-
VIDEO
Braçe: Zjarrfikësit s’mund të trajtohen njësoj si ata në zyra, meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun
Në fjalën e tij në Kuvend Erion Braçe, kërkoi që të rriten pagat për zjarrfikëseit. Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë. Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.
-
VIDEO
Berisha me tone të ashpra në Kuvend: Rama po ndërsyn studentët kundër pedagogëve, t’u rritet paga sa ajo në Kosovë
Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se mbështet pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Ai kërkoi plotësimin e kërkesave të pedagogëve, për të shkuar në nivelin e pagave që ka sot Kosova.
-
VIDEO
Pagat e pedagogëve, Duma akuzat qeverisë: Janë më të ulëtat në rajon, kërkojnë rritje që mos të emigrojnë
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në fjalën e saj në Kuvend, është ndalur edhe tek paga e pedagogëve, e cila me vendim qeveria u rrit me 15%, por jo aq sa kërkojnë pedagogët, të cilët duan rritje me 50% të pagës. Sipas Dumës në vendin tonë pedagogët kanë pagat më të ulëta në rajon.
-
VIDEO
Berisha nxjerr një sondazh nga Ipadi i tij në Kuvend: Ja, do vijmë në pushtet, opozita po ecën drejt fitores
Sali Berisha si kundërpërgjigje ndaj ministres Elisa Spiropali, i tregoi kësaj të fundit një sondazh në Ipad nga foltorja e Kuvendit, duke i thënë se ato shumë shpejt do vijnë në pushtet.
‘Ja ku është e fundit. Do vijmë në pushtet. Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Ulsi je i përkohshëm farë.'- tha Berisha. (tregon sondazhin).
-
VIDEO
Xhaçka: Me ndihmën e NATO-s ka nisur edhe puna konkrete për mbrojtjen kiberentike
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se më mbështetjen e NATO-s ka nisur puna konkrete për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.
-
VIDEO
‘Lufta’ për marrjen e PD-së në Apel, Berisha: Alibeaj nuk është palë, padi është e paligjshme
Lidhur me vendimin e gjykatës së Apelit për ‘fatin’ e Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se deputetët e Enkelejd Alibeajt nuk janë palë, ndërsa padia sipas tij është e paligjshme.
-
VIDEO
Zgjedhjet vendore/ Berisha tregon negociatat me grupin e Alibeajt: Të gjithë janë të ftuar me përjashtim të njërit (Basha)! Ai është i izoluar
Jashtë selisë së Kuvendit, Sali Berisha ka deklaruar se çdo deputet i cili dëshiron që të kandidojë në zgjedhjet vendore është i ftuar të kandidojë. Berisha tha se u ka kërkuar aleatëve që të bëjnë listat dhe të votohet në pavarësi të plotës.
-
VIDEO
Sot mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian! Rama: Shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër mbledhje
Ditën e sotme do të mbahet në Pragë takimi i Komunitetit Politik, ku do të diskutohet për ekonominë, sigurinë dhe situatën energjetike. Mes 5 folësve do të jetë kryeministri Edi Rama, presidenti Zelensy, kryeministrja Truss, kryeministri Store dhe kryeministri Fiala. Rama do të mbajë fjalën nga ora 13.30 -13.40.
-
VIDEO
Jashtë koalicionit të Berishës me partitë e vogla, Idrizi s’përjashton mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën: Do jemi në kontakt me forcat politike
Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili nuk ishte dje i pranishëm si aleat me Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 2023, u shpreh se do të jetë në kontakt me forcat politike relevante. Idrizi nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me mazhorancën.
-
VIDEO
Zgjedhjet 2023, Duka zbardh takimin e Berishës me aleatët: Disa deputetë të Alibeajt, të gatshëm për t'iu bashkuar koalicionit opozitar
Të gjithë forcat opozitare duhet të bashkohen që të shkojnë në zgjedhjet vendore 2023 me 1 kandidat. Kështu tha kreu i PAA, Agron Duka duke zbardhur detaje nga takimi me Sali Berishën me grupet e vogla gjatë ditës së djeshme.
-
VIDEO
Kuvend/ Çuçi: Në 2021 më pak vrasje me dashje! Salianji: Ervis Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli
Në interpelancën me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, deputeti i PD Ervin Salianji akuzoi se Policia e Shtetit e kishte lajmëruar të shumëkërkuarin Ervin Martinajn 5 minuta para operacionit që të largohej nga hoteli. Çuçi nuk dha asnjë përgjigje, por vijoi të fliste me shifrat që kishte në letër, ku tha se në qeverisjen e Ramës janë ulur vrasjet me dashje.
-
VIDEO
Salianji-Çuçit: Kriminelët kanë kapur policinë! Ju jeni të dobët me të fortët sepse keni deputetët të lidhur me ta
Vite më parë në media qarkulloi një foto e drejtorit aktual të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut që ishte në një tavolinë me biznesmenin Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj.