-
VIDEO
Nis aksioni kundër ndërtimeve pa leje, konfiskohet pallati 9 kate në Farkë, i kalon shtetit
Ka nisur zbatimi i vendimit të qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje. Është konfiskuar pallati 9 kate në Farkë që u denoncua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Pallati ishte pa leje dhe do të kalojë në llogari të shtetit.
-
VIDEO
Tabaku paralajmëron ministrat: Asnjë nga aktet normative nuk shkon në Komisionin e ligjeve
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në fjalën e saj në Kuvend duk ju drejtuar ministreve tha se kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Sipas Tabakut asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve.
‘Nuk ka nevojë për fjalë shtesë, vetëm për atë që tha ministrja që po bëjmë paketë për biznese që marrin tendera. Të gjithë flasin për sektorin e peshkimit, ku janë vetëm 210 persona, sikur po bëhet nami i madh, 210 peshkatarë po marrin ndihmë nga qeveria. Sa janë fermerë duhet ta sqarojnë, kur ta ndajnë me njëri-tjetrin do ta kenë të qartë dhe fermerët. Nuk dua të merrem me asnjë nga ministret, po kam një këshillë, kush ka nënvlerësuar gjithmonë e ka pësuar. Asnjë nga aktet nuk shkon në komisionin e ligjeve. Ministria e financave ka pritshmëri shumë të larta për rritjen ekonomike.’- u shpreh Tabaku.
-
VIDEO
Paketa e qeverisë, Braçe: Është 280 milionë euro! Të kemi kujdes me evazionin e sipërmarrjes, rritja e pensioneve shumë
Deputeti Erion Braçe ka përshëndetur paketën e Qeverisë për krizën energjetike. Bracce tha se paketa është afërsisht 280 milionë euro. Ai bëri thirrje për ndihmë më të madhe për bujqësinë dhe rritje më të madhe të pensioneve.
-
VIDEO
Revoltohet Flamur Noka: Kush jeni ju që më shënoni emrin në listë si deputet i pavarur, të jetë hera e fundit
Deputeti Flamur Noka është shfaqur i nervozuar në Kuvend. Gjatë seancës parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Noka i është drejtuar kryetares së Kuvendit me tone të ashpra.
"Kush ua ka dhënë lejen juve që emri im në lista të shënohet 'Flamur Noka deputet i pavarur', është hera e fundit që ndodh kjo", i është drejtuar Noka, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Nikolla ka sqaruar se ai është i përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.
"Emri juaj shënohet kështu sepse grupi Parlamentar i PD-së ju ka përjashtuar, dhe ju e dini shumë mirë se përse ua shënojmë kështu. Nëse doni që këtë problem ta transferoni te ne në rregull", ka thënë Nikolla.
Por, Noka, ndërsa ka vijuar me akuza për Bashën dhe Ramën i ka kërkuar Nikollës që të pyesë demokratët e Kamzës, Zallherrit dhe e të Tiranës.
-
VIDEO
Deputetët demokratë i bashkohen Ilir Metës: Do të jemi kudo që të ketë protesta
Më 13 shtator, Partia e Lirisë ka thirrur protestë para inceneratorit të Tiranës. Përveç deputetëve që mbështesin Ilir Metën, të pranishëm do të jenë edhe deputetët demokratë. Në fjalën e tyre para Kuvendit, deputetët e PD janë të ndarë në vendimin nëse do të jenë pjesë e protestës.
-
VIDEO
Flamur Noka: I vetmi njeri në Shqipëri që ka ndihmuar në luftën kundër krimit është një kriminel, Nuredin Dumani
Gjatë fjalës së tij në Parlament, deputeti i Rithemelimit Flamur Noka tha se akti normativ për vendosjen e flamurit Kombëtar krah atij të BE-së ka mbështetjen e të gjithëve, por megjithatë, qeveria po e bën për “show” pasi përtej gjesteve të tilla sipas Nokës e kanë bllokuar rrugën drejt unionit, me “injorimin” e procesit të Berlinit dhe nismën Ballkani i Hapur.
“Ky akt normativ ka mbështetjen e çdo deputeti sepse ka të bëjë me vendosjen e Flamurit Kombëtar krahas atij të BE-së. PD e ka pasur aspiratë të kahershme këtë. Ai flamur, po të mos ishte politika e Edi Ramës, do të ishte vendosur aty në vitin 2012. E keni zvarritur 10 vjet. Edhe tani, pavarësisht se BE u tregua zemërgjerë për shkak të luftës në Ukrainë, kryeministri e qeveria s’po bën asnjë hap për në BE. Bëni ceremonira e show. Procesi i Berlinit është hedhur në kosh gjatë qëndrimit tuaj në pushtet, keni për padron Vuçiçin, e shërbeni nismës së Ballkanit të Hapur për ta kthyer Shqipërinë në një vend të shtatë të Ish-Jugosllavisë, ju po bëni gjithçka për ta përdhosur flamurin dhe për të penguar rrugën për në BE. Kryeministri Rama i dorëzuar, dje pranoi haptazi që shteti është i mposhtur nga krimi i organizuar, por në fakt as ka luftuar me krimin e organizuar”, u shpreh Noka.
Noka tha se Shqipëria, pavarësisht propagandës së Ramës është në “ditën e saj më të zezë”, dhe se shteti shqiptar nuk lufton me kriminelët por iu bëhet palë.
“Ju po tregoni që nuk keni asnjë ambicie apo dëshirë për të shkuar drejt BE-së, kryeministri juaj, mjeshtër i show-t, për të përdorur çdo gjë në funksion të propagandës kur Shqipëria është në ditën më të zezë të saj. Fajtor është Edi Rama, qeveria e tij dhe ky Parlament që është shndërruar në një noter i të gjitha akteve kriminale që ka sjellë Rama dhe qeveria e tij në këtë vend. I vetmi njeri në Shqipëri që ka ndihmuar në luftën kundër krimit është një kriminel, Nuredin Dumani, i cili po të mos ndjente rrezikun e jetës së vet, zbulueshmëria e krimeve të rënda në vend dot ët ishte zero, sepse kjo është agjendë: të hanë kokat me njëri-tjetrin. Policia nuk mund të luftojë ortakët e kryeministrit, nuk mund të zbatojë ligjin përballë atyre që janë më të fuqishëm se ajo”, tha Noka.
-
VIDEO
Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Balla-opozitës: Moment kur duhet të jemi të gjithë bashkë
Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek shkëputja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Iranit, pas sulmit kibernetik ndaj portaleve qeveritare.
-
VIDEO
Berisha: Jemi mbledhur për akt fasadë! Kjo qeveri ka flamurin e Beogradit për flamur të vërtetë
Sali Berisha ka folur në Kuvend për aktin normativ të vendosjes së flamurit të BE-së në institucionet shqiptare duke e cilësuar si akt fasadë. Në fjalën e tij, Berisha tha se flamuri i qeverisë shqiptare është ai i Beogradit, jo i BE.
-
VIDEO
Buxheti për Arsimin, Ilir Meta: Më i ulëti në rajon, qeveria nuk i ka prioritet të rinjtë
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta akuzoi sot Qeverinë shqiptare se nuk e ka prioritet arsimin e as të rinjtë, meqenëse edhe pse buxheti i arsimit është më i ulëti në rajon, është i pari që preket nga qeveria në raste emergjence.
-
VIDEO
Paketa e qeverisë për krizën, Tabaku: Zero paketë konkrete, janë 50 mln euro me ndryshim normal buxheti! Asnjë politikë mbështetëse, ndihmë si 'për mëshirë'
Në emër të Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka deklaruar se ndryshe nga sa deklaron Qeveria shqiptare nuk ka asnjë paketë antikrizë. Tabaku theksoi se nuk ka asnjë paketë të tillë dhe se sot janë 50 mln euro rutinë me ndryshim buxheti për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.
-
VIDEO
Rama-opozitës: Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishina për 3 ditë! Do hapim një kurs për t'ju mësuar leximin
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe për reagimet e tyre pas aksionit të IKMT në ‘Prestige’ duke thënë se kanë konsumuar energji për tu tharë pasi u zhytën në pishina. Teksa theksoi vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të shkojnë për përdorim publik, Rama tha se nuk kanë kuptuar asgjë por do të hapë një kurs për t’i mësuar leximin.
-
VIDEO
Presidenti italian në Tiranë: Shqipëria partnere mjaft e rëndësishme për Italinë në rajonin e Ballkanit
Presidenti italian në vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, gjatë konferencës së përbashkët me homologun, presidenti Bajram Begaj, nënvizoi theksin tek marrëdhëniet e bashkëpunimit midis dy vendeve.