilësuar barbare, të shëmtuara dhe ordinere. Në një dalje për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD është shprehur se nuk do të merrret me llumin dhe sqaron se shteti shqiptar ka marrë 33% të aksioneve.
“Unë kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqiptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat. Marrja nëpër gojë në mënyrën më skizofrenike, më të ulët e një personaliteti të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dabi ka seli në kullën më të lartë të Abu Dabit, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe vjen këtu jo se nuk ka punë, por vjen si rezultat i një partneriteti me Emiratet e Bashkuara në një moment tejet të vështirë kur unë shkova të diskutoj për familjet e goditura nga tërmeti në Durrës dhe kur shpreha pakënaqësinë apo rezervën që pavarësisht gjithë miqësisë e një historie që ka nisur nga lufta në Kosovë kur hapën pistën për të sjellë ndihmat humanitare që solli reagimin e princit të Kurorës në atë kohë duke nxitur këtë investitor që është krenari kombëtare në një nga vendet më të pasura të planetit. I hyhet në mënyrën më barbare, në të shëmtuar, më ordinere e skizofrene nga një non gratë, nga një llum që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, shtëpitë e shqiptarët, nuk di çfarë të them.
Unë nuk merrem me këto, po ju them që ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike, e cila është e mirë për ty e familjen tënde, është e mirë për të gjithë ju që jeni brez më i ri, për prindërit tuaj se s’është puna që sjell investim prej 2 miliardësh për ndërtimin e portit më të madh të Mesdheut por transformon industrinë tonë të turizmit. Si mundet, ndërkohë që gjithë këto pyetje me çfarë do përfitohet janë legjitime dhe i përkasin diskutimit. Një pjesë e kemi shpjeguar dhe është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë por ka marrë njëkohësisht 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në Serbi. Ne kemi marrë 1% më shumë aksione se ato. Këto muhabete pazari te gabi bëjini sa të doni. Bëhet fjalë për një investim që fut Shqipërinë në hartën e turizmit të Mesdheut që është vaska më e rëndësishme e turizmit në botë. Po kujt ti flasësh? Non gratës apo atyre që i shkojnë nga pronat”, tha Rama.
-
VIDEO
Alimehmeti : Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet
Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.
-
VIDEO
Alimehmeti në ‘Kontrast’: I hapur për debat publik me Veliajn! Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet
Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.
-
VIDEO
Kandidatët, objektivat dhe mobilizimi në terren, nis mbledhja e Kryesisë së PS
Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë mbrëmjen e sotme. Takimi ka nisur rreth orës 19:00 në selinë rozë ndërsa në fokus të diskutimit pritet të jetë gara e zgjedhjeve vendore të ardhshme, kandidatët, objektivat dhe mobilizimi në terren.
-
VIDEO
Zhduket i riu përmetar përballja live,fqinja vëllait:E preka me dorë,por s’ta vrava!
Pas akuzave të rënda dy ditë më parë, në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report TV në drejtim të familjes Tartari, se ka gisht në zhdukjen e 31-vjeçarit Arnold Shkozaj i vëllai u përball live në studio me fqinjën. Valbona Tartari ishte e pranishme në studio pasditen e kësaj të enjte, ndërsa mohoi të ketë dijeni për vendndodhjen e të riut nga Përmeti. 31-vjeçari rezulton i humbur që prej datës 31 korrik të këtij viti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e fqinjës. Kjo e fundit pretendon se e ka takuar të riun jashtë oborrit të shtëpisë së saj duke e shoqëruar deri tek ish-fusha e sportit aty ku humbi gjurmët.
-
VIDEO
Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë! Transport falas fëmijëve në fillore! Jo ndërtime 'sot për sot', por me prespektivë
TIRANË- Kandidati për primaret në PD-së, Gert Bogdani premton se nëse do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të zgjidhë problemin e trafikut në kryeqytet! I ftuar në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bogdani ka shpalosur platformën elektorale, ku ka deklaruar se do të rregullojë trafikun, që duhet vetëm 1 orë punë tha ai, e teksa premtoi se do të ofrojë edhe transport publik falas për fëmijët në fillore.
-
VIDEO
Berisha i fton shqiptarët në protestë duke u përdhosur Flamurin Kombëtar! Krim që dënohet deri në 2 vite burg
Në video shikohet qartë se flamuri kombëtar përdhoset, mbulohet me një bojë vjollcë. Ky veprim është një shkelje e hapur e ligjit dhe mbi të gjitha është një krim i parashikuar edhe në Kodin Penal.
-
VIDEO
Buxheti 2023, Xhafaj kritika qeverisë: Flasim për kohë lufte, por shpenzimet i kemi si kohë paqeje
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në kuvend për buxhetin 2023, ka vënë theksin te fakti që qeveria duhet të ishte më e përulur, veçanërisht me shtresat e pambrojtura. Sipas Xhafajt teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.
-
VIDEO
Gjuha e përdorur në Kuvend, Fatmir Xhafaj: Etika politike është zëvendësuar me shprehje ordinere
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se etika politike tashmë është zëvendësuar me një gjuhë ordinere. Deputeti socialist, që siç dukej i referohej përplasjeve të një dite me parë mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës, gjuhë e cila shpesh herë i theu normat e etikës në komunikim, tha se fryma e debatit po zëvendësohet me gjuhë fyese.
-
VIDEO
Braçe thirrje qeverisë: Mos shkurto buxhetin e 2022-shit për bujqësinë, shtoni edhe 1 mld lekë shtesë! Fermerët s’kanë marrë subvencionimin për naftën
Deputeti socialist Erion Braçe ka pasur sërish kritika sa i përket sektorit të bujqësisë. Në fjalën e tij në Kuvend, Braçe tha se buxheti që është parashikuar këtë vit për bujqësinë është më i madhi në 30 vite, por sërish pati rezerva. Ai tha se duhen sërish më shumë para për bujqësinë, në mënyrë që ky sektor të mbështetet dhe të fuqizohet prodhimi vendas.
-
VIDEO
Buxheti 2023, Braçe: Duhet shumë punë për ta zbatuar, jo siç ndodhi me atë të 2022-shit! Të ndërhyhet për rishpërndarjen e të ardhurave
Deputeti socialit Erion Braçe ka komentuar në Kuvend buxhetin 2023, ndërsa theksoi se duhet shumë punë për ta vënë në punë atë, duke theksuar se nuk është i kënaqur me zbatimin e buxhetit 2022.
-
VIDEO
Ilir Meta për Portin e Durrësit: Rama po kërkon të amnistojë paratë e pista! Po godet interesin kombëtar
Ilir Meta ka dalë sërish sot në një konferencë nga selia e Partisë së Lirisë dhe ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë për projektin e Portit të Durrësit. Meta tha se dëmi që i bëhet interesave kombëtare është shumë i madh.