• VIDEO

    Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin! Rama: Kemi prova që sulmi kibernetik u bë me urdhër të tyre! Angazhoi 4 grupe, njëri prej tyre më famëkeqi

    Shqipëria akuzon Iranin se fshihet pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online. Burime për Report Tv bëjnë me dije se dje Shqipëria i ka dërguar notë verbale ambasadës së Iranit. Vendimi pritet të bëhet i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë.

  • VIDEO

    'Territorialja', Mazniku: Propozoj që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën

    Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbër Mazniku propozoi në Komisionin e Reformës Territoriale që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën.

    •  
  • VIDEO

    Të punësuarit në Bashkinë Lezhë, Ndreu: Nuk i kupton shifrat që të kanë ardhur, bën debat pa lidhje! Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu

    Shifrat e të punësuarve në bashkinë Lezhë kanë sjellë debat mes Dhurata Çupit dhe kryebashkiakut Pjerin Ndreu. Cupi tha ka kërkuar informacion në lidhje, ndërsa Ndreu i thoshte se nuk arrinte të kuptonte se për cfarë bëhej fjalë.

    Dhurata Çupi: Në datën 26.7.2022 jam drejtuar me shkresë për informacion.

    Pjerin Ndreu: Është shifër që fut bashkë dhe ka 2 shtylla. Më vjen shumë keq. Duhet të kuptosh cfarë ka ardhur

    Dhurata Çupi: Nuk të lejoj të më flasësh kështu. Kam kërkuar informacion për numrin e punonjësve të bashkive.

    Pjerin Ndreu: Ka 2 ndarje për numrin e punonjësve të bashkive.

    Dhurata Çupi: 2 po të citoj dhe unë. 659 dhe 129 në Bashkinë Lezhë.

    Pjerin Ndreu: Është e gabuar.

    Dhurata Çupi: Është shkresë zyrtare.

    Pjerin Ndreu: Je duke bërë debat që nuk ekziston. Cdo bashki ka 2 pjesë të punësuarve, pjesën që e paguan nga të ardhurat e veta dhe të deleguar që kanë lidhje me kopshtet, cerdhet e rrugë rurale.

    Dhurata Çupi: Nuk të lejoj të thuash nuk e kupton.

    Pjerin Ndreu: Po bën debat pa lidhje.

  • VIDEO

    ‘Territorialja’, Dule: Pohoni se ka fshatra inekzistente! Katastrofike që nuk është frenuar ky proces shpopullimi

    Deputeti Vangjel Dule foli në Komisionin e Reformës Territoriale duke thënë se u pohua për fshatra inekzistente që ka filluar para shumë vitesh por nuk është frenuar. Ai e cilëson katastrofike faktin që nuk ngadalësuar.

    “Demokracia nuk është proces që nis dhe mbaron me ditn e zgjedhjeve. A mendoni se Reforma e 2014 ka krijuar probleme? Me kontaktin që kam me disa bashki di që ka krijuar probleme. A ka një harmoni në Këshillin Bashkiak të Tiranës kur shumica nuk kanë lidhje me komunitetin? A mendoni se duhet ndërhyrë në ligj për funksionimin e pushtetit vendor? U pohua fenomeni i zbrazjes së zonave rurale. U fol për fshatra inekzistente, problem që nuk nisi as me Reformën e 2014, por nuk është frenuar, përkundrazi është përshpejtuar.

    Nuk keni arritur ta ngadalësoni këtë process, është katastrofike. Ajo që do të doja të konkludoja është se nuk është synimi i këtij komisioni që të vlerësojë se nëse administrate aktuale e njërës bashki apo e tjetrës funksionon më mirë. Pse nuk propozoni të merren nismat ligjore që tu krijojnë hapësira bashkëpunimi me sektorin privat?” – tha Dule.

  • VIDEO

    'Territorialja', Topçiu: Të rishikohen pagat e punonjësve në bashki, nuk vijnë arkitektë me rrogë 60 mijë lekë

    'Territorialja', Topçiu: Të rishikohen pagat e punonjësve në bashki, nuk vijnë arkitektë me rrogë 60 mijë lekë

    Gëzim Topçiu, i cili ka marrë 6 mandate në Bashkinë e Maliqit tha në Komisionin e Reformës Territoriale se burimet njerëzore nuk janë të mjaftueshme dhe shtoi se duhen rishikuar pagat e punonjësve në Bashki.

    “Të ardhurat nuk janë të fragmentizuara, por të përqëndruara. S’do paguhen rroga për shtatë financier, por për një. Në këto tetë vite kemi realizuar 198 projekte, 14 shkolla të rehabilituara, 172 km kanale në fushën e Maliqit të rehabilituara.

    Duhet të ketë një transfertë të veçantë për investimin, sipas peshës dhe % që i takon çdo bashkie. Burimet njerëzore jo të mjaftueshme. Nëse kemi ne nevojë për inxhinier, arkitektë apo profesionistë të tjerë, mendoje po të ishte bashkia apo komuna më e vogël. Rroga për ta në shtet do ishte 50 mijë apo 60 mijë lekë të reja dhe nuk të vjen njëri në punë më këtë pagë arkitektë në bashki. Kjo duhet rishikuar”, tha Topçiu.

    •  
  • VIDEO

    ‘Territorialja’, ish kreu i PD Mallakastër: Bashkitë të mos mbeten në oreksin e kryeministrit! Shumë punonjës marrin rrogën e rrijnë në shtëpi

    Ish kreu i PD në Mallakastër, Agron Kapllanaj kërkoi që kryeministri apo qeveria të mos ndikojë më në preferencat e kryeministrit. Në fjalën e tij në Komisionin e Reformës Territoriale, u shpreh se ka qenë i diskriminuar kur ka drejtuar Mallakastrën. Ndër të tjera bëri kërkesë që numri i punonjësve të bashkisë të jetë me ligj, jo të bëhet me urdhër partie.

    “Zona Fratarit në Mallakastër mund të ishte më vete. Bashkia jonë jo e madhe dhe e vogël, dhe territori është shumë i madh dhe jo çdo pjesë e aksesueshme. Sa i përket menaxhimit të financave, duhet të marrë fund preferenca e një kryeministri. Duhet të bëhet me një reformë në parlament se nuk mundet që Bashkia të mbetet në oreksin e një kryeministri apo qeverie, financoj apo jo unë.

    Kur kam drejtuar Mallakastrën, kam qenë i diskriminuar. Ja kam thënë edhe kryeministrit. Administrata të na thotë që ky projekt ka mangësi, ka probleme, le të ma thonë. Nuk më ka ardhur asnjë vërejtje për asnjë lloj projekti.  

    Numri i punonjësve të bashkisë të jetë me ligj, jo me urdhër partie sipas oreksit gjatë fushatës zgjedhore. Shumë s’vijnë në punë dhe marrin rrogën e rrinë në shtëpi se kështu është interesi i partisë. Bëjmë dëm të madh jo vetëm tek financa e bashkisë, por edhe tek këta persona që mësohen me dembelizëm. Doja t’ju bëja një thirrje ju si përfaqësues politik, le të mos fillojmë debatet kush ka kërkuar Reformën, por të miratojmë një Reformë Territoriale ndër vite për të mirën e qytetarëve”, tha Kapllanaj.

  • VIDEO

    'Territorialja', Ndreu: Halli i ndarjes së territorit!Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në rurale

    Në fjalën e tij gjatë Komisionit të Reformës Territoriale, u shpreh se bashkitë janë produktive dhe kanë ulur borxhin 50%. Ai shtoi se bashkinë e ka marrë me 4.6 miliardë lekë borxh ndërsa sot borxhi është 1 miliard lekë. Ndër të tjera theksoi se në zonat rurale ka shërbime.

    “Halli i ndarjes së territorit dhe lënia pas dore e elementëve të tjerë është jo efektive. Nuk po merremi me problematikën, por halli është si do parcelizohet vendi. Me reformën territoriale është krijuar një situatë e re, që ka grupuar të gjitha komunat e bashkitë në një njësi të madhe.

    Përfaqësimi është realizuar, ndryshe nga sa kam dëgjuar në tavolina të ndryshme. Çdo njësi vendore, çdo cep i territorit është e përfaqësuar jo vetëm me një, por edhe me dy apo tre persona në Këshillin Bashkiak. Kjo vërtetohet vetëm duke parë vendbanimin e çdo anëtari të këshillit bashkiak. Nëse ka institucione që janë produktive në këtë shtet, janë bashkitë. Bashkitë kanë ulur borxhin 50%. Në Bashkinë Lezhë e mora me 4.6 mld të vjetra borxh, sot afro 1 miliardë.

    Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në zonat rurale, nëse ndodh është mungesa menaxheriale e kreut të bashkisë. 300 km kanale kulluese në zonat rurale kemi bërë ne. Askush se kishte bërë më herët. Kemi ndërhyrë në rrugë rurale 300 km, 60% e  buxhetit për zonat rurale”, tha Ndreu.'Territorialja', Ndreu: Halli i ndarjes së territorit!Nuk është e vërtetë që s’ka shërbime në rurale

  • VIDEO

    Nis me debate Komisioni i ‘Territoriales’, Denaj: E rëndë që karriget e opozitës janë bosh! Çupi: Duhet të ishte kryebashkiaku i Tiranës

    Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur me debate mes dy bashkëkryetareve Anila Denaj dhe Dhurata Çupi. Ndonëse ishte njoftuar të niste në orën 09:00, mbledhja nisi 30 minuta me vonesë dhe Denaj kritikoi opozitën që nuk ishte e pranishme. Çupi duke folur në mbrojtje të tyre u shpreh se duhet të ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

  • VIDEO

    Meta takim me gratë e partisë, flet për emigrimin e të rinjve: Familja shqiptare në rrezik! Qeveria ka instaluar dhunën

    Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta iu drejtua sot grave duke prekur problematikat e tyre që vijnë sipas Metës prej qeverisë së Ramës. Në një takim me gratë në strukturat e Tiranës të kësaj partie, Meta u ndal te emigrimi i të rinjve, të cikët largohen nga vendi pasi në Shqipëri me paga të ulëta dhe çmime të larta e kanë të vështirë të bëjnë një jetesë normale. Ai tha se Shqipëria nuk mund të arrijë nivelin e Europës në jetesë e përkrahje të qytetarëve nga qeveria, por mundet, së paku, t’i afrohet Kosovës e vendeve të tjera të rajonit që sipas Metës janë mirë në këtë aspekt.

  • VIDEO

    Braho në Report Tv: Sali Berisha ka dosje si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

    Pas dyshimeve për Ilir Metën, ish-deputeti Spartak Barho thotë se edhe Sali Berisha ka një dosje si bashkëpunëtor me sigurimin e shtetit. Në një intervistë në studion e Report Tv, Braho tha se Berisha ka një dosje të tillë që ekziston ende dhe sot e kësaj dite, teksa si ish-spiun përmend edhe emrin e ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

  • VIDEO

    Meta e Berisha në një linjë, ‘sulmojnë’ bashkinë e Shijakut: Po djegin plehrat, masakër mjedisore! Arbana: Sulm politik

    Aksionin opozitar kundër qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e nisi duke shkuar në atë që konsideroi një landfill të paligjshëm në të cilin Bashkia e Shijakut djeg mbeturinat duke dëmtuar shëndetin e banorëve. Përgjigjen e mori nga kryebashkiaku Enton Arbana, që e cilësoi sulm politik,

    • VIDEO

      Meta cakton datën: Më 13 shtator protestë para inceneratorit të Tiranës! Do të jem kudo ku është krimi dhe kryevepra e korrupsionit

      Kryetari i Partisë së Lirisë, ka caktuar datën e protestës së tij të parë në Tiranë duke njoftuar kështu njëkohësisht edhe nisjen e vjeshtës së protestave, të cilat janë paralajmëruar gjatë gjithë sezonit veror.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv