-
VIDEO
Takimi Kim-Meta? Berisha: Takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD
Takimi Kim-Meta? Berisha: Takim normal i ambasadores së SHBA me një partner të PD
-
VIDEO
Berisha: Do të depozitojmë në Parlament ligjin për mos njohje të parashkrimit për kryeministrat
Në bashkëbisedimin me qytetarët, Sali Berisha u shpreh se PD do të dorëzojë në Kuvend ligjin për mos parashkrimin për çdo kryeministër që ka qenë në krye të shtetit që pas rrëzimit të komunizmit e deri në vitin 2040.
-
VIDEO
Legalizimi i shtëpive, Berisha: Nuk do të keni më fletushka, do merrni tapitë përfundimtare
Sali Berisha thotë se situata në vendin tonë do të ndryshojë kur qeverisjen ta marrë PD. Në bashkëbisedimin me qytetarët, u shpreh se problemit me legalizimet e shtëpive do t’i vijë fundi pasi qytetarët do të marrin tapitë e shtëpive.
-
VIDEO
Berisha: Basha u mor peng nga Rama, nuk thirri protesta kur PD bleu votat
Sali Berisha ka sulmuar sërish Luzlim Bashën në një komunikim me qytetarët në Facebook. Berisha tha se pasi Rama bleu votat në zgjedhjet e 25 prillit, Basha nuk thirr protesta mbarë popullore, por u ble nga Edi Rama, duke futur PD në një spirale shkatërrimtare.
-
VIDEO
Berisha kundër projektit amerikan për hidrocentralin e Skavicës: E ka ideuar Enver Hoxha, po e vë në jetë pasardhës i tij Edi Rama
Sali Berisha ka kundërshtuar projektin amerikan të hidrocentralit të Sakvicës në Dibër. Berisha thotë se ky projekt është i Enver Hoxhës dhe sipas tij po vihet në jetë nga pasardhësi i tij Edi Rama.
-
VIDEO
Berisha: Edi Rama vendosi traun e turpit në tunelin e Kalimashit! Qeveria e ardhshme do heqë taksën e rrugës së Kombit
Në një bashkëbisedim me qytetarët, Sali Berisha u shpreh se heqja e taksës së rrugët të Kombit do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme duke iu referuar vetes së tij.
-
VIDEO
Kishte paralajmëruar protesta në shtator, Berisha: Nuk kemi hequr dorë, do i zhvillojmë, e vetmja rrugë për të rikthyer shpresën në Shqipëri
Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Sali Berisha komentoi protestat që pati paralajmëruar se do zhvillohen në shtator. Berisha tha se me qeverisjen e Edi Ramës, shtresa e varfër është më e dëmtuara dhe se shumë shpejt do të nisin sërish protestat.
-
VIDEO
PD: Zvarritet rikonstruksioni i gjimnazit ‘Besnik Sykja’! Nxënësit të detyruar të bëjnë mësim me 2 apo 3 turne
Deputetja e PD, Ina Zhupa nga gjimnazi “Besnik Sykja” denoncoi se rikonstruksioni duhet të kishte përfunduar para 4 muajsh, por për shkak të zvarritjes së punimeve, nxënësit detyrohen të bëjnë mësim në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.
-
VIDEO
Rama takon nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA: Folëm për agresionin iranian, krizën energjetike dhe Ballkanin e Hapur si platformë paqeje
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në New York ka takuar nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland. Me anë të një postimi në Facebook, thotë se diskutuan për një sërë çështjesh që lidhen me Shqipërinë si agresioni iranian dhe plani i fuqizimit të mbrojtjes kibernetike.
-
VIDEO
Lobimi rus në PD, Berisha: Auditi të fillojë shpejt punën, veprim personal i Bashës! Sulmet kibernetike janë bërë nga hakera iranianë, rusë dhe serbë
Rikthimin e dosjes së lobimit rus të PD-së pas publikimit nga informacione nga raporte sekrete amerikane se PD është financuar në 2017 me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha po vijon që ta përdorë si ‘armë’ për të sulmuar Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Ndryshimet në Reformën në Drejtësi do t'i japin të drejtë rikandidimi në krye të SPAK Arben Krajës? Ministri i Drejtësisë nuk jep përgjigje
Nga IVEP Fier, i pyetur nëse ndryshimet në Reformën në Drejtësi do të marrin në konsideratë kërkesën e Arben Krajës drejtuar Kuvendit në prill të vitit 2021 për t'i dhënë të drejtën e rikandidimit në krye të SPAK, Manja nuk dha asnjë përgjigje konkrete.
-
VIDEO
Veliaj prezanton ambasadoren e re të Izraelit në Tiranë: Krenarë për mijëra familjet shqiptare që i mikpritën hebrenjtë pa paragjykim
Galit Peleg, ambasadorja e re e Izraelit në Tiranë, e nisi zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie të zhvilluar në memorialin kushtuar hebrenjve në Parkun e Liqenit Artificial.