-
VIDEO
Çfarë sjell vjeshta e nxehtë e opozitës?
-
VIDEO
Debati në Parlament, Spiropali: Je pensionisti më i shtrenjtë
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin ka debatuar sot me kryetari e Partisë demokratike Sali Berisha, në seancën e radhës në Parlament. Ajo e quajti Berishën si pensionisti më i shtrenjtë në vend.
Ndërkohë Berisha në replikën nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se dashuria e ministres për pensionistët, konkretizohet pa dyshim në një rast të denoncuar nga “Qytetari dixhital”, për privatizimin e një pjese të një fushe futbolli në një nga fshatrat e Fierit.
-
VIDEO
Kuvendi voton, Tritan Shehu kërkon fjalën: Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni! Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm?
ritan Shehu ka kërkuar fjalën e tij pasi Kuvendi kreu procesin e votimit. Ai është shprehur se ky veprim nuk ëhstë aspak demokratik.
‘Akoma pa mbaruar diskutimet ju votoni ligjet që do votojmë. Ne ose flasim këtu, ne flasim për por apo kundër. Unë mund të jap argumente për kryeministrin. Pse shkatërroni një element demokratik kaq të rëndësishëm. Ju thoni e kanë vendosur kryetarët e grupe, po nëse janë çmendur këta? Kjo është çmenduri! Ju takon juve zonjë parlamenti, të vendosni rregull.’- tha Shehu.
Replikës së tij iu përgjigj kryetarja e Kuvendit, e cila tha se duhet të kryehen votimet në orën 18:00.
Nikolla: Ne kryem votimet në orën 18:00 për procedurë. Do ta diksutojmë nëe konferencë kryetarësh dhe me sekretariatin e votimit.
-
VIDEO
Nikolla priti Presidentin italian Mattarella: Italia, pjesë e jetës së çdo shqiptari
“Italia është pjesë e jetës së çdo shqiptari.”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, në takimin e sotëm me Presidentin e Republikës së Italisë, z. Sergio Mattarella si edhe delegacionin që e shoqëronte, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri. Në takim ishin të pranishëm Zëvëndëskryetari i Kuvendit, z. Agron Gjekmarkaj, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, znj. Mimi Kodheli, Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë me Italinë, z. Arben Pëllumbi, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri.
-
VIDEO
Anijet për prodhimin e energjisë, Berisha: Qeveria mashtron, nuk punojnë me gaz! Do prodhojnë qindra tonelata squfur, do helmoni qytetarët
Në fjalën e tij në Kuvend Sali Berisha ka komentuar anijet që do të përdoren për prodhimin e energjisë elektrike. Berisha tha se qeveria i mashtron qytetarët që punon me gaz, por sipas tij ato punojnë mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur.
“Ju mashtroni ato që keni shkruar. I dhatë një goditje të rëndë shtresës së mesme me çmimin e energjisë. Ju dilni e blini me çmime 2-fish 3-fish mbi bursën. Tani po sillni gjigandët e ndotjes, gjeneratorët nga Bangladeshi pa tender. I mashtroni shqiptarët se punojnë me gaz, ato punojnë me mazut dhe prodhojnë qindra tonelata squfur. Helmojnë Vlorën sikur të qarkulloni 100 makina për çdo 100 kilometër në ditë. Energjia e tyre kushton 360 euro megavati. Ju doni të vidhni, vidhni dhe vetëm vidhni shqiptarët. Ju jeni hajdutë jo evropianë, por të planetit të hajdutërisë ndoshta jashtëtokësore”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Në Shqipëri ka dopio krizë! Si në asnjë vend tjetër të europës, nafta ulet në bursë dhe rritet nga bordi komunist
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar paketën e dytë të rezistencës sociale.
“Flitet për krizë dhe ka një krizë nuk mund të mohohet, por në Shqipëri ka dopio krizë sepse në Shqipëri si në asnjë vend tjetër përveç spekulimit të spekulantëve në treg, kryespekulant është qeveria. Që vjedhin në mënyrë të papërmbajtur qytetarët. Nuk ka qytetar në Europë të vjedhur si shqiptarët. Kaluan një periudhë shumë të vështirë me dy-trefshim të produkteve bazë ushqimore, naftën në stratosferë, ka kapacitete turistike bosh, përveç hotelit të ndonjë deputeteje, deputeti. Si në asnjë vend tjetër nafta ulet në bursë rritet nga bordet komuniste.
Vjedhjeve të tmerrshme që bëni me punët publike, duke ndërtuar rrugët me çmim 8 herë më të lartë sesa standardi Europian. Shko zonjë e kontrollo rrugën Qukës-Qafë Plloqë. Çfarë na ka ndodhur, 17 metra disniveli, nga vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Dhe pastaj të marrim nja 15 milionë të tjera nga taksapaguesit dhe ti paguajmë aty. Por kjo nuk është gjë hiç, kjo është thërrime.
Dhe mblidheni këtu në vend që ta përmbysni këtë akt cinik që ju jep 3 milionë shqiptarëve me 50 milionë euro ndihmë. Tallje dhe vetëm tallje. Kosova që është me një GDP më të ulët se ne, një vend me histori të shkurtër pavarësie, me atë aktin normativ që dërgoi në parlament, përcaktoi 100 euro për çdo pensionist. Dhe pensionisti në Kosovë blen me çmimet 30% më të ulëta se në Shqipëri. Përcaktoi 100 euro për çdo student, 100 euro për çdo punonjës të ndërmarrjeve publike, përcaktoi 50 euro për çdo punonjës të administratës. Përcaktoi jo 10 po 100% të rritjes së ndihmës ekonomike. Çfarë bëtë ju? Ju mashtroni ato që keni shkruar”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Vjehrri yt ka zaptuar godinën në Fier që fëmijët e përdorin për stërvitje! Spiropali: Ti gllabërove kompleksin Partizani
Më përplasje është zhvilluar seanca në Kuvend mes Sali Berishës dhe ministres Elisa Spriopalit. Teksa po debatonin për krizën e ekonomike dhe paketën e dytë të rezistencës sociale, Berisha tha se është e pamjaftueshme për qytetarët.
Spiropali tha se kanë marrë masa afat mesme për të mbrojtur qytetarët, ndërsa e konsideroi Berishën si pensionistin më të shtrenjtë. Berisha iu kthye me mesazhin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, qytetari dixhital denoncon se vjehrri i ministres ka privatizuar godinën e një fushe futbolli në Fier që fëmijët e përdorinin për tu zhveshur. Ministrja iu përgjigj me kundërakuzë duke i kujtuar Berishës aferën me privatizimin e kompleksit Partizani.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Ka njerëz që punojnë në administratë, në polici, në kohë të vështirë. Paga minimale, 7% rritje e pagës, kemi shkuar te premtimi ynë dhe paga do jetë 40 mijë deri në fund të mandatit. Efekti financiar i paketës 43.1 mld deri më sot. Nuk mund ta dimë ç’sjell e ardhmja por dimë atë që kemi bërë deri sot dhe atë që do të bëjmë që ekonomia të vijojë të rritet nga raporti i Bankës Botërore është që deri në 2013 janë vitet më të errëta të varfërisë dhe ekonomisë. Për pensionistët mund të flasë ai që është ngritur me pasqyrë në dorë. Je pensionisti më i shtrenjtë i Shqipërisë, por do të të durojmë deri në fund.
Berisha: Nikola Makiaveli shkruan: Nëqoftëse do të njohësh inteligjencën e sundimtarit, shiko ata që ka përreth. Kjo ishte për atë. Por tani kam një problem të dytë, meqë zonja u gozhdua te pensionistët, e vërteta është që nuk mund të mohohet, se ajo ka një dhembshuri patologjike për një pensionist të vetëm në Shqipëri.
Dëgjoni pak të ju lexoj: Mirëmbrëma z. Berisha, jetoj në fshatin Frakull e Madhe në zonën e Fierit. Dua të tregoj se si po i shfarosin pronat që i përkasin publikut. Në fshatin Frakull ndodhet një fushë futbolli, ku është edhe një ndërtesë që i përket ekipit që stërvitet atje. Ose i përkiste më drejtë. Por ka dy vite që është bërë private, zhveshtorja e fëmijëve që luajnë futboll, ndërsa tani fëmijët ndërrohen jashtë në shi, në akull dhe të ftohtë. (Dashuri e madhe).
Prona është bërë private nga vjehrri pensionist i Elisa Spiropalit. Kjo dhembshuria jote për pensionistët konkretizohet në mënyrë të shkëlqyer. I nxjerr fëmijët të zhvishen në shi e akull dhe vjehrri lumturohet me ndërtesën e tyre. Qytetari dixhital thotë se, i është dhënë me ndërhyrjen e zonjës Elisa nga bashkia e Subashit. Shpresoj shpërndani pasi nuk dua kurrë të vete në atë vend, sepse gjithçka po përvetësohet ndaj tyre”, tha Berisha.
Spiropali: Ma kujtoi sërish Montalnelin me zhurmat që bëni ju, ka thënë nuk ju detyron skllavopronari të jeni ashtu dhe kur shpërtheni kështu më kujtoni këtë rol. Ka kompleksin Partizani që ja dha familjarëve me topa e toka pa asnjë kujdes për ligjin e procedurën, për fytyrën e tij meqë e përmend kaq shumë në publik. SPAK-u nuk e ka parë atë dosje, nuk e di si janë gllabëlluar të tëra nga soji e sorollopi i tij. Së bashku me klithmat e të vrarëve ti dëgjojë një ditë e ti arrijë deri tek dera e tij.
-
VIDEO
Spiropali-Berishës: Pse e bën ashtu dorën apo sa ke ardhur nga Gjiri Lalzit dhe pishinat? Mendon se do bësh revolucion
Ministrja e marrëdhënieve me Parlamentit, Elisa Spiropali ka pasur një përplasje me Berishën në Parlament me ish kryeministrin Berisha.
Pse e bën dorën ashtu apo ke ardhur nga gjiri i Lalzit apo nga pishinë ku ishte dhe mendon se do bësh ndonjë revolucion. Ke një aleat aty jashtë që edhe ai është duke fol përçart se ca frikë ka se kujt i trembet e di ai. Ju problemin e keni me pasqyrën jo me ne. Ke bërë gati laptopin. Nuk e kuptoj ku të çon ajo mushkë. Ne kemi punët tona s’po merremi me pensionistët.- tha ajo.
-
VIDEO
Sula: Hënga 5 kokrra fiq dhe u knaqa, qeveria merr kuintal me lekë e s'ngopet! Këta që kanë lindur para '90 kanë qenë pabuksa, s'i quaj oligarkë
Deputeti demokrat, Dash Sula ka folur në Foltoren e Kuvendit për rritjen e çmime ku ka hedhur akzua në drejtim të qeverisë se është shkëputur nga realiteti dhe nuk e kupton se sa ka ndikuar kjo krizë te qytetarët.
“Pse iku ministrja, apo nuk e pëlqen kosin dhe bukën. Duhet të kuptoni një gjë, jeni shkëputur nga realiteti, a besoni ju që ka njerëz në Shqipëri, nuk ka më o njerëz, nëse regjimi i Enver Hoxhës të fuste në burg, ju e kemi në të thjeshtë, përzini ato që votojnë kundër dhe mbani vetë administratën, a e kuptoni
Ta konsumon plaku plaka apo mbi 50 vjec? Të gjithë mundohemi të mbajnë dietë. I vetmi vend që në kohë krize është pasuruar. Si është kjo, një familje që ka 4 veta punë, i merr ato para dhe nuk iu jep gruas dhe fëmijëve, i merrni këto para dhe iu jepni atyre grupeve, nuk i quaj oligark se ne që kemi lindur para 1990 gjithë pabuksa kemi qenë, janë bërë të pasur tani, që kanë ardhur nga hani i hanit dhe mes Tiranës janë bërë me pasuri miliona euro, një oligark që vetëm për dasmën ka shpenzuar 120 mijë euro për të zbuluar sallën, po qeveria nuk e di, se 30 mijë lekë të vjetra për të paguar një fshatar që vjel rrushin. 99.9% thotë nuk blenë shtëpi familjet e reja, më pyeti njëri “ore a do ngopet kjo politike me pushtet e para”, i thashë “jo”, “a do bëhet njëherë Shqipëria”, i thashë “jo” dhe e kam bindje. Pse nuk do bëhet? Pa ik ne kjo klasë politike, se po ju them janë shkëputur nga realiteti, unë flas për popullin, unë mbrëmë kam ngrënë 5 kokrra fiq dhe ndjeva kënaqësi dhe fërkova barkun, ndërsa këto nuk i kënaqin kuintalët e parave se nuk kanë më vlerë. Mendoj o vëllezër që kjo punë me keq do shkojë”, tha Dash Sula.
-
VIDEO
Debate në Kuvend, Berisha nuk lëshon Foltoren, Felaj: Uluni, ç'është kjo mani e juaja për të pushtuar
Debate në Kuvend, Sali Berisha nuk lëshon Foltoren.
Sali Berisha: Kreu i juaj duhet të jetyë këtu e t’u thotë qytetarëve se …(flet pa mikrofon)
Ermonela Felaj: Jeni pa mikrofon dhe keni zënë foltoren. Do keni fjalën se jeni regjistruar në listën e diskutantëve dhe thojini këto kur të keni radhën, mos kërkoni fjalën për procedurë. Ju lutem uluni, kthehuni në vendin tuaj.
Sali Berisha: Ju thoni shqiptarëve mos i lari rrobat me 90 gradë
Ermonela Felaj: Kthehuni në vendin tuaj, zënia foltores është në shkelje të ligjit. Ca është kjo mani për të pushtuar, uluni. Mos i fyeni njerëzit në parlament, kur të vijë radha për të folur, flisni
-
VIDEO
Masat e qeverisë për rritjen e çmimeve, Partia e Lirisë: Nuk luftohet varfëria me ‘Paketë thërrimesh’! Vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton të ardhura
Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me paketën e dytë anti-krizë të propozuar nga qeveria ditën e sotme. Duke cilësuar si ‘Paketë Thërrimesh’, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushit tha se vetëm indeksimi me ligj i pagave garanton më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për punonjësit e administratës dhe familjet e tyre.
‘Pagat në administratën publike nuk janë rritur nga muaji mars i vitit 2017, përjashtuar pagat e arsimtarëve dhe të mjekëve. Duke mos i rritur pagat për punonjësit e sektorit shtetëror apo duke i rritur në mënyrë të diferencuar Qeveria ka shkelur hapur parimin e përfitimit, që duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Jo vetëm kaq, por Qeveria ka shkelur hapur edhe detyrimin e saj për të mbrojtur nivelin e jetesës së nëpunësve publikë në kushtet kur rritja abuzive e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonomitë familjare, që e ka bërë koston e jetesës së përballueshme.
Nga viti 2017, kur pagat në administratë kanë ngelur njësoj, çmimet kanë kaluar vit pas viti në stratosferë. Referuar vetëm 8 muajve të fundit çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur progresivisht, duke kapur nivele dyshifrore:
-
VIDEO
Balla: Nuk presim që opozita të votojë aktin normativ për buxhetin! Ai që vari tabelën, iku t'ia fusë gjumit
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në Kuvend për kritikat e Jorida Tabaku duke thënë se bëri një gafë me propozimin që aktet të shkojnë në Komisionin e Ligjeve. Duke iu referuar tabelës me cmime që vuri Dashnor Sula në Kuvend, ku tregonte rritjen e çmimeve nga viti i shkuar në këtë vit, Balla tha se deputet demokrat shkoi t'ia fusë gjumit.
“Ne nuk presim që opozita të votojë as aktin normative për buxhetin, as buxhetin. Ky është ndër ato votime që gjithmonë ndan mazhorancën nga opozita. Nuk ka një opozitë në botë që voton buxhetin e mazhorancës. Beteja është e tillë që ndahemi tek votimi. Ju doni të vini në qeveri dhe ta bëni ju buxhetin duke qeverisur dhe ne kemi alternativën tonë.
Dëgjova sot disa diskutime, më e ndezura ndër to e Tabakut që vinte në dyshim qasjen tonë të majtë. Bëri një gafë se një ndër propozimet që bëri është prej atyre diskutimeve që në Bundestagun gjerman kishte debatin më të madh ku partia simotër e PD ishte kundër një propozimi që bëri Tabaku këtu.
Ne jemi këtu e do të vijojmë të jemi të majtë. Kishte plot diskutime për fashën 800 këh dhe po jua rikonfirmoj se 96% e konsumatorit familjar janë këta. Keni bërë tabelë e keni lënë atje dhe ja keni futur gjumit”, tha Balla.