-
VIDEO
Shkolla e re në Dritas, Veliaj: Kriza për shkak të luftës, të bëhemi bashkë për njëri-tjetrin! Opozita merr lekë nga rusët dhe kërkon të vërë shqiptarët kundër
Shkolla 9-vjeçare e Dritasit, në Zall-Herr, ka pritur këtë vit shkollor rreth 270 nxënës në kushte moderne, të njëjta me ato të shkollave që po ndërtohen kudo në Tiranë. Në përurimin e godinës së re, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se shkolla është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë. Ai uroi nxënësit për një vit të suksesshëm.
-
VIDEO
Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore 2023! Begaj: Koha për të treguar pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare
14 maji do të jetë dita kur qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e rinj. Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve afatin e fundit që e lejon ligji, ndërsa thotë se është koha që partitë politike të demonstrojnë në këtë proces pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare.
-
VIDEO
Këlliçi para SPAK: Doja ta kisha përballë sot Ardian Çelën! Për 16 muaj tentoi t'i mbyllte gojën opozitës, por nuk ia doli
Deputeti demokrat Belind Këlliçi foli para SPAK pasi GJKKO rrëzoi akuzat e ngritura nga deputeti demokrat ndaj kreut të OSHEE Ardian Çelës për vjedhje votash. Sipas Këlliçit, donte ta kishte përballë pasi e akuzoi për zgjedhjet e 25 prillit.
-
VIDEO
22 të paraburgosur në Elbasan i shkruajnë Berishës: Kemi probleme, kemi njoftuar edhe ambasadën amerikane! Ja 11 ankesat tona
Një letër, e firmosur nga 22 të burgosur nga Paraburgimi i Elbasanit, i është dërguar Sali Berishës ku i ankohen për kushtet. Letra është bërë publike nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e ‘Rithemelimit’, Jola Hysaj.
-
VIDEO
Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti, Meta: Policia nuk shihet si një institucion që të mbron! Ardi Veliu të procedohet penalisht
Në një konferencë për mediat Ilir Meta ka akuzuar policinë e Shtetit për vdekjen e të riut Lear Kurti, ndërsa u ka bërë thirrjeve organeve hetimore që të vijojnë hetimet. Meta u shpreh se policia tashmë nuk shihet më si një institucion që mbron jetën e qytetarëve.
Meta drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama duke e bërë përgjegjës dhe frymëzues të kësaj situate kriminale. Ai kërkoi largimin e kreut të qeverisë dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi si dhe nisjen e procedimit penal të Ardi Veliut.
-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, Sali Berisha sërish akuza policisë: I morën shpirtin xhelatë me uniformë! Qytetarët të vijojnë protestën
Ish-kryeministri Sali Berisha nga selia e PD-së ka vijuar akuzat ndaj policisë për vdekjen e Lear Kurtit, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë pasi u shoqërua nga policia, sepse kishte konsumuar një dozë kokainë, nga frika se mos efektivët e kapnin me drogë
-
VIDEO
Anëtarësimi në BE, ambasadorja Hohmann: Shqipëria të dyfishojë përpjekjet, presim udhëheqje të fortë politike
Në ceremoninë e hapjes së edicionit të 7 të Shkollës së Integrimit Europian mëngjesin e sotëm mbajti një fjalë edhe ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann. Ajo u shpreh se Shqipëria duhet të dyfishojë përpjekjet për t’u integruar në BE, tashmë që janë hapur edhe negociatat.
“Jo vetëm që kemi filluar negociatat por përpara 10 ditësh pata mundësinë të prezantoja raportimin e KE për Shqipërinë. Me negociatat ne kemi filluar atë që njihet si procesi i analizës legjislative. Kjo është edhe faza e parë prandaj dhe ju do shihni këto faza të procesit. Proces i anëtarësimit në BE është shumë më shumë se sa procesi teknik, është një proces që duhet të përfshihet e gjithë shoqëria. Të gjithë duhet ta kuptojnë se çfarë po ndodh. Duhet parë se çfarë duhet bërë më tepër me reformat dhe prandaj raporti vjetor për Shqipërinë është i rëndësishëm. Të gjithë mund të shikojnë se çfarë ka ndodhur”.
-
VIDEO
Projektbuxheti 2023, Tabaku: Kudo po shtrëngojnë rripin, por qeveria shqiptare bën biznes në kurriz të qytetarëve! Po ndërhyhet brutalisht në ekonomi
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se projektbuxheti 2023 i paraqitur në parlament është në kurriz të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon të përballen me krizën. Tabaku u shpreh se nuk ka asnjë bazë reale dhe nuk i përgjigjet nevojave të qytetarëve ndaj akuzon qeverinë shqiptare se bën biznes me krizën.
-
VIDEO
Fshati Krijues në Petrelë, një destinacion i pazakontë, Veliaj: Investimi në kulturë, po aq i rëndësishëm sa infrastruktura
Petrelës, zonës piktoreske në periferi të Tiranës, i është shtuar një fshat i pazakontë. Një vend ku çdokush, jo vetëm fëmijët, mund të gjejë plot mundësi për t’u argëtuar dhe të kalojë një ditë ndryshe me familjen ose shoqërinë. Fshati Krijues është projekti i ri, që synon t’i japë zonës një destinacion të ri, sidomos për fundjavën, duke transformuar disa kapanone ushtarake në hapësira krijuese dhe argëtimi.
-
VIDEO
Këtë javë raundi i dytë i bisedimeve në PD! Mbështetësit e Alibeajt nuk janë dakord me ‘primaret’ e Berishës
Përgjatë javës së ardhshme, demokratët e dy palëve pritet të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Ndonëse parimisht ata janë dakord për daljen me një kandidat në zgjedhje, rruga sesi duhet të përzgjidhet kandidati për kryetar bashkie i ndan palët, e ky duket të jetë ngërcci më i madh në bisedimet Paloka-Bardhi.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike nga Irani, Rama sot në Izrael! Takim me kryeministrin dhe presidentin e Izraelit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Izrael. Në fokus të takimeve mes Ramës dhe zyrtarëve izraelit do të jetë siguria kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë.
-
VIDEO
Rama në Fier, Rithemelimi: Do të blejë vota për zgjedhjet vendore me paratë e inceneratorit
Një ditë pas vizitës së kryeministrit Rama në Fier, nga ku foli edhe për inceneratorin, demokratët e Rithemelimit e akuzojnë se me paratë e këtij projekti korruptiv kreu i qeverisë kërkon të blejë vota.