-
VIDEO
‘Zvërneci’, Rama: Investim 4 mld € nga Katari, Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5 që lejon ndërtimin! Toka iu ble pronarëve, rrethimi sipas lejes së zhvillimit
Kryeministri Edi Rama për herë të parë foli për akuzat e ngritura lidhur me resortin në Zvërnec dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të shtunën. Kryeministri theksoi se kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ende nuk ka leje ndërtimi, pasi po bëhet studimi mjedisor. Por, kompanisë në fjalë i është dhënë leja e zhvillimit, çka i lejon edhe rrethimin e pronës.
-
VIDEO
‘Zvërneci’/ Kryepolici Hita në Vlorë, ndalesa e parë në prokurori
Kryepolici Skënder Hita vizitën në Vlorë e ka nisur këtë të hënë në Prokurori. Hita po zhvillon në prokurori një takim me përfaqësues të saj.
-
VIDEO
Institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Pojskë/ Gogu: Të dënojmë fenomenet, por dhe të kthejmë fytyrën njerëzore për të rehabilituar
Ministri Toni Gogu tha se sistemi duhet të synojë jo vetëm vuajtjen e dënimit, por edhe rikthimin me dinjitet të personave të dënuar në familje dhe komunitet.
-
VIDEO
Projekti i Zvërnecit, Rama: Turizmi me ‘bukë me vete’ na duhej për promovim, tani na duhet ai i klasit! Pse t’i shohim fqinjët me zili?
Rama tha se projekti i Zvërnecit, i cili do të ishte i pari në Mesdhe dhe Europë sa i përket llojit të tij, do ta çonte Shqipërinë drejt turizmit elitar. Ai tha se deri tani është shfrytëzuar turizmi i masës për promovim, por kjo nuk sjell të ardhura dhe s’është synimi i tij për të lënë gjurmë.
-
VIDEO
Protestat në Zvërnec/ Rama: Nuk e kam betejën me ju, nuk e pranoj dot të shkoni pas ‘Berihanit’! Po ikën këta investitorë, s’do na vijnë të tjerë më
Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët e kanë mbështetur pikërisht për vizionin që qeveria nën drejtimin e tij ka dhe se luftën e ka së bashku me qytetarët dhe jo kundër tyre.
-
VIDEO
Zvërneci, Rama: Projekti vetëm në prona private! Laguna e marina nuk preken, është e shkruar!
Duke sqaruar projektin për Sazanin, Rama tha se është bërë e qartë në shkresat ku shteti shqiptar ka shprehur kushtet se projekti do të zhvillohet në prona private, nuk do të preket laguna e marina. Gjithashtu, në 2026 është dhënë leja për lejimin e materialeve të përkohshme që do të shërbejnë për studimin e zonës.
-
VIDEO
Ndërtimet në Zvërnec/ Rama: Projekti fillimisht është refuzuar, s’ka ende projekt arkitektonik të miratuar e as studim mjedisor! Kompania do gjobitet për gardhin me gjemba
Kryeministri Edi Rama tha se fillimisht investitorëve i është refuzuar projekti për të ndërtuar në Zvërnec dhe se leja i është dhënë master planit pasi janë plotësuar kushtet e vendosura. Rama thotë se deri më tani nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar e as një studim mjedisor të përfunduar. Ndër të tjera Rama tha se kompania investitorë në Zvërnec, do të gjobitet për gardhin me gjemba, i vendosur për të rrethuar kantierin.
-
VIDEO
Projekti në Zvërnec, Rama: Pishë-Poro s’është zonë e mbrojtur, lejon zhvillimin! S’po ndërtohet në Vjosë, ka nivelin më të lartë të mbrojtjes
Zona e Pishë-Poros për të cilën është protestuar gjatë fundjavës nuk është zonë e mbrojtur. Kryeministri Rama thotë se i përket kategorisë 5 së peizazhit të mbrojtur që lejon zhvillimin dhe bashkëjetesën me njeriun.
-
VIDEO
Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, Rama: Shteti reagoi menjëherë, nuk ka relativizim
Lidhur me projektin në Zvërnec, Rama thotë se kundërshtarët e këtij investimi nuk e duan. Ai ritheksoi se sjellja e kompanisë së sigurisë dhe Policisë së Vlorës ishte “e neveritshme”, por për këtë pati reagimin e duhur nga strukturat shtetërore.
-
VIDEO
Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë/ Rama: Ishte dhunë nga një grup rojesh, jo dhunë shtetërore! Nuk i shërben marrëdhënieve tona
Kryeministri Edi Rama komentoi dhe reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë ku kërkohej hetimi i situatës së krijuar në Zvërnec, pasi një shtetas grek mbeti i lënduar, i cili u cilësua në reagim si pjesë e minoritetit grek në Shqipëri. Rama tha se dhuna e ushtruar në protestën në Zvërnec, ishte dhunë nga një grup rojesh private dhe jo akt dhune shtetërore “siç ka ndodhur me shqiptarët në burgjet apo rrugët e Greqisë”.
-
VIDEO
‘Kemi mbrojtur interesin tuaj’, Rama për resortin në Zvërnec: Projektin e vjetër, ua kemi kthyer mbrapsht! Pretendimet mbi pronësinë legjitime, por zgjidhen në gjykata
Kryeministri Edi Rama thotë se shteti ka mbrojtur interesin e qytetarëve në projektin për ndërtimin e resortit në Zvërnec, duke theksuar se administrata shqiptare e ka kthyer mbrapsht projektin e vjetër. Sa u takon pretendimeve për pronësinë, Rama tha se ato janë legjitimi, pro zgjidhen në gjykata.
-
VIDEO
Zvërneci, Rama: Interesi ka nisur para 3 vitesh, e kemi bërë të qartë që është tokë private! Për Sazanin, shteti shqiptar ka kërkuar të jetë ortak
Kryeministri Rama thotë se projekti në Zvërnec, ndaj të cilit është protestuar gjatë fundjavës, ka nisur si interesim nga investitorët para 3 vitesh. Ai thotë se për Sazanin, qeveria shqiptare ka shprehur qëndrimin se është tokë shtetërore dhe ka kërkuar të jetë ortake në këtë projekt.