-
VIDEO
Vasili akuza kryebashkiakut të Shijakut: Gënjeu publikisht, i kanë dhënë 20 mln lekë inceneratorit
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në fjalën e tij bashkë me kryetarin Ilir Meta, tha se kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka gënjyer publikisht.
-
VIDEO
Meta i kundërpërgjigjet kryebashkiakut të Shijakut: E rëndë të gënjesh! Kryerilindasi merr taksa dhe depoziton plehrat si male
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një prononcim për mediat ka folur për djegien e mbetjeve në Shijak ku sipas tij është e rëndë të gënjesh ashtu siç bëri kryebashkiaku.
-
VIDEO
Rama për median franceze: Integrimi i Ballkanit i sjell Europës siguri e unitet
Kryeministri Edi Rama u shpreh në një reportazh të kanalit francez “Metropole” se pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë dhe gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në vendin tonë
-
VIDEO
Opozita dërgon në Gjykatën Kushtetuese padinë për Bordin e Transparencës: U shndërrua në klubin e oligarkëve
TIRANË- 28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula tha se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.
-
VIDEO
Vendosja e flamurit të BE-së në institucionet kombëtare, Tabaku: Pse u bë me akt normativ! Balla: Është detyrim që ka të bëjë me dialogun
Në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian, u miratua kalendari i punës për periudhën 5-30 shtator, ndërsa u shqyrtua edhe akti normativ për vendosjen në çdo institucion publik krah flamurit të Shqipërisë edhe ai i Bashkimit Europain
-
VIDEO
Operacioni i IKMT në ‘Prestige’, PD kërkon seance dëgjimore te 'mediat': U godit fjala e lire! PS: Është çështje ndërtimore
Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Informimin Publik për goditjen e grupit mediatik Ballkan ëeb. Ato kërkojnë të thirren drejtuesit e grupit mediatik në lidhje me sulmin që është bërë nga qeveria, referuar operacionit të IKMT-së për prishen e pishinave në resortin ‘Prestige’.
-
VIDEO
Meta në Shijak: Këtu vepron mafia, merr lekët e plehrave dhe i djeg duke helmuar njerëzit
Pasi mori denoncimin nga qytetari dixhital, kryetari i Partisë së Lirisë shkoi vetë në Shijak për të parë djegiet e mbetjeve për të cilat akuzoi Bashkinë e 'Rilindjes'. Meta tha se ky është rezultati i vjedhjes së parave që duhet të shkojnë për plehrat të cilat digjen në mënyrën më kriminale duke rrezikuar shëndetin e njerëzve dhe të familjeve.
-
VIDEO
Berisha nxjerr Këlliçin në mbrojtje të Metës: Rama manipulon dosjet e kundërshtarëve për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve
Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë nisur tashmë bërjen e opozitës së përbashkët. Sot në mbrojtje të ish-presidentit ka dalë deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili thotë se kryeministri Edi Rama po manipulon dosjet e Sigurimit të Shtetit për të sulmuar kundërshtarët e tij politik.
-
VIDEO
PD dhe PS bien dakord: Do i propozojmë Kuvendit shtyrjen me 6 muaj të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore
Në mbledhjen e sotme, deputetët kanë rënë dakord që t’I propozojnë Kuvendit, shtyrjen me 6 muaj afati i Komisonit të Reformës Zgjedhore.
-
VIDEO
Mblidhet Komisioni i ‘Territoriales’, eksperti: S’mund të bëjmë reformë për votat, por për qytetarët! Numri i Bashkive të dalë pas analizës së plotë financiare
Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Reformës Territoriale, në nisje të saj është marrë mendimi i Fatlum Nurjas, ekspert i projektit ‘Bashki të Forta’.
-
VIDEO
‘Mirëmëngjesi’ Rama nis ditën me pamjet e spitalit të ri të Laçit
Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës (5 shtator) spitali i ri i Laçit hapi dyert, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, një investim i qeverisë shqiptare
-
VIDEO
Meta në Berat: Kupa është mbushur! Do ta palosim Edi Ramën, ju duket i gjatë ai juve po e njoh unë shumë mirë
‘Me një uri të jashtëzakonshme për të vendosur demokracinë’, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta siguroi qytetarët se pushtetit të Edi Ramës po i vjen fundi. Për ta bërë edhe realiste këtë deklaratë të tij, Meta u tha qytetarëve në Berat se pavarësisht se Rama është ‘i gjatë’ ai e njeh shumë mirë dhe se pushtet e tij do shemben dhe do të palosen.