-
VIDEO
PD dhe PS sërish pa dakordësi, shorti zgjedh Arta Madron si anëtare të KLP! Emri kalon për votim në seancën plenare
Nënkomisioni “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillin e Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të shkollës së Magjistraturës”, edhe në raundin e dytë nuk arriti të miratonte asnjë kandidaturë për anëtarë të KLP, pasi për asnjë nga kandidaturat nuk pati 4 vota. Përzgjedhja e kandidatit u bë me short ku gogla u tërhoq nga Gazmend Bardhi dhe u zgjodh Arta Mandro.
-
VIDEO
Berisha thirrje qytetarëve: T’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës për inceneratorët! Dënoj organizatën kriminale qeveritare dhe qëndrimin e 'SKAP'
Sali Berisha nuk ndal akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Edhe ditën e sotme është ndalur tek inceneratorët duke thënë se afera 420 milionë euro tregon se bëhet fjalë për korrupsion, procedura prokurimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.
-
VIDEO
Kryebashkiakët nuk shkojnë për dëgjese te ‘Territorialja’, Korreshi: Marrin urdhër nga PS! Pak seriozitet, u ka thirrur parlamenti jo roja
Kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit, nuk ka kanë shkuar në Komisionin e Reformës Territoriale dhe kjo është bërë shkak për debat mes maxhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi akuzoi PS se i merr në telefon kryebashkiakët dhe u jep urdhër që të mos vijnë në Komsion.
-
VIDEO
PD dorëzon në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve, Sula: Është abuziv, vendos çmime të larta! Paketat e qeverisë janë thërrime
Deputetët demokratë Dashnor Sula dhe Bledion Nallbati kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e grupit të PD të firmosur nga 29 deputetë, për të shfuqizuar Bordin e Përcaktimit të Produkteve Ushqimore. Më parë, kanë depozituar edhe kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet. Deputeti Sula u shpreh se qeveria i ka kthyer në ditë dimri të gjitha ditët e verës pasi paketa e ndihmës ishte e pamjaftueshme dhe çmimet shumë të larta.
-
VIDEO
Kryebashkiakët e Durrësit dhe Elbasanit s’shkojnë te ‘Territorialja’, Çupi: Kanë hallin e inceneratorëve! PS: Pse na revoltoni
Me debate u zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Reformës Territoriale. Opozita kërkoi paraqitjen në Komision të kryebashkiakëve të Shkodrës, Durrësit e Elbasanit, ndërsa sipas maxhorancës nuk është e nevojshme që të dëgjohen. Bashkëkryetarja e Komsionit, Dhurata Çupi i tha anëtarëve socialistë se ua dinë hallin përse nuk vijnë, pasi Durrësi e Elbasani kanë frikë se mos iu dalin aferat e inceneratorëve. Ndërkohë, iu përgjigj anëtari i PS, Baftjar Zeqaj, i cili tha se nuk duhet të përmendin çështje që revoltojnë socialistët.
-
VIDEO
Balla tha se i qëndrojnë ndarjes aktuale territoriale, Çupi: E papranueshme, PS jep vendimin ndërkohë që Komisioni vijon punën
Bashkëkreytarja e Komisionit të Reformës Territoriale, Dhurata Çupi ka komentuar në mbledhjen e sotme deklaratën e kreut të Grupit të PS, Taulant Balla se i qëndrojnë ndarjes aktuale me 61 bashki dhe 12 qarqe. Çupi tha se Komisioni është e papranueshme që PS të japë një vendim përfundimtar për ndarjen territoriale në një kohë që puna në komision vijon.
-
VIDEO
Berisha ‘non grata’ edhe nga Bashkimi Evropian? Balla: Besoj se do të ndodhë shumë shpejt
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është i bindur se shumë shpejt edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare do t’i bashkëngjiten SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në dënimin e personave të korruptuar dhe që minojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Financimi rus për PD, Balla: Të rrisim transparencën dhe të kuptojmë burimin e të ardhurave! Shqipëria nuk është vend imun ndaj kërcënimeve të Rusisë
Taulant Balla ka treguar se në takimin që zhvilloi me ambasadoren Yuri Kim gjatë ditës së premte diskutuan për financimet ruse. Sipas Ballës, asnjë vend nuk është imun ndaj kërcënimeve që vijnë nga Rusia dhe theksoi se mekanizmat mbrojtës duhen adresuar. Gjithashtu shtoi se duhet rritur transparenca e financimit të partive politike për tu zbuluar burimet apo aktorët jo miqësorë me Shqipërinë.
-
VIDEO
'Territorialja', Balla: Ekspertët sugjerojnë 61 bashki dhe 12 qarqe! Alibeaj të mos ndihet i provokuar, por të respektojë vendimin
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh pas mbledhjes së grupit se ekspertët kanë arritur në përfundimin që 61 bashki dhe 12 qarqe janë ndarja më e mirë administrative territoriale e vendit. Një mesazh e kishte edhe për kundërshtarin e tij, kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj duke i thënë se nuk ka përse të ndihet i provokuar por të respektojë vendimin.
-
VIDEO
‘Paketa e despiunizimit’, PS: Brenda 10 ditësh dorëzojmë ndryshimet në ligjin për Partitë Politike si dhe në Kodin Zgjedhor! Jo më spiunë në politikë
Brenda 10 ditësh Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend propozimin për ndryshime në ligjin për Partitë Politike dhe si në Kodin Zgjedhor për të pamundësuar bashkëpunëtorët e ish-sigurimit të shtetit që të jenë në politikë aktive. Ai tha se në grup parlamentar është diskutuar e çuar për atë që e quajti ‘paketa e despiunizimit’.
-
VIDEO
Berisha: Rama ka rritur çmimin e energjisë për të goditur shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur
Ish kryeministri Sali Berisha tha në ‘foltoren’ virtuale me shqiptarët në Itali se rroga më e ulët në rajon është në Shqipëri. Ndërsa për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet që shpenzojnë më shumë se 800 KWH në muaj, Berisha thotë se Rama e bën për t’i shpallur luftë shtresës së mesme.
“Sot kemi rrogën mesatare më të ulët në rajon, 20-30% më të ulët se Kosova. Ju ngritët shqetësimin për çmimet. Bordet komuniste tha Rama janë të dobishme. Po, janë të dobishme sepse cakton çmimin që do. Dhe me çmimet e rritura cakton të ardhurat e tij. Rama caktoi gjithsej 50 mln për shqiptarët. Tani ka bërë një rritje të jashtëzakonshme të energjisë. Përse? Do të godasë shtresën e mesme, i ka shpallur luftë të hapur shtresës së mesme. Një shoqëri pa shtresën e mesme, kurrë nuk mund të zhvillohet”, tha Berisha.
-
VIDEO
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, Berisha: Qeveria legalizon kullat, por vë nën hetim të moshuarën për një kotec pulash
Sali Berisha ka kujtuar historinë e të moshuarës nga Vlora pasi përfundoi në gjyq për ndërtimin brenda rrethimit të shtëpisë të një ndërtese që mund të shërbejë si kotec për pulat. Teksa i referohet pallateve dhe ligjit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Berisha thotë se Rama merret me të moshuarën dhe nga ana tjetër legalizon kullat. Sipas ish kryeministrit, kjo është arsyeja përse qytetarët po largohen nga Shqipëria.
“U zotua se do të përdorë ligjin. Çfarë përdorimi bëri. Ndjek penalisht një zonjë 82-vjeçare në Nartë se ka ndërtuar një kotec pulash pa leje. Ndërkohë që kullat në mes të Tiranës thotë se do ti legalizojë në kundërshtim me çdo ligj.