-
VIDEO
Rama përmendi ndryshimet klimaterike, Macron: Të siguroj se jam entuziast, mund ta përballojmë! Evropa duhet të bashkëpunojë për të përballuar migracionin
Deklaratës së Ramës përsa i përket sfidave që kanë sjellë ndryshimet klimatike, Macron iu përgjigj duke thënë se ishte tepër entuziast dhe se besonte se sfida të tilla mund të përballoheshin.
-
VIDEO
Batutat në Paris/ Macron: E respektuam fjalën e Ramës! Kryeministri: Si ndiheni për lutjet që ndihmoni Ballkanin dhe njerëzimin?
Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Forumin e Paqes në Paris. Macron tha se e rspektuan fjalën e Ramës ndërsa kryeministri e pyeti se si ndihet për cështjet që ngriti, batutë që shkaktoi të qeshura.
-
VIDEO
Rama: Rusia mund të shkaktojë dëme të mëdha në Ballkan! Kemi çështjen e Serbisë dhe Kosovës, por jemi të bashkuar
Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndonëse Rusia ka ndikim të madh dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha, Ballkani është i bashkuar.
-
VIDEO
Batuta e Ramës për Macron: Jeni kurajoz që na ftoni dhe vini kufi kohor! Tani kuptoj pse Putin kërkon të të përqafojë
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Forumin e Paqes në Paris nuk ka hezituar të bëjë një batutë për presidentin francez pasi tha se kanë rreth 1 orë kohë për të biseduar.
-
VIDEO
Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, takohet me Macron
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris. Në kuadër të këtij forumi, kryeministri Rama u prit nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.
-
VIDEO
Akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit, Rama: Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave! Poshtërsi në dëm të interesit të vendit
Sulm haxhiqamilist i Aleancës së Rublave i quan Kryeministri Rama akuzat për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ai shkruan në një reagim në tëitter se sulmi kundër projektit të Portit Turistik është poshtërsi në dëm të interesit të vendit
-
VIDEO
Porti i Durrësit, Berisha: Mega aferë korruptive, e çojmë në Gjykatën Kushtetuese! Kërcënon policët për protestën: Mjerë ai që prek protestuesit
Projekti i ri i Portit të Durrësit po kundërshtohet nga opozita, të cilët e quajnë një mega aferë korruptive. Ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në konferencën e përjavshme për media denoncoi sërish marrëveshjen për Portin e Durrësit, ndërsa shtoi se kanë përgatitur një padi që do ta dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Gështenja në Report Tv: E gjithë opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët, s’mund të përsërisim 6 marsin
Dy palët brenda Partisë Demokratike janë mobilizuar për zgjedhjet vendore 2023. Nga njëra anë grupi i Sali Berishës që ka nisur procesin e primareve dhe nga ana tjetër grupi i Enkelejd Alibeaj që ka nisur takimet në bazë dhe rikonstruksionin e degëve në të gjithë vendin.
-
VIDEO
Tension dhe debate edhe te 'Ligjet', mazhoranca miraton marrëveshjen 56.8 milionë dollarë shtesë për aksin rrugor ‘Qukës-Qafë Plloce’
Mes debateve të ashpra dhe akuza, Komisioni i Ligjeve votoi pak më parë marrëveshjen me Bankën Islamike për financimin e 56.8 milionë dollarëve shtesë për përfundimin e segmentit rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, deri në kilometrin 33.8.
-
VIDEO
Përjashtimi i dy deputetëve, Gështenja në Report Tv: Nuk ishin të dehur, sharje pati nga të dyja palët, edhe nga Rama
Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka komenuar në Report Tv përjashtimin e dy deputetëve Edi Paloka dhe Bujar Leskaj për 10 ditë nga Kuvendi. Gështenja tha se deputetët nuk ishin të dehur, ndërsa për gjuhën e përdorur ai u shpreh se ofendime ka thënë edhe Rama, jo vetëm deputetët demokratë.
“Dua të sjell në vëmendje komunikimin dhe arrogancën e Ramës, ku duhej të diskutohej për buxhetin dhe projektligjin që u kërkua të futej me procedurë të përshpejtuar për portin e Durrësit. Deputetët e PD u treguan të kujdesshëm në atë se çfarë thanë. Askush nuk akuzoi se këtu po vidhet, thjesht u tha që nuk ka arsye pse të nxitohet dhe janë të gjitha arsyet që të mendojmë se është aferë ekonomike, u kërkua të vijë në një procedurë normale.
Kjo mazhorancë duhet të ndalojë të qetësohet edhe pse e ka me shumë nxitim. Se çfarë ka thënë opozita në këto 8 vjet kanë dalë. Kërkohet transparencë për këtë procedurë. Përderisa Rama nuk nxjerr mjaltë nga goja, nuk besoj se do marrë nga opozita. Është kryeministri i shqiptarëve.
Nuk bëhet fjalë për njerëz të dehur, Paloka dhe Leskaj. Leskaj ishte i ulur, ka patur komunikim me ofendime nga të gjitha palët”, tha Gështenja në Report Tv.
-
VIDEO
Përplasjet në Kuvend, Berisha: Rama përdori fjaloi prej halabaku ordiner
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës dy ditë më parë në Kuvend. Berisha tha se Rama ka përdorur një fjalor të ulët prej halabaku.
“Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. I mbrujtur me edukatën e babait dhe dajos xhelat, ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës. (...)Fjalor prej rrugaçi ordiner, pa u përdor kund në botë, para gjithë shqiptarëve që dëgjojnë një rrugaç që thotë gjëra të tilla.
-
VIDEO
Nesër protesta, Berisha kërcënon policinë: Mjerë kush prek protestuesit, ata janë sovranët
1 ditë para protestës së paralajmëruar Berisha nuk ka ngurruar as të kërcënojë policinë. “Mjerë ai që prek protestuesit” tha Berisha ndërsa tha se protesta do zgjasë sa ti teket popullit shqiptar.
“Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare Ramës. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit.
Ka Kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute morale e vendit. Mjerë ai që i prek. Protesta do të zgjasë sa të dojë populli shqiptar. Sa t’i teket popullit opozitar. Ai është nesër sovrani i Shqipërisë.”- tha Berisha.