Zgjedhjet lokale, fundi i kalvarit të ndarjes së PD

6 Tetor 2022, 20:32

Deputeti i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka folur në Report Tv për takimin që ka zhvilluar me Presidentin Bajram Begaj sa i takon bisedimeve që po bën me partitë politike për zgjedhjet vendore 2023. Bylykbashi tha në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se është thirrur nga Presidenti në cilësinë e nënkryetarit të Partisë Demokratike.