-
VIDEO
Rama: Ka ardhur koha, do rrisim menjëherë pagat në polici, sidomos për nivelin bazë
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të rriten pagat në polici, sidomos në nivelin bazë.
-
VIDEO
Rama: Që nga fillimi i punës së AMP janë dënuar me burg 29 policë, vite më parë ishte e pamendueshme
Që prej nisjes së punës së AMP-së, kryeministri Edi Rama thotë se janë dënuar me burg 29 punonjës policie, 31 të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërsa 20 të tjerëve u është ndaluar të ushtrojnë detyrën. Rama tha se Policia e Shtetit po kalon në një tjetër stad, që disa vite më parë ishte e pamendueshme.
-
VIDEO
Rama: Të paudhët nuk janë shëmbëlltyrë e policisë, por jashtëqitje! Hovi i tyre muajt e fundit të marrë fund
Kryeministri Rama, duke nënvizuar edhe një herë dhimbjen për ngjarjen e rëndë të Himarës ku u vra një vogëlushe, tha se të paudhët kanë marrë një hov kohët e fundit në polici, paudhësi e cila do të marrë fund.
-
VIDEO
Tragjedia në Himarë, Rama: Revoltuese se autori ishte polic, të marrë ndëshkimin më ekstrem! Policia në udhëkryq, sfidë e madhe për ta kapërcyer
Kryeministri Edi Rama po prezanton Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ramaka komentuar tragjedinë në plazhin e Himarës, ku polici përplasi për vdekje 7-vjeçaren.
-
VIDEO
Urdhëruan sulmin kibernetik, Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Rama: Kemi prova! Angazhoi 4 grupe, njëri prej tyre më famëkeqi
Shqipëria prish marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online.
-
VIDEO
Zv.ministrja e Brendshme në 'Territoriale': Kemi që në 09:00 që presim, të bëjmë prezantim! Çupi: Duhet të ishte vetë Çuçi këtu
Romina Kuko, zv.ministrja e Brendshme ka kërkuar fjalën e saj në Komisionin e Reformës Territoriale, por është përballur me Dhurata Çupin, e cila i tha se në seancë duhet të ishte i pranishëm vetëm mnistri Çuçi.
Kuko: Ne kemi që prej orës 09:00 që presim. Kemi axhendë, nëse mundet bëjmë një prezantim dhe kthehemi në një moment tjetër për të vijuar, ose propozojmë ta shtymë për një moment të dytë.
Çupi: Në këtë seancë duhet të ishte vetë Ministri Çuçi. S’mund të kishte axhendë më të rëndësishme për ministrinë e brendshme sesa të jetë në këtë komision. Këtu bashkitë u ankuan për centralizimi, dhe duhet një përgjigje për këtë, pse pushteti vendor vuan nga centralizimi, dhe pse nuk po ecet me decentralizimin?
Në 2014 u bë një reformë që dështoi. Ne si opozitë do të propozojmë paketë rregullatore dhe hartën shoqëruese.
-
VIDEO
'Territorialja', Kume: Riorganizimi i pushtetit lokal nuk mjafton në hartë! Të bëhet ndërhyrje në Kushtetuese dhe të përcaktohen 2 rajone
-
VIDEO
Meta kandidat për Kryetar Bashkie në Tiranë? Luçiano Boçi tregon ambicien e kreut të PL-së
I pyetur nëse Ilir Meta do të kandidonte për Kryetar Bashkie i Tiranës në zgjedhjet lokale, siç është përfolur, Boçi citoi përgjigjen e Metës në lidhje me këtë, duke thënë se ai “ka ambicie rivendosjen e demokracisë. Ndërsa, për protestën e këtij muaji të paralajmëruar nga Meta, Boçi tha se edhe Rithemelimi është pjesë e këtij aktiviteti.
-
VIDEO
Rithemelimi: Bujqësia në krizë, ja propozimet që kemi për të nxitur prodhimin vendas
Sipas Sharkës, në kontekstin e krizave botërore, dhe situatës së vështirë ku ndodhet sot bujqësia, Rithemelimi, vlerëson si emergjente marrjen e disa masave të menjëhershme për të nxitur prodhimin vendas, dhe frenuar braktisjen e bujqësisë dhe të zonave rurale
-
VIDEO
Ish-kryepolici tha se 14 kriminelë u arratisën se operacionet u dekonspiruan, Çuçi: Do nisë hetim i thelluar, në pyetje edhe Gledis Nano
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimeve të qeverisë ka komentuar edhe deklaratën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të policisë së Shtetit Gledi Nanos, se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve
-
VIDEO
Agalliu: Shqipëria me çmimin më të lartë të naftës në rajon, PD kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës
Deputeti i PD-së Arbi Agalliu akuzoi qeverinë për çmimet e larta të karburanteve, duke thënë se prej muajsh Shqipëria renditet në 10 vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në botë, dhe ka çmimin më të lartë në rajon.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik nga Irani/ Rama: Kemi prova të pakundërshtueshme! Angazhoi 4 grupe, njëri prej tyre më famëkeqi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me autorët e sulmit kibernetik të shërbimeve online.
"Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.
Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.
Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë", tha Rama.