-
VIDEO
By Passi i Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare
Bay Pass i Vlorës është kthyer në një destinacion ku tashmë organizohet aktivitete turistiko-sportive
-
VIDEO
‘Vendoret’, Çollaku: PD para testit historik, nëse s’ka bashkim të gjithë fajtorë! Shkoj me Berishën po fitoi në Apel, por ç'do bënte kampi tjetër?
Zgjedhjet e ardhshme vendore do të jenë një test vendimtar por edhe një udhëkryq që mund të shënjojë fatin politik të shumë politikanëve por mbi të gjitha të së djathtës shqiptare. Që Partia Demokratike është përballë një testi historik e deklaron në një intervistë për Report Tv deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale, fundi i kalvarit të ndarjes së PD
Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur në Report Tv për takimin që ka zhvilluar me Presidentin Bajram Begaj sa i takon bisedimeve që po bën me partitë politike për zgjedhjet vendore 2023. Bylykbashi tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se është thirrur nga Presidenti në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike.
-
VIDEO
PES 'përjashtoi' Metën, Bejko: Shkak Berisha ‘Non Grata’! Territorialja? Ish kryeministri shtriu dorën se PS bëri negociata me Alibeaj
I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, sekretari i pushtetit lokal të PD-së, Bejko u pyet për një sërë çështjesh duke nisur që nga përjashtimi i Metës nga PES e deri te shtrirja e dorës nga Berisha për Alibeaj në reformën territoriale.
-
VIDEO
Lirimi i Bllakos, Këlliçi: U lirua pasi dha garanci se nuk do të flasë! ‘Kokë turku’ do të bëhet Klodian Zoto
Deputeti i PD së Rithemelimit, Belind Këlliçi reagoi për lirimin nga burgu të Alqi Bllakos. Sipas tij, Bllako u lirua pas garancisë se nuk do të fliste, ndërsa kupola thotë ai, ka marrë vendimin për skemën e re që do të ndjekë dhe që përfshin vetëm një ‘kokë turku’ për inceneratorët, atë të Klodian Zotos.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Zv. Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane e konfirmon: Ilir Meta nuk është më i dëshiruar në kongresin tonë, është aleat me Berishën
Partia Socialiste Evropiane konfirmon se nuk dëshiron të ketë mes të ftuarve të tyre në Kongresin që do të mbahet në Berlin me 14 dh e 15 tetor, Ilir Metën në cilësinë e liderit të Partisë së Lirisë. Pas e-mailit të publikuar ekskluzivisht nga Report TV dhe përpjekjes për përgënjeshtrim nga ana e PL-së që akuzoi gazetarët tanë se shpërndajnë fake neës të fabrikuara nga kundërshtarët e tyre politikë, konfirmimi i vërtetësisë së lajmit dhe të dokumentit të e-mail nga ne vjen për Report TV nga Giacomo Filibek, zëvendespresident i PES.
-
VIDEO
Rama në Pragë: Edhe Ballkani do jetë pjesë e takimit të BE për diskutimet e përballimit të krizës energjetike
Kryeministri Edi Rama, nga Praga, ku u mbajt takimi Komunitetit Politik Evropian, ka bërë me dije se edhe vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e bisedimeve të Bashkimit Europian për përballimin e krizës energjetike. Rama tha se ministrat e Energjisë së Ballkanit do jenë pjesë e takimit të BE që do të mbahet sëshpejti në Pragë për krizën energjetike.
-
VIDEO
Balluku i kthehet Tabakut: PS s’është në batak siç është partia juaj, s’kemi kohë të merremi me ju!
Me debate ka vijuar seanca plenare mes deputetes së PD-së, Jorida Tabaku dhe zv kryeministrja Belinda Balluku. Sipas Tabakut, qeveria nuk po mbron qytetarët me çmimet e energjisë. Kësaj deklarate iu përgjigj zv kryeministrja Belinda Balluku njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku tha se vota e tregon besimin e qyetetarëve dhe punën e madhe që po bën partia socialiste.
‘Nëse qeveria vendos të mbrojë qytetarët dhe mos të aplikojë çmimin se ERE nuk ndërhyn në politikat tona. Nëse ne kemi kushte me të mira dhe kursejnë, atëherë ne nuk e miratojmë por ERE e ka lënë në fuqi ccmimin e vetë deri në 31 dhjetor. Të flisni ju për drejtësi që i mbani gjyqtsarët në zyrat tuaja pastaj i nxirrni për të drejtën tuaj. Sa i përket PS, nuk ka qenë ndonjëherë dhe s’është në batak. PS votohet maksimalisht për punën e madhe, mburojën sociale energjitike dhe gjithçka tjetër. Sa i përket batakut tuaj ne nuk merremi se s’kemi kohë ju mund ta zgjidhni me veten tuaj.’- tha Balluku.
Tabaku: Unë desha një shpjegim logjik nga zv kryeministrja për ccmimin e energjisë. (i ndërpritet fjala)
-
VIDEO
Majko përplaset me Berishën: Para se të merreni me patronazhistët e PS, shikoni ato të San Peterburgut! Ish-kryeministri: Dosjen ja mbylli Rama
Deputeti Pandeli Majko iu përgjigj Sali Berishaës lidhur me akuzën për patronazhistët e Partisë Socialiste. Sipas Majkos, në vend që të merren me patronazhistët e PS-së, demokratë duhet të merren me akuzën për marrjen e parave ruse.
-
VIDEO
Spiropali i kujton Berishës financimin rus në PD: Qesharake që keni ngritur Auditin që të gjeni rublat në xhepat e Lulit
Ministrja Spiropali ka kthyer në vëmnedje financimin rus në PD duke i thënë Sali Berishës se ka ngritur Komisionin e Auditit për të gjetur paratë e fshehura në xhepat e Lulit. Me gjuhë të ashpër i tha se është e pamundur që të rikthehen në pushtet, edhe pse në koalicion me Partinë e Lirisë.
-
VIDEO
Spiropali-Berishës: Do japësh përgjigje për çfarë ke lënë apo do vish vërdallë për të gjetur vdekje e plagosje?
Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar ndaj Sali Berishës duke i kujtuar gjithçka la pas kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 dhe e pyet nëse do të japë përgjigje për to. Në Kuvend i renditi borxhet e energjisë dhe problemet me Bashkitë. Spiropali e cilësoi Berishën si ‘renegat’ në cdo luftë përfshirë atë të sulmit kibernetik duke i thënë se ka aleatët e tij që i japin informacione të rreme. Në përfundim i kujtoi sërish përplasjet brenda PD duke i thënë se flet me gjuhë përjashtimi duke iu referuar kështu grupit të Alibeajt.
-
VIDEO
Ndalimi i filmave të komunizmit, Shehi: Një regjim liberal demokratik nuk mbyll gjërat e së shkuarës
Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Dashamir Shehi, u ndal edhe tek dekomunistizimi, ku në një ndër pikat që kërkohet është heqja e filmave të prodhuara në komunizëm. Shehu u shpreh se një regjim liberal demokratik nuk i mbyll gjërat së shkuarës.