-
VIDEO
Nga shuma 100 euro në muaj për studentët tek rritja e rrogave për pedagogët, PL propozon pesë amendamente për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin
Partia e Lirisë, ka paraqitur pesë amendamente të propozuara për projektbuxhetin e vitit 2023 për arsimin.
-
VIDEO
56.8 milionë dollarë shtesë për aksin ‘Qukës-Qafë Plloce’! Debate te ‘Veprimtaria Prodhuese’, qeveria: Shtesa për shkaqe teknike! Gështenja: Projekti s’mbyllet deri në 2024
Komisioni Veprimtarive Prodhuese, mes debateve miratoi të hënën 56.8 Milion dollar shtesë për mbylljen e segmentit rrugor "Qukës-Qafe Pllocë" deri në kilometrin e 34. Opozita akuzoi për korrupsion dhe kërkoi hetimin e inxhinierëve që kanë hartuar projektin.
-
VIDEO
Blushi: 37% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohen gjatë dimrit, qeveria të ulë çmimin e lëndëve drusore
Sekretari i Përgjithshëm i partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat, ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa për të subvencionuar qytetarët të cilët gjatë dimrit nuk kanë mundësi financiare të sigurojnë ngrohje për banesat e tyre
-
VIDEO
PS i jep një shans të dytë Elton Arbanës, kryeministri e rikonfirmon për kryebashkiak të Shijakut
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Shijak, ku 637 familje do të hyjnë në banesat e reja brenda nëntorit. Ai ka rikonfirmuar sërish Elton Arbanën për kryebashkiak të Shijakut duke lënë të nënkuptohet se do të garojë nën siglën e PS për zgjedhjet e 14 majit.
Më pas tregoi bisedën me një emigrant që e kishte komplimentuar qeverinë për punën e bërë për zhvillimin e Shijakut.
“Pa diskutim në një lagje që nuk ka krahasim me atë që ishit. Në katet e para të godinave të reja janë njësitë e shërbimit, ato janë ndryshe nga çfarë ishin. Lagjia do të jetë e re, me jetë, me sens komuniteti dhe solidariteti social.
Takuam një emigrant nga Shijaku që kishte ardhur për të marrë shtëpinë. S’ka kompliment më të madh se kur emigrantët çmojnë punën se është një vlerësim i dikujt që e shikon realitetin më mirë sepse ka dhe distancën e kohës dhe një sens më të fortë të ndryshimit. Kur ne e shohim njëri-tjetrin rrallë, e shohim si ka ndryshuar tjetri. Fjalët e tij ishin kompliment i madh, vlerësimi për transformimin në këtë zonë dhe patjetër që është meritë e kryetarit tuaj të bashkisë, i cili është treguar një zgjedhje jashtëzakonisht e duhur. Ne e duam prap kryetar bashkie. Nga të gjithë kryetarët e bashkive të zonave të tërmetit ky u ka qëndruar më pranë njerëzve gjatë kësaj periudhe. Natyrisht që ka kaluar kohë, por është një kohë që e kemi shfrytëzuar maksimalisht, pavarësisht se hyri në mes pandemia dhe kriza e çmimit të energjisë. ”, tha Rama.
-
VIDEO
Berisha i përgjigjet i Ramës: Ti je autori kryesor i largimit të shqiptarëve në Britani, këshilltarët po e përdorin për politikë të brendshme
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi debatin për emigrimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Pasi deklaratat e Berishës u pasqyruan në median britanike Daily Mail, Rama tha se është Berisha shërbëtor i së keqes që lëshon deklarata kundër Shqipërisë.
-
VIDEO
Rama-banorëve në Shijak: Mos filloni të shponi murin për kondicionerë se do vëmë panele diellore
Edi Rama kishte një kërkesë për banorët që do të hyjnë në shtëpitë e reja në Shijak. Me batutë i tha që të presin për kondicionerët sepse do të vënë panele diellore që dimrin ta kalojnë me sa më pak kosto.
“Ju lutem të mos fillojmë të shpojmë murin për kondicionerë se do të vëmë panele diellore për ju që çmimi i energjisë të jetë më i ulët për ju”, tha Rama.
-
VIDEO
637 familje hyjnë në shtëpitë e reja brenda nëntorit! Rama para banorëve në Shijak: Jua bënë gjakun helm 'lajmet e rreme'! Do merrni banesat me dokumentacion pa asnjë pagesë
Ndryshe nga çfarë thuhet në ‘lajmet e rreme’, kryeministri Edi Rama u premton qytetarëve në Shijak që u prekën nga tërmeti se do të marrin banesat dhe dokumentacionit pa paguar asgjë. Teksa fliste para qytetarëve ku brenda nëntorit do të akomodohen 637 familje, Rama u shpreh se ia kanë bërë gjakun helm me ata që thonin se shtëpitë nuk do t’i merrnin asnjëherë dhe se qeveria po i gënjente.
-
VIDEO
Berisha: Mbështes kërkesat e pedagogëve, marrin gjysmën e pagës që kanë kolegët e tyre në Prishtinë
Në një deklaratë për mediat Sali Berisha ka komentuar vendimin e pedagogëve për t’u rikthyer në auditorë, por që nëse nuk do t’u plotësohen kushtet do të bojkotojnë provimet e shkurtit. Berisha tha se ata kanë të drejtë me kërkesat e tyre, pasi marën gjysmën epagës që marrin pedagogët në Prishtinë.
“Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën.
E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha i përgjigjet Ramës: T’i je autor i largimit të shqiptarëve përmes La Mansh, këshilltari i vet po e përdor për politikë të brendshme në Britani
Një deklaratë e Sali Berishës e pasqyruar në median britanike Daily Mail mbi emigrimin e shqiptarëve në Britani ka sjellë replika në distancë mes tij dhe kryeministrit Edi Rama. Ish-kryeministri iu përgjigj sot kreut të qeverisë, pasi ky i fundit e quajti shërbëtor i së keqes që lëshon deklarata kundër Shqipërisë.
-
VIDEO
Kërkon lirimin nga burgu prej gjendjes shëndetësore, shtyhet sërish seanca për Lefter Kokën! Mungon eksperti
Mungesa e ekspertëve që do të vërtetonin gjendjen shëndetësore të Lefter Kokës shtyu sërish vendimin në Shkallën e Parë të GJKKO për kërkesën e bërë për ndryshim mase të sigurisë. Seanca e radhës do të jetë më në 11 nëntor, ora 11:30.
-
VIDEO
Primaret te ‘Rithemelimi’, 2 ish policë për Bashkinë Kamëz! Përballë Asllan Dogjanit do të jetë Arjan Hoxha, i njohur për përfshirjen në vrasjen e Xhuvanit
Asllan Dogjani dhe Arjan Hoxha janë 2 kandidatët që kanë zyrtarizuar deri më tani kandidaturën e tij për primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Kamzës.
-
VIDEO
PS thirrje të drejtpërdrejtë Krajës: SPAK të nisë hetimin për financimin rus në PD
Pas akuzave që kanë lëshuar për financimin rus në PD dhe pas raportit të CIA-s që e konfirmonte një gjë të tillë, sot Partia Socialiste i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.