-
VIDEO
Dy nismat për hapjen e dosjeve, Alibeaj: PD duhej ta kishte bërë më parë, është detyrim i yni!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka dalë me një deklaratë për mediat pas depozitimit në Kuvend të dy iniciativave për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të dosjeve.
-
VIDEO
‘Paketa e despiunizimit’, PS kërkon ndryshime ligjore: S’ka më spiunë kryetarë partie apo në poste publike, do të verifikohen si ‘dekriminalizimi’
Partia Socialiste ka depozituar sot në Kuvend 2 propozime për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në ligjin e dekriminalizimit për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive.
-
VIDEO
Negociatat për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhje, Berisha: Jam për një bashkim të plotë
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është i gatshëm për një bashkim të Partisë Demokratike.
“Unë jam për një bashkim të plotë të PD-së. Ky grup i ka të hapura dyert, si për bashkim të plotë, si për fraksion. Ne kemi një nen, nenin që i lejon fraksionet. Nëse ky grup vendos të krijojë fraksion, nuk më merr leje mua, e ka statuti, e ka votuar kuvendi i PD. E them këtë për të qartësuar se rrugët janë plotësisht të hapura. Ka mendime të hapura se çfarë do zgjedhin dhe si do zgjedhin,” u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Vdekja e Lear Kurtit, Berisha: Kriminelët me uniformë iu vërsulën dhe e çuan në Komisariat! Ia vendosën qesen e kokainës vetë në stomak
Berisha ka reaguar edhe njëherë për vdekjen e Leart Kurtit. Pavarësisht se sipas ekspertizës i riu në stomakun e tij u gjetën doza kokainë, Berisha i mbetet të njëjtit qëndrim se vdekja e tij erdhi si pasojë e policëve.
-
VIDEO
Nuk ka konsensus, PS-PD me dy raporte për ‘territorialen’! Socialistët s'pranojnë ndryshimin e hartës, demokratët betejë për të shtuar 33 bashki
Demokratët dhe socialistët dolën të ndarë nga tryeza për reformën territoriale, e cila përmbylli punën disa mujore këtë të premte. Partia Socialiste nuk ndryshon qëndrim nga 61 bashki, ndërsa PD sugjeron 94 bashki që e ka depozituar edhe si projektligj në Kuvend.
-
VIDEO
I.M., ‘në lupën’ e Autoritetit të Dosjeve, Berisha: Gjahu i shtrigave kundër Metës, deputetët e PD që votuan pro kanë bërë gabim të madh
Ish kryeministri Sali Berisha e cilësoi si një gjah shtrigash kundër Ilir Metës ligjin e miratuar për hapjen e dosjeve në Kuvend. Berisha tha se deputetët që e votuan pro kanë bërë shumë gabim.
-
VIDEO
32-vjeçari vdiq gjatë shoqërimit nga policia, Rama: Opozita kërkon ta lidhë me Klodian Rashën për të nxjerrë njerëzit në protesta! Nuk ka asnjë shenjë
Kreu i qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës për vdekjen e Laert Kurtit dy ditë më parë. Për pretendimet e opozitës se i riu është vrarë nga dhuna e policisë, Rama thekson se nuk ka asnjë shenjë që vdekja e 32-vjeçarit të ketë ardhur nga policia.
-
VIDEO
Fermerët në Elbasan i kërkojnë pika frigoriferike, Rama: Bëhuni aksionerë me Bashkinë, na sillni projektin dhe pjesën tjetër e financojmë ne
Fermerët në Elbasan i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ngrenë pika frigoriferike. Në përgjigje të kërkesave të tyre, Rama u tha se këtë e ka në dorë bashkia dhe prandaj duhet të ulen të bisedojnë për një projekt. Kreu i qeverisë u tha fermerëve që të investojnë edhe vetë për këto pika frigoriferike duke shtuar financuar ata vetë një pjesë të parave, ndërsa një pjesë tjetër ta shtojë bashkia. Më pas Rama shtoi se nëse gjendet vullneti dhe projekti bëhet gati brenda tre javësh, pjesën tjetër të financimit do ta mbulojë qeveria.
-
VIDEO
Gazetari surprizon Berishën në konferencë: Doktor, të kemi bërë një dhuratë! Pas disa vitesh do shitet 100 mijë euro
Në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, Berisha ka marrë surprizë me rastin e datëlindjes së tij një javë më parë një pikuturë. Dhuratën ja bëri një gazetar, i cili i tha se pas disa vitesh do të shitet me vlerë 100 mijë euro.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore, Meta: Partia e Lirisë nuk do të sfidojë asnjë kandidat të PD
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se asnjë kandidat nga partia e tij nuk do të sfidojë kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Meta: Rama po shmang vëmendjen nga vjedhjet e tij! PL-ja po e tmerron, po ja prish gjumin, ai është shpikësi i Email-it anonim
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se dakordësia e PD-së dhe PS-së për të hapur dosjet e sigurimit të shtetit është thjesht një shfaqje për të tërhequr vëmendjen nga vjedhjet e tij. Meta tha se Rama është shpikësi i Email-it anonim ‘I.M.,’. Meta tha gjithashtu se Rama është duke u trembur nga Partia e Lirisë
-
VIDEO
Kuvendi i hapi rrugë verifikimit të tij si i dyshuar si spiun, Meta: Mbrëmë isha në një festë, emaili anonim ‘mbarsi malin dhe polli një mi mbrëmë’
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë duke festuar mbrëmjen e djeshme teksa në Kuvend u votua pro hapjes së dosjeve, çka çon edhe në verifikimin e tij nëse ka qenë spiun i ish-sigurimit.