-
VIDEO
Balla takohet me strukturat e PS-së në Fier: Nisëm përgatitjet për zgjedhjet! Përfunduam procesin e organizimit të partisë në këtë qark
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Fier, Taulant Balla mblodhi pasditen e sotme Këshillin Koordinues të PS-së të këtij qarku. Ai bëri të ditur se gjatë mbledhjes u diskutua për veprimin politik të kësaj force politike, jo vetëm në organizimin dhe fuqizimin e strukturave, por edhe në përgatitjet për zgjedhjet vendore.
-
VIDEO
Berisha: Pro lustracionin, jo ndryshime nenesh dhe gjah shtrigash për qëllime politike
Sali Berisha i cilësoi si gjueti shtrigash, ndryshimet ligjore që Partia Socialiste po propozon për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve. Ai tha se ishte për lustracion të plotë të politikës.
-
VIDEO
Lobimi rus, Berisha: Basha s’ka lënë asgjë në zyrë, të dalë e të thotë si i dërgoi paratë në Skoci
Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket çështjes së lobimit Rus. Berisha tha se lobimi është një akt personal i Bashës dhe se të gjitha paratë i ka mbajtur për vete dhe se duhet të dalë dhe të thotë sesi i dërgoi paratë e financuara nga Rusia në Skoci.
-
VIDEO
“Kjo do të jetë vjeshta e protestave”, Sali Berisha: Qytetarët po na presin, tek ne i kanë sytë
“Kjo do të jetë vjeshta e protestave”. Kështu deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha, duke mos dhënë edhe këtë herë një datë fikse për fillimin e tyre.
Ish-kryeministri përpara anëtarëve të Këshillit tha se qytetarët po presin mobilizimin e tyre.
-
VIDEO
Marrëveshja e detit me Greqinë, Berisha: Rama e shiti, s’ka vend në botë që toleron një tradhtar si ai
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e përqëndroi fjalimin në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e e cilësoi Ramën si tradhëtar të kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin.
-
VIDEO
Berisha: Rama vasal i Vuçiç, me Ballkanin e Hapur mbron Serbinë! Kush je ti që shkel mbi gjakun e mijëra të vrarëve nga Beogradi?
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha ka akuzuar Ramën se është kthyer në një vasal të Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Sipas Berishës, kështu Rama është kthyer në mënyrë indirekte edhe vasal i Moskës.
-
VIDEO
Rama: Kur Irani të jetë i lirë rivendosim marrëdhëniet diplomatike! Do të na sulmojnë sërish, të motivuar nga urrejtja
Vetëm kur Irani të jetë i lirë Qeveria shqiptare do të konsideronte rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pasi i prishi ato prej sulmeve kibernetike të muajve të fundit. Deklaratën e ka bërë Kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për Washington Post. Ai u shpreh i bindur se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.
-
VIDEO
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, në fokus aksioni opozitar
Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, Këshillin Kombëtar. Në fokus të mbledhjes do të jenë diskutimet rreth situatës politike, si edhe aksioni opozitar që do të ndjekë Komsioni i Rithemelimit.
-
VIDEO
Financimi rus i PD, Berisha ngre grup auditimi për ‘të hetuar’ Lulzim Bashën! Ledina Mandija drejtuese, zgjidhen edhe anëtarët
Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai sot akuzon Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Lajmi wshtw konfirmuar nga burime brenda mbledhjes pwr gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka konfirmuar gjithashtu se Kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Florian Mima, Edmond Spaho dhe Eno Bozdo janë anëtarët.
-
VIDEO
Bashkimi Evropian, i trembur nga fitorja e Melonit në Itali, opozita shqiptare 'në ekstazë': Simbol i vlerave të mëdha
Në Itali duket se tashmë kanë vendosur, e djathta ekstreme, ajo që të gjithë i trembeshin, duket se ka arritur një fitore të rëndësishme në zgjedhjet parlamentare dhe Giorgia Meloni pritet të jetë Kryeministrja e re e një prej vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe të perëndimit në përgjithësi.
-
VIDEO
Integrimi, ambasadorja Hohman në Durrës: Kjo fazë nuk është e lehtë, por BE do qëndrojë krah jush deri në fund të procesit
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako dhe ambasadorja e BE në Shqipëri Christiane Hohmann përuruan çerdhen nr.3, ditën e sotme, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe u rikonstruktua me fondet e BE
-
VIDEO
Berisha: Rama, vasal i shpifur i Erdoganit! Solidaritet me protestën, qytetarët t’i bashkohen
Berisha ka komentuar edhe protestën e nxësnesve të kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ku tha se Rama është vasal i presidentit turk, Erdogan.