-
VIDEO
Grida Duma: E pyeta zv.ministrin a ja del të jetojë me 110 mijë lekë të vjetra në muaj?! S’ka guxim të më thotë jo, se ka frikë nga e vërteta
Në fjalim e saj në Kuvend, deputetja demokrate Grida Duma, u ndal tek largimi i të rinjve në vendi. Sipas Grida Dumës, është tragjike sot fakti që prindërit i përcjellin fëmijët e tyre duke qeshur dhe jo me lot në sy. Deputetja komentoi edhe ndihmën ekonomike që qeveria ofron për familjet në nevojë, dhe tha se kishte pyetur një zv.ministër nëse do të jetonte me 110 mijë lekë të vjetra në muaj, por nuk merr një përgjigje, kjo pasi ato kanë frikë nga e vërteta.
-
VIDEO
Agron Gjekmarkaj: Shqiptarët mes dallgësh dhe qeveritarët që ‘e bënë detin kos’
Fjala e deputetit të PD në seancën e sotme plenare.
-
VIDEO
Ministri i përgjigjet Tabakut: Drejtësia po bën detyrën, më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? Deputetja: Rama e kërcënoi SPAK në Asamble
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Mnaja i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabakut. Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka intimiduar SPAK. Manja tha se në drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës, ndërsa sot pas prangave janë ish-ministra.
-
VIDEO
Tabaku kritika Reformës në Drejtësi: Të rinjtë po ikin sepse drejtësia e vonuar po u vret shpresën! Pse nuk hetohet afera e inceneratorëve
Deputetja e Partisë Demokratike në fjalën e saj në Kuvend, tha se arsyeja se pse po largohen të rinjtë nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u pret shpresën. Tabaku u ndal tek Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK, për të cilin tha se nuk po heton aferën e inceneratorëve megjithëse i ka provat para. Por sipas Tabaku, qeveria po i bën presion drejtësisë.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Pritet të votohet zgjatja e afatit të Reformës Territoriale
Sot do të mbahet seanca e radhës plenare.
-
VIDEO
Asambleja e Përgjithshme të OKB-së, Ministrja e Jashtme takim me homologët e vendeve anëtare të organizatës
Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në Neë York, ndodhet Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila po zhvillon takime me homologë të vendeve anëtare të OKB.
-
VIDEO
VKM/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë! Rritet mbështetja me 1 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar
Duke filluar nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë, nga ku do të përfitojnë 5700 gra
-
VIDEO
Hapja e dosjeve, Korreshi: S’mund të qeverisemi nga spiunë të kamufluar, të dalin sa më shpejt nga politika
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur pro hapjes së dosjes së ish-sigurimit. Koreshi tha se spiunët duhet të dalin sa më shpejt nga politika.
-
VIDEO
Berisha flet për zhdukjen e Ervis Martinajt: Prokuroria ka një kufomë të ndarë më 6 copa, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim
Sali Berisha në mbledhjen e deputetëve të Rithemelimit, ka folur edhe për zhdukjen e Ervis Martinajt. Berisha tha se prokuroria kontrollohet nga Rama, ndërsa mban një trup të ndarë më 6 copash, por nuk bën asnjë përgënjeshtrim.
-
VIDEO
Berisha: 3400 qytetarë u burgosën për ndërtimet pa leje
Duke folur për ligjin e konfiskimeve të ndërtimeve pa leje, Sali Berisha deklaroi sot se 3400 qytetarë u burgosën për ndërtimet pa leje. Sipas Berishës, Rama me firmosjen e një akti të tillë, po shkelmon kushtetutën.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kundër hapjes së dosjeve, Xhixho: Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga PS për të shantazhuar kundërshtarin politik
Deputetja e Partisë së Lirisë ka kundërshtuar ashpër nismën e PS-së dhe PD për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit. Në Komisionin e Ligjeve, deputetja Xhixho tha se Autoriteti i Dosjeve ka vepruar në mënyrë të paligjshme, pasi sipas saj ka kërkuar hapjen verifikimin e figurës së pastërtisë së politikanëve nga një e-mail anonim. Xhixo akuzoi Autoritetin e Dosjeve se po përdoret si mashë nga Partia Socialiste për të shantazhuar kundërshtarin politik. Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka i bëri thirrje Xhixhos që të mos i kthejë Kauzat personale në çështje të Komisionit.
-
VIDEO
Certifikata e pastërtisë për kandidatët, Bylykbashi kundër propozimit të PD e PS-së: Bie ndesh me Kushtetutën! Të rikthejmë ligjin për lustracionin
Deputeti Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah Rithemelimit të Sali Berishës, u shpreh kundër propozimeve të PS-së dhe PD-së për ligjin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit. Duke folur në mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ai tha se personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga komisionet Mezini- Bezhani, nuk mund të futen sërish në “sitë” nga Autoriteti i Dosjeve. Bylykbashi u shpreh kundër gjithashtu edhe për propozimin e Enkelejd Alibeajt, për të cilin tha se dosjet tashmë janë të hapura dhe nuk ka vend për të propozuar deklasifikimin e tyre. Sipas Bylykbashit, duhet të rikthehet ligji i vitit 2008 për lustracionin.