-
VIDEO
I mandatuar për negociata ‘Rithemelimin’, Bardhi: Të ulemi në tryezë pa asnjë kusht! S’ka ndryshim mendimi për Berishës!
I mandatuari për të negociuar me Rithemelimin, Gazment Bardhi ka bërë me dije se do të shkojë në bisedime, ku palët duhet të ulen në tavolinë pa asnjë kusht. Ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë se njeh Sali Berishës si kryetar i PD.
-
VIDEO
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, nis me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren që u nda nga jeta pak ditë më parë
Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur pak më parë për të disktutuar për rendin e ditës, ndërkohë që mbledhja nisi me një minutë heshtje për Dorina Kukën, këshilltaren e cila u nda nga jeta pak ditë më parë. Në mbledhjen e parë pa Dorinën, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe anëtarët e Këshillit nderuan kolegen që u largua në moshë fare të re, vetëm 35 vjeç.
-
VIDEO
Veliaj: Do hartojmë paketë financiare për studentët, t’u sigurojmë abone falas dhe subvencionim për konviktin! Punimet në Unazën e Madhe do të vijojnë
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira, duke nisur nga abonetë falas. Veliaj tha se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet këshillit mbledhjen e radhës.
-
VIDEO
'Rithemelimi' denoncon sërish kryebashkiakun e Vaut të Dejes: I dha 51.2 mln lekë kompanisë për rikonstruksion rruge, punimet s'përfunduan
Nënkryetari i ‘Rithemelimit’, Luciano Boçi ka reaguar për denoncimin që ka bërë PD për kontratën e bashkisë Vau i Dejës në lidhje me rikonstruksionin e rrugës Vilë. Boçi thotë se është shpallur fitues operatori me inicialet L.C. dhe Bashkia e drejtuar nga Mark Babani, ka lidhur kontratën prej 51.2 milionë lekë por nuk është bërë puna.
-
VIDEO
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se kanë kryer krime kundër njerëzimit. Pas takimit me banorët e Lazaratit, thotë se bandat kriminale me uniformë i kanë vënë armët në gjoks fëmijëve dhe nënat që i mbrojtën duke kryer terrorizëm ndaj tyre.
-
VIDEO
Balla: Do miratojmë Amnistinë Fiskale, e mbështet populli nismën! Frikë nga kocialicioni Berisha-Meta? Gjithnjë bashkë kanë qenë
Ashtu sikurse edhe kryeministri Rama edhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh sot fill pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste se Amnistia Fiskale do të miratohet.
-
VIDEO
I trembet PS koalicionit të Berishës dhe Metës? Balla: Gjithmonë kanë qenë bashkë! Asnjë koment për aleancë me Tom Doshin
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë me bindje se nuk i tremben aspak aleancës së Sali Berishës dhe Ilir Metës për zgjedhjet e ardhshme vendore.
“Në 2021 nuk ishin të gjithë bashkë? Bashkë ishin. Saliu, Ilir bashkë kanë qenë gjithmonë dhe kur Iliri ka qenë me ne. nuk i është ndarë kurrë shpirti nga Saliu. PS ka një aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që do të jenë boshti i aleancës sonë. Ne do ta ruajmë këtë aleancë. Një prej politikave që duan apo sduan kundërshtarët është një prje qëndrimeve më të njehsuara me atë që përfaqëson PS, politika për energjinë elektrike. Sot, cdo familje shqiptare, sheh që Shqipëria është ndër vendet e pakta, në mos i vetmi që nuk ka ndryshuar cmimin e energjisë elektrike për abonentët dhe familje që janë më në nevojë. Sot përfitojnë të gjithë. Mafton të shihni 6 marsin. Shpresoj që qytetarët e Shkodrës të kuptojnë që nuk ishte zgjehdja më e mirë”, tha Balla.
Teksa tha se PS do të synojë fitoren dhe në Shkodër, nuk bëri asnjë koment rreth një aleance të mundshme me Tom Doshin, i cili ditët e fundit është parë duke dalë nga zyrat e kryeministrisë.
“PS ka aleancë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Ne do të vijojmë të bashkëqeverisim vetëm me njerëzit e thjesht e të zakonshëm. Sot në mbledhjen e grupit parlamentar folëm dhe për buxhetin e shtetit. Besoj që kësaj jave, buxheti i shtetit të vijë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.
-
VIDEO
PS në garë për zgjedhjet vendore 2023 vetëm apo në aleancë? Përgjigjet Balla
Taulant Balla u pyet në rast se është parashikuar që PS të shkojë garën e zgjedhveve vendore në aleancë apo vetëm. Balla u shpreh se PS ka garuar gjithnjë vetëm.
'PS ka dalë e vetme në disa prej tyre, në mbledhjen e Grupit Parlamentar nuk kemi folur për këto çështje ne kemi garuar gjithnjë të vetëm. Në këtë aspekt besoj që ne e kemi qartësuar vendimin tonë.'- tha Balla.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike nga Irani, në Presidencë nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar! Thirret edhe drejtoresha e AKSHI-t
Ka filluar në Presidencë mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus do të jetë çështja për sulmet kibernetike nga Irani. Në mbledhjen e këtij institucioni marrin pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, si dhe të tjerë.
-
VIDEO
Demokratët: Punët publike, jo nga kompani offshore! Deputeti Agron Shehaj depoziton projektligjin në Kuvend
Ashtu sikurse kishin paralajmëruar disa ditë më parë, demokratët e Rithemelimit depozituan në Kuvend një projekt-ligj, që nëse do të merrte miratimin e ligjvënësve, do të skualifikonte automatikisht kompanitë offshore, për të cilat nuk është i mundur identifikimi real i pronarëve përfitues, që të kryejnë punët publike përmes PPP.
-
VIDEO
Berisha: Të përdorim Facebook, Instagram dhe Tik Tok! Janë armë të fuqishme në duart tona për fitore
Sali Berisha teksa ka folur për zgjedhjet vendore ka përmendur faktorët që sipas tij mund të sjellin fitoren e opozitës kundër mazhorancës. Ai tha se misioni i demokratëve është takimi me qytetarët dhe përdorimi i rrjeteve sociale.
-
VIDEO
Veliaj pret kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi: “Mund të mësojmë shumë nga njëri-tjetri, bashkëpunim në fushën e bujqësisë”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ata diskutuan për bashkëpunime në projekte që i përkasin fushës së bujqësisë, si dhe për të mësuar nga eksperiencat e mira mes qyteteve. Veliaj i dhuroi Latifit “Kullën e Sahatit” të Tiranës.