• VIDEO

    Rama: Sipërmarrje shtetërore për fermerët, do krijojmë 5 tregjet e para për të mos lejuar abuzimet me çmimet nga privati! Bashkitë ura lidhëse për fonde

    Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë një takimi me fermerët në Elbasan, foli për një sipërmarrje që do të krijohet dhe ku bashkia do të ketë rolin kryesor për të mos lënë në baltë fermerët dhe për të hequr varësinë nga privati.

  • VIDEO

    Meta: Rama e gjen zgjidhjen te diktatori Putin, pse nuk shpjegon pse kemi çmimet më të larta në rajon? Armik i prodhimit vendas

    Në një konferencë për media, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se çmimet e ushqimeve dhe karburanteve janë mjaft problmatike dhe zgjidhja e vetme që po i jep kreu i qeverisë është të justifikohet me luftën në Ukrainë

  • VIDEO

    Shfuqizohen komisionet “Bezhani” dhe “Mezini, i hapet rrugë ri verifikimit të politikanëve që dyshohen si bashkëpunëtorë të ish Sigurimit

    Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak minuta më parë me 94 vota pro dhe 1 abstenim Propozimin e Partisë Socialiste për shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit pasi doli një dosje me një spiun të sigurimit me iniciale I.M që dyshohet se është ish-Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga PD dhe PS që çdo kush mund të kërkojë dosjen e tij, por duhet ta argumentoj pse e kërkon dhe nëse të dhënat do të dalin në publik e të keqpërdoren, do të mbajë përgjegjësi.

    •  
  • VIDEO

    Rama: Po ça testimi do më bëni ju dhe ‘Non Grata’ mua? Falë atij 90-vjeçarit që u mori me lëpirje lëvizjen studentore komunizmit jeni politikanë sot

    Kreu i qeverisë Edi Rama në një përgjigje të replikës së kreut të grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj dhe deputetit të Rithemelimit Bylykbashi, u shpreh se këta të fundit janë në atë sallë të seancës plenare, falë llumit të bërë nga Berisha.

    Në një replikë të gjatë u tha se PS dhe kryeministri nuk do të bëjnë asnjë testim, sepse testimin më të madh pasi dosjet nuk u hapën nga Partia Demokratike por nga mazhoranca. Me ironi kryeministri u tha me replikat dhe kontributin e tyre në politikë ata jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për vendin por kanë kënaqur një Non Gratë dhe ish diktatorin Enver Hoxha.

    ‘Bir selman i nënës me kë të merrem më parë. E para, ti do më testosh mua? Po për çfarë? Unë testin e parë e kam bërë bashkë me Ardian Klosin dhe Trebershinën të parin në regjim.

    Unë e kam bërë testin tim kur bashkë me Ardian Klosin dhe Trebeshinën u kemi thënë  njerëzve për plotësimin e një peticioni për lirimin e të burgosurve politikë dhe shpëtimin nga Enver Hoxha, Atë peticion ju nuk e botuat. E kam takuar Non Gratën tuaj edhe më përpara, kur kemi qenë te stadiumi, mua s’më thirri partia juaj i ndava që në sekondën e parë, që kur thanë se Ramiz Alinë e kemi kandidat konsensual. Mua më etiketuan të dyja palët, si fashist, Non Grata juaj nuk donte të na linte të flisnim, thanë që nuk duhet të flasin këtu ata që duan të nxjerrin llumin nga burgjet. Kush ishte llumi? Ju, e të parët tuaj. Dhe ju u kthyer në llumin e llumit tuaj. Dhe më thua ti mua test, po pse nuk i hapët ju dosjen, pse i hapëm ne dosjet? Për cilën propagandë komuniste flet ti? Ata që s’ka kapur Oerdi? Juve ata juve ju japin punë. Juve ju japin punë, Enver Hoxha, xhahilat... Pa ata ju do ishit të pa punë, ai është kreu juaj. Po ti do të më testosh mua, në fjalët e tua ndihet shqetësimi yt sesi duket para Non Grata. Juve se keni mësuar kurrë këtë, se jeni rrahur që të vegjël pavarësisht se ju ka dalë mjekra. S’ka nevojë njeriu të thotë s’është Pazar s’është Pazar. Ça testi do më bëni mua? A s’ishit ju ata që iu futëm bunkerin. S’keni rrëzuar gjë ju, as ai non grata juaj. Ai mori peng atë lëvizjen studentore atje. E mori, e shyqyr që e mori, se po mos ta merrte ai s’do ju vinte radha të vinit ju këtu.- tha Rama.

    Rama ju drejtua edhe njëherë kreut të grupit parlamentar, Alibeaj duke i thënë se nuk mund të testohet, për aq kohë sa këta të fundit kanë aq frikë nga sekretet e errëta të së kaluarës sa edhe për muzeun ‘Bunkarti’ patën frikë se do u ringjallej komunizmi. Kryesocialisti iu kthye edhe Bylykbashit me ironi duke i thënë se një 90-vjeçar ‘Non Grata’ e ka kapur pas vetes dhe nuk e lëshon dhe është pikërisht Berisha ai që u ka siguruar këtyre politikanëve vendin e tyre në atë seancë plenare.

     Ça do më testosh ti mua? Për komunizmin, për vetë Shqipërinë ka publikuar agjencia telegrafike japoneze, botoi atë Bunkartin atje, që thatë do ringjall këtë e atë... Po s’ka njeri frikë nga e kaluara kot... (...) Kë do kapësh o Oerd, 90-vjeçarët? Ty të ka kapur 90- vjeçari dhe s’të lëshon, ti kërkon këta ai të ka kapur ty. Unë vrava Gjykatën Kushtetuese, cilën? Atë që doli 7 out me pasuri marramendëse që të la vetëm ty brenda. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. Cilën, atë me pasuri marramendëse. Kot tani Oerd se ti se meriton ngritjen time të zërit dhe ti e di ditë historike se për herë të parë po voton në jetën tënde. Këtu ishe ti? A nuk ishe deputet, ke qenë i vogël... Aq shumë jeni rrahur të vegjël sa flisni sikur keni 32 vite këtu. Ti, kur unë luftoja me babanë vrisje gjelat e detit. Shërbëtori i komunistëve, komunisti, njeriu që i lëpihej për tu futur te blloku etj drejton partinë antikomuniste në Shqipëri. Dhe ju thoni pse ika unë, ika pikërisht për këtë arsye. Në atë sallë ku ika unë ka pasur disa dëshmitarë dhe fjalia ime ka qenë kjo: Ore ju që jeni disa figura këtu i keni testerat e partisë së punës. :Po si dini ju se ishit te gjelat e detit. Ju jeni një mjerim, një turp, ju jeni kënaqësia më e madhe e shokut Enver që nga varri qesh hihihi.Po për këto mjafton të shihni perspektivën tuaj jeni komplet pjella e pjellave të komunizmit. Ne test s’jam unë jeni ju!- tha Rama. 

  • VIDEO

    Bylykashi-Ramës: Të shohim a do e votosh ligjin e lustracionit, do tregosh nëse të është ndarë shpirti nga komunizmi

    Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Edi rama, i cili tha se partia e ‘non gratës dhe Partia e Lirisë nuk është në Kuvend për të votuar për hapjen e dosjeve. Bylkbashi tha se do të votojnë vetëm pro ligjit të lustracionit, madje i tha Ramës që do e shohin nëse ai do votojë pro ‘lustracionit’ për të kuptuar nëse i është ndarë shpirti nga komunizmi.

    “Komunizmi ka vdekur, por kriminelët s’kanë vdekur. Në Çeki është bërë lustracion dhe propozimet tona atë model kanë ndjekur. Ne i e kemi më të ri dhe vazhdojnë të jenë në karriget e këtij parlamenti e gjyqësor, ju i keni zgjedhur me vetting dhe i keni çuar atje. Sot pashë një gjë të shëmtuar, në fakt duhet të festonim 30 vjetorin e gjykatës kushtetuese, por ishte seancë si lloj vakie,. Kur ai që e vrarë kur ishte 25 vjeçare, kryeministri mbante falje sikur të ishte gjykata kushtetuese e gjykatës kushtetuese.

    Këtu bashkë me kolegët e mi do të na shihni të votojmë me 3 të 5 ligjin e lustracionit, i ngjan tamkës së gjimnazit 2 me 1, përsëritës dhe lidhës. Atëherë do shmini në sy do e votosh lustracion të vëmë drejtësi për krimet e komunizmit, atë ditë matesh sa e ke ndarë shpirtin nga e keqja e komunizmit”, tha Bylykbashi.

  • VIDEO

    Alibeaj: Dosjet hapën për të gjithë, jo vetëm për I.M, vota e PD është pro

    Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, tha në Kuvend se dosjet u hapën për të gjithë dhe jo vetëm për I.M që del si spiun.

    “Unë jam nga ata që vlerësoj replikën pavarësisht nga kundërshtarët në politik. Megjithatë po e them se ti je më i sinqertë seç duhet. Ky votim sot është akt moral. Dhe si i  tillë nuk duhet të ishte në diskutimet këtu të futej në diskutime politike, Por ti e thua për atë që do ta thuash, për I.M.,, Në fakt ne i hapëm dosjen për çdokënd. Po ti nuk ke pse e bën pis duke treguar gjoja se për kë hape dosjet. Këtë ti duhet ta ruaje. Nuk e kursen njeri meritën tende, historia do të vlerësojë dhe ty.

    Ashtu sikurse historia do të gjykojë atë që ke bërë në pushtet. Nuk ke pse këtë luftë të vogël ta bësh për interesat e tua. Dua të sqaroj publikun që kjo është për ta vënë në shërbim shqiptarëve se këtë luftën politike me thika pas shpine ky ka qenë impulse që në 30 vite të politikës nuk i ka shkuar ndonjëherë në fund. Meqë ra fjala ka disa iniciativa të tjera të së njëjtës linjë, pra kemi një projektligj tjetër, ndryshe thënë për ndalimin e propagandës tjetër, lustracioni, ja këto janë testet jo shoqëria por politika sot do duhet t’i kalojë. Ne, për të tilla ligje për ti sjellë në shërbim shqiptarëve vota jonë është pro, ligje për porosi dhe individë të veçantë nuk do ta kesh asnjëherë, ky është morali e standardi  që i qëndrojmë ne”, tha Alibeaj.

  • VIDEO

    Kryeministri Rama në kuvend , diskutohet projektligji për hapjen e dosjeve

    “Komunizmi një nga të këqijat më të mëdha e ka bërë pas vdekjes. Duke pjellë komunistë anti komunistë. Dhe jo më kot Havel thotë se më i ziu i komunistëve është komunisti anti komunist. Mu kujtua At Zef Pllumi i cili ka thënë ‘Don më dit kush ka bashkëpunu më shumë me ta, nigjo kush ulëret më shumë prej tyne’. Mjafton të marrësh ulëritësin nr. 1 që nuk do të hapen këto dosjet e mbrojtura nga SHIK dhe sa ka ulëritur si antikomunist dhe nuk e bëri edhe duke pasur 8 vite rresht. Ai lustracioni është akt barbarie që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella anti komuniste e komunistit nga GJEDNJ.  Ai lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën kur votuar raportin e Marty, ai lustracioni është fiks si kjo pamja këtu në sallë. Ku e ke Oerd ‘non grata’? Pse nuk vjen ai këtu që t’i japë rrugë hapjes së dosjeve, që janë dosje të personave me rëndësi që nuk hapen dot. Kjo është ironia e at Zef Pllumit, se ne i kemi hapur dosjet. Ka vetëm një kategori dosjesh që janë të pahapura, dosje të disa figurave të shtetit të pajisur me certifikatë sigurie që rezultojnë në dokumentet e ish-sigurimit. Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse të mos e hapim. Ndërkohë që ka që në vitin 2015 që pa përjashtim të gjithë viktimat e persekutimit komunist të shkojnë të marrin dosjen e tyre. Dhe ata ka edhe një kufizim që hiqet sot, që kanë të bëjnë me deklasifikimin e dokumenteve sekrete. Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, tha Rama.

  • VIDEO

    Alibeaj u kërkon ndjesë shqiptarëve: Për hapjen e dosjeve jemi kokulur, s’ka asgjë për triumf! Kërkojmë integrimin, por duhet ta kishim bërë më parë

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u kërkoi ndjesë shqiptarëve që e kishin vonuar hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit. Nga foltorja, Alibeaj tha se nuk ka asgjë që duhet trajtuar si triumf, por karhi shqiptarëve, duhet të jemi kokulur për të gjitha viktimat që u lanë në harresë në regjimin komunist.

    ‘Asgjë triumfaliste nuk ka në këtë çështje, nuk do bëj falenderim. Madje unë jam kokulur për hapjen e plotë të dosjeve. Dhe kështu duhet të jenë të gjithë, kokulur.

    (…) Asgjë triumfaliste ka sot nëse arrijmë këtë detyrim të mohuar dhe gjithsecili nga ne duhet të bëj dhe të ulë kokën. Ajo që ne kemi sugjeruar për hapjen e dosjeve të kujtdo nuk është thjesht ndarja simbolike me komunizmin e diktaturën por është një detyrim moral.

    Historia është ajo që nesër mund dhe nëse është e suksesshme duhet të na falenderojë. Nuk bëhet thjesht hapja e dosjeve për të parë se kush kanë qenë shërbyesit, hapen për të parë, ekzekutorët, ekspertët, gardianët e burgjeve, të cilët vdekjen e njerëzve të pafajshëm e kishin bukën e ditës.

    Do duhet ta hapim, do duhet të gjejmë kurajën se kush nuk është i kapur se kush nui ka skelete në dollap. Në 2022 vendi i cili kërkon integrimin në Evropë duhet ta kishte bërë më parë këtë gjë. Është fillimi i një procesi purifikues.(…) na falni shqiptarë kudo, ju të cilët keni vuajtur, ju që keni hequr të zinjtë e ullirit nga punëtorë e bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ndjesë!’- tha Alibeaj

  • VIDEO

    Koha për bashkim, koha të mundim Ramën!

    Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti gjatë mbrëmjes së kaluar teksa ishte shoqëruar nga policia ishte pjesë e debatit sot në ‘Kontrast’ në Report Tv. Gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se politika, edhe në këtë ngjarje, bëri atë që ka bërë gjithmonë, shamatën dhe sherrin e saj. Vangjeli bëri thirrje për zbardhje sa më parë, pasi vetëm përmes së vërtetës ngushëllohet dhembja. Çështja e dosjes së Ilir Metës dhe sjellja e Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj ishte tema e një debati të ashpër mes deputetit Flamur Noka dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv. Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.

  • VIDEO

    Balla ironi me Berishën: Luli mori rublat ruse për llogarinë tënden, ndajeni te 'Përputhen' se kush e ka fajin

    Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ironizuar financimin rus në PD, teksa i tha Sali Berishës se rublat ruse janë marrë nga Lulzim Basha, por për llogari të Sali Berishës. Me ironi Balla i tha Berishës që të shkojnë tek ‘Përputhen’ dhe t’a ndajnë se kush e ka fajin.

    “Ti ke hyrë në listëpagesat e kremlinit Sali! Do dalin faktet Sali! Listpagesat janë marrë nga Luli, por për llogari të Saliut, ndajeni të përputhen se kush e ka fajin. Se është njoftuar para 15 prillit të 2008. Para një momenti të rëndësishëm bënë një zhurmë të madhe. Në 15 mars të 2008 ndodhte Gërdeci”, tha Balla.

  • VIDEO

    Financimet e Kremlinit/ Balla: Berisha në listëpagesat e Rusisë, shumë shpejt do i publikojmë faktet

    Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është futur në listëpagesat e Rusisë dhe se së shpejti do të dalin fakte se ka marrë rubla ruse.  

    • VIDEO

      Akuzat për Kovaçin, Berisha: Edhe Damian Gjiknuri ka qenë SHIK-s, po unë s’ja përmend

      Sali Berisha ka komentuar akuzat që po bëhen ndaj Sandër Kovaçit, i cili është në krye të protestës së pedagogëve. Berisha tha se Rama sulmon si i tërbuar opozitën, ndërkohë që u ndal edhe tek Damian Gjiknuri, duke thënë se edhe ai ka qenë pjesë e SHIK.

      “Edhe Damian Gjiknuri ka qenë pjesë e SHIK, po unë s’ja përmend. Ka shërbyer dy vite apo tre vite, ja quaj meritë, edhe për punën që ka bërë në fshehtësi, edhe atë ja quaj meritë! Ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se Kovaçi ka punuar në shik në drejtimin e tij. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin, e opozitarëve njëri pas tjetrit”, tha Berisha.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv