-
VIDEO
Balla: Se kuptoj si të kanë dhënë shqiptarët kaq shumë pushtet! Berisha qesh nga vendi: Do më japin prapë
Ish kryeministri Sali Berisha pasi ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend është pasur me një deklaratë nga kreu i grupit Parlamentar të PS-së. Balla i tha në një pjesë të fjalës së tij Berishës, se ende për të është ende habi sesi shqiptarët i kanë dhënë kaq shumë pushtet ndërkohë që është përgjegjës për shumë krime që kanë ndodhur në Shqipëri.
‘Se kuptoj sesi Shqipëria të kanë dhënë kaq shumë pushtet.’- tha Balla
Berisha duke qeshur nga vendi dhe pa u shqetësuar për asnjë akuzë u përgjigj se shqiptarët do ja japin sërish.
‘Do më japë prapë!’- tha Berisha.
-
VIDEO
Kush ka qenë nxënëse më e mirë, sherr Zhupa-Kushi në Kuvend! Deputetja: Unë jam me medalje ari, ti plagjiaturë! Ministrja: Do bësh karrierë, mos u nxito
‘E dimë mesataren tënde’, ishte pikërisht kjo deklaratë e ministres Kushi në Komisioni e Edukimit që nxiti një debat në Kuvend mes saj dhe deputetes Zhupa.
-
VIDEO
Rama frymëzon të rinjtë me shembullin e Ermonela Jahos: Sot është protagoniste në skenat e mëdha! Ata që nuk e morën dikur seriozisht, sot nuk njihen
Në një takim me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën sot medalje ari, për të frymëzuar të ndjekin gjithnjë ëndrrën e tyre, Rama solli shembullin e artistes së madhe, Ermonela Jaho. I gjithë mundi dhe sakrifica e artistës për t'u ngjitur në të gjitha skenat e botës e për të qenë, pa ekzagjërim një protagoniste, kreu i qeverisë i simbolizoi si një ëndërr me sy hapur që të gjithë, me vendosmëri dhe këmbëngulje mund t'ja dalin për të realizuar karrierën e tyre.
'Besoj që e keni dëgjuar Ermonela Jahon, ajo ka bërë karrierë të paimagjinueshme, duke qenë protagoniste në të gjitha skenat e botës. Kur ajo studionte në një lice artistik, nga një familje shumë e varfër, askush se merrte seriozisht. Kur ajo thoshte unë do këndoj në ‘La Scala’, normalisht se morën seriozisht, e pra atyre që se morën seriozisht nuk iu njihet emri, kurse ajo këndoi atje. Epo ta dini se çfarë ka bërë ajo për të triumfuar dhe për të qenë në majë për moshën që ka, përpjekjet, disiplina, stërvitja fizike, lotët përplasjet e kokës pas muri, rrëzimet e ri ngritjet janë një film tjetër. Nëse jeni të gatshëm ta realizoni këtë film që dëshironi ju uroj shumë suksese.'- tha Rama
-
VIDEO
Shehaj u ankua në foltoren e Kuvendit për presion ndaj biznesit të tij, drejtuesja e seancës: Të mblidhet byroja, foli për çështje personale
Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj, kërkoj të mblidhet Byroja e Kuvendit për të marrë masa ndaj Agron Shehajt i cili foli në Kuvend për biznesin e tij, i cili sipas tij është nën presion nga qeveria.
“I kërkoj Byrosë për marrjen e masës disiplinore. Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë imunitet nga ndjekja penale. Ju tha vetëm që të mos flisnit për ccështje personale. Unë kërkova mbledhjen e Byrosë dhe kaq”, tha Felaj.
-
VIDEO
Balla: S’ mund të dalë këtu deputeti të mbrojë biznesin e tij! Shehaj ‘shpërthen’ në Kuvend: Parlamenti është i gjithi biznesi juaj
Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka shpërthyer në tonë në seancën plenare pasi u akuzua nga nënkryetarja e parlamentit dhe Balla se reklamoi biznesin e tij. Shehaj tha se s’mund ta akuzojë askush sepse e vërteta e madhe ëhstë që Parlamenti është biznesi më i madh i mazhorancës e cila vetëm vjedh.
Pjesë nga debati:
Balla: Që deputeti të marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë dhe të flasë për punët e prokurorisë është e turpshme, e papranueshme dhe bie ndesh me librat që kryejnë punën në kuvend. Ndaj zonja drejtuese e seancës që në ushtrim të kompetencës duhet t’i rikujtoni deputetit që më anë të kësaj deklarate bie ndesh me çdo rregull të kodit të sjelljes. Nuk mund të dalë deputeti këtu të mbrojë biznesin e tij.
Shehaj: Nëse ju realisht mendoni se do më mbyllni gojën me këto rregulla që i nxirrni kur ju do qejfi u bën qesharak. Nëse mendoni se vij këtu e flas për biznesin tim është shqetësuese. Unë ngrita një shqetësim, Policia e Shtetit ka 3 javë që ka hyrë në ambiente private, s’erdha këtu që në ditën e parë. Unë prita 3 javë, i kemi shkruar prokurorisë që na thotë s’kemi bërë kontrolle. Ju nuk keni të drejtë të më thoni mua që rekalmoj biznesin tim se ky kuvend është i gjithi biznesi juaj. Unë kam thënë një të vërtetë që burri i ministres është një investitor startegjik...
Felaj i ndërpret fjalën: Ju ftoj të hiqni dorë nga toni i përdorur në kuvendin e Shqipërisë. Ju tërhoq vëmëndja mos flisi për bizneset tuaja në Kuvendin e Shqipërisë.-
-
VIDEO
Protesta e pedagogëve, Tabaku: Janë në të drejtën e tyre, qeveria ato që i ka kundër u sul Tatimet
Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u ndal tek protesta e pedagogëve për të cilën tha se është një protesta e drejtë, ndërsa u shpreh se kushdo që sulmon ato që japin mësim, po dekurajojnë arsimin. Megjithëse drejtoria e Tatimeve po kryen një kontroll për pagat e padeklaruara në institucionet arsimore private, Tabaku tha se kjo është një formë presioni nga ana e qeverisë për ato që protestojnë.
-
VIDEO
Spiropali-Berishës: Varrmihësi i sistemit elektroenergjetik shqiptar! Sot s'do kishim nevojë të blinim energji nëse s'do kishit shkatërruar asetet
Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas fjalës së Berishës duke i renditur një sërë faktesh që i cilëson të pakundërshtueshme dhe që rrënuan sistemin.
-
VIDEO
'Fasha 800 kilovat është e duhura', Ahmetaj: Qytetarët po kursejnë, janë ndërgjegjësuar
Deputeti socialist Arben Ahmetaj nga ‘Foltorja’ e Kuvendit është shprehur se vendimmarrja e qeverisë për fashën 800 kë/h është e duhura. Ai ka deklaruar se kjo masë e paralajmëruar, ka dhënë efekt pasi qytetarët kanë nisur që të kursejnë dhe të ndërgjegjësohen duke kursyer energji.
-
VIDEO
Dash Sula: Në hidrocentrale po prodhohet Bitcoin! Prokuroria të nisë hetimet
Deklarata të forta kanë ardhur në sallën e Kuvendit nga deputeti demokrat Dashnor Sula. Nga 'Foltorja', Sula akuzoi se në hidrocentralet e vendit po prodhohen kriptomonedha Bitcoin të cilat sipas tij po pasurojnë drejtuesit e institucioneve të energjisë. Ai iu bëri thirrje Prokurorisë dhe autoriteteve financiare që të nisin një hetim.
-
VIDEO
Vdekja e të riut në duart e policisë/ Partia e Lirisë: Të japë dorëheqjen Bledi Çuçi
Partia e Lirisë i kërkon dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pas vdekjes së Lear Kurtit. Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi u bën thirrje të rinjve që të mblidhen në protestë.
-
VIDEO
Diskutimet për krizën energjitike, Berisha: Rama ka frikë të vijë në Parlament, eja mos u fshi pas Ballukut!
Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për krizën energjetike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Edi Rama. Berisha, është shprehur se Rama në fakt “ka frikë” të jetë prezent pasi ai, teksa tha se fshihet pas Ballukut.
“Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike, ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të jap llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe. Ju po toleroni gjëra të pa tolerueshme. Debati është thirrur me kryeministrin dhe ai duhet të jetë këtu. Nuk mund të fshihet pas zonjës Balluku”, tha Berisha.
-
VIDEO
Opozita tha se do të rikthehen vizat, ambasadorja e Shqipërisë në BE: Nuk ka asnjë inciativë të tillë në Bruksel! E drejta e lëvizjes është garantuar
Janina u shpreh se nuk ka asnjë inciativë nga unioni për pezullimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Sipas Janinës, e drejta e lëvizjes së lirë është e garantuar dhe është një e drejtë për të cilën shton ajo, janë kujdesur që mos të cenohet në asnjë aspekt apo rrethanë