-
VIDEO
Rama përplaset me Bushatin: Çfarë ke që ulërin? Injoranca nuk është argument, prandaj jeni katandisur kështu
Teksa po shpjegonte sërish paketën anti-krizë të qeverisë, kryeministri Edi Rama po ndërpritej vazhdimisht nga deputeti Helidon Bushati. Ai po fliste nga vendi dhe ndonëse ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, vijoi sërish derisa Rama nuk e kurseu një koment për të.
-
VIDEO
Çfarë europiane ka sot kur rriten çmimet? Rama i përgjigjet Alibeajt: Ju jetoni në një planet tjetër, emri mbetet mister
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Enkelejd Alibeajt në Kuvend duke i thënë se nuk e kupton në çfarë planeti jeton kur ngre pyetje retorike për rritjen e çmimeve. Ishte Alibeaj që bëri një sërë pyetjesh, mes të cilave ishte “Çfarë Europiane kemi kur rriten çmimet dhe kur krimi fuqizon shtetin”.
-
VIDEO
Begaj në takimin me Mattarellën: Mirëpresim rritjen e investimeve nga Italia
Presidenti i vendit Bajram Begaj në fjalën e tij me homologun italian Sergio Mattarella tha se gjatë takimit të tyre u diskutua në lidhje me rëndësishëm e vijimit të mbështetjes së Italisë për vendin tonë në procesin e negociatave.
-
VIDEO
Debati në Kuvend/ Tabaku: S'jeni as mish as peshk, Rama do të justifikojë veprimet e tij! Xhaçka: Mos bëni diskutime kodra pas bregut, keqardhje për fjalorin tuaj
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka komentuar për aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike duke thënë se parlamenti trajtohet si noter pasi Rama e ngriti flamurin me 20 korrik dhe sipas saj kërkon të justifikojë veprimin e tij. Në fjalën e saj në Kuvend, Jorida Tabaku u shpreh se nuk dihet cilat janë institucionet që po merren me integrimin duke thënë se "nuk janë as mish as peshk". Nuk vonoi replika nga Xhacka, e cila i tha se duhet të përmbahet dhe të mos bëjë diskutime kodra pas bregut se të gjithë e dinë kush nuk është as mish, as peshk.
-
VIDEO
Mbajtja e flamurit të BE-së në institucionet publike, ministrja e Jashtme: Ftoj kolegët ta votojnë, e të vazhdojmë punën për anëtarësimin
Në sallën e Kuvendit po zhvillohet diskutimi për aktin normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së krahas flamurit kombëtar në institucionet publike. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj ftoi kolegët e saj që të votojnë këtë amendim e që më pas së bashku të vazhdojnë punën për objektivin madhor të anëtarësimit në BE.
-
VIDEO
Gjekmarkaj: Kur qytetari zgjedh patronazhimin në vend të rebelimit, flamuri bëhet fërtele
Ndërsa në Kuvend diskutohet akti normativ për simbolet kombëtare, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se flamuri kombëtar po “keqtrajtohet” nga personat që qeverisin duke dëmtuar qytetarët shqiptarë.
-
VIDEO
Zhupa akuza Ministres së Kulturës për vënien e Richard Hodges në krye të Bordit për Butrintin: Ai thotë se Butrinti është grek, rrezikohet historia e shqiptarëve
Në seancën e sotme plenare, deputetja e PD-së Ina Zhupa kërkoi interpelancë me Ministren e Kulturës Elva Margariti për vendosjen e Richard Hodgesnë krye të Bordit për Butrintit, pasi Hodgeska bërë deklarata ku shprehet se Butrinti është tokë greke, e jo shqiptare. Gjatë fjalës së saj, Zhupa tregoi video-konferenca të Hodges, ku ai shprehej se shteti shqiptar është krijuar artificialisht, dhe historia e shqiptarëve është manipuluar dhe sajuar nga Enver Hoxha. Zhupa këmbëngul se menaxhimi i Butrintit nuk mund t’i lihet në dorë një personi që me qasjen që ka, mund të rrezikojë interpretimi i gjetjeve. Ajo e akuzoi ministren e Kulturës se e ka përzgjedhur Hodges-in ndër 6 kandidatë vetëm prej njohjes së këtij të fundit me kryeministrin Rama, i cili e ka pasur këshilltar kur ka qenë ministër Kulture.
-
VIDEO
Presidenti i Italisë pritet me ceremoni nga homologu shqiptar, nis takimi Sergio Mattarella – Bajram Begaj
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella u prit me ceremoni në Pallatin e Brigadave nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, ku më pas nisën takimin zyrtar. Pas takimit pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
-
VIDEO
Presidenti italian Sergio Mattarella vizitë në Tiranë! Sot pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj, takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë
Presidenti i Italisë Sergio Mattarella do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri. Pas mbërritjes së tij një ditë më parë në vendin tonë, Mattarella sot do të pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10.00
-
VIDEO
Spaho: Pse na cënoni sikur jemi armiq dhe na lini për në fund? Rama: Se jeni ëmbëlsira
Deputeti Edmond Spaho ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit që të mos i lërë për në fund të listës por të bëjnë alternim të diskutantëve në parlament. Përgjigja ndaj tij erdhi menjëherë nga kryeministri Edi Rama, i cili me ironi i tha se ëmbëlsira lihet për në fund.
-
VIDEO
Sot Kuvend, pritet miratimi i aktit normativ për mbajtjen e flamurit të BE-së në institucionet publike
Në seancën e sotme plenare në Kuvend do të miratohet akti normativ për vendosjen e flamurit të BE-së në institucionet publike. Po ashtu gjatë seancës së sotme do të miratohet edhe akti normativ për ndryshimin e buxhetit 2022
-
VIDEO
Rama ironizon Zhupën: Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputeten e PD Ina Zhupa, duke i thënë: “Je fushë komplet, do bësh karrierë si kryetari”.