-
VIDEO
Bardh Spahia zgjidhet kandidat i Berishës për bashkinë e Shkodrës: Nuk ka vend për hakmarrje, qëllimi im përfaqësimi interesave të shkodranëve
Bardh Spahia është zgjedhur kandidat për kryetar i bashkisë së Shkodrës nga primaret e zhvilluara nga Sali Berisha me 1011 vota. Spahia tha se nuk ka vend për hakmarrje mes demokratëve, por objektivi i tij kryesor është bashkimi demokratëve.
-
VIDEO
E akuzoi se thyeu dyert e selisë, Bejko i përgjigjet Alikos: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, i është përgjigjur Dasho Alikos, pasi ky i fundit e akuzoi se ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër. Bejko mohon që diçka e tillë të ketë ndodhur, ndërsa shton se takimi është zhvilluar si zakonisht pasi ishte planifikuar nga strukturat dhe për çdo detaj teknik është proceduar sipas statuti. Nga ana tjetër Bejko, fton këdo që ka pretendimin më të vogël për çdo akt dhune t'i drejtohet organeve kompetente.
-
VIDEO
Berisha: Po nxjerr kandidatë kundër meje për hir të Ramës, Lul Brava i përfshirë në aferën e Portit të Durrësit! Në selinë blu do ndërtohen 4 kulla! Pse Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë kundër qeverisë
Berisha akuzoi nga Vau i Dejës Lulzim Bashën si të përfshirë në aferën korruptive të Portit të Durrësit ndërsa theksoi se ai po nxjerr kandidatë kundër tij për zgjedhjet e pjesshme, për hir të Edi Ramës. Berisha deklaroi se teksa Shqipëria po mbushet me drogë, qeveria është e përfshirë në afera korruptive dhe shqiptarët po largohen nga vendi, ambasadorja e SHBA Yuri Kim nuk thotë asnjë fjalë.
-
VIDEO
Rama intervistë ndryshe për revistën e njohur gjermane, rrëfen dhunën me shufra hekuri në 1997: Mrekulli që mbijetova! Ja pse vendosa të futem në politikë
'Mjeku që më trajtoi në Paris mendoi se ishte një mrekulli që mbijetova dhe se kjo ishte vetëm për shkak të aftësive dhe forcës sime fizike. Dikur kam qenë basketbollist në ekipin kombëtar. Në fillim ishte thjesht e tmerrshme, kishte ditë që nuk ndjeja absolutisht asgjë, më pas pati shpërthime euforie dhe në fund një fazë mjaft e errët. Kjo gjendje zgjati për muaj të tërë, edhe për shkak se Shqipëria ishte shumë e mbushur me dhunë, vazhdimisht në prag të luftës civile.'
-
VIDEO
Përfundon numërimi në Vorë, Lulzim Vrana kandidati fitues i Berishës për bashkinë e Vorës: Do kem kontakte dhe me demokratët e tjerë
Në Vorë ka përfunduar rezultati për zgjedhjen e kandidatit të Komisioni të Rithemelimit, ku fitues ka rezultuar kandidati Lulzim Vrana. Lulzim Vrana ka fituar me 277 vota.
-
VIDEO
Denoncimi i mbështetësit të Berishës, Dasho Aliko: Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë së PD-së në Gjirokastër! Basha mos të na quajë ne llum
Sipas deklaratës së bërë publike nga Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave
-
VIDEO
Proçesi në bashkinë Shkodër ka nisur në orën 08:00
Proçesi në bashkinë Shkodër ka nisur në orën 08:00
-
VIDEO
Kandidatët në garë për vendoret, sot primaret e Berishës
Kandidatët në garë për vendoret, sot primaret e Berishës
-
VIDEO
Ristani nga Vora: Jemi drejt një koalicioni! Kadidatët e vetëm më 6 mars janë të zgjedhurit nga primaret, të bravës nuk i llogaris
Arben Ristani tha nga Vora se kandidatët e Komisionit të Rithemelimit që do të votohen nga anëtarët e PD do të mbështet nga një koalicion partish në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ai shtoi se kadidatët e vetëm nga PD janë ata që do të dalin nga këto zgjedhje.
-
VIDEO
Mbështetësja e Berishës nga Shkodra: Nuk e kisha emrin në listë por votova! Helmi i Bashës më i rëndë se i Ramës
Shpresa Qehaja anëtare PD, pavarësisht se nuk e kishte emrin në listë ka votuar në primaren e Berishës në Shkodër. Ajo tha se "zhdukja" e emrit të saj nga lista është bërë me qëllim, për shkak se ajo është një mbështetëse e Berishës.
“Nuk e kisha emrin në listë, por unë votova. Jam një demokrate e flaktë me shpirt e zemër. Kam qenë në 13 protesta. Protestën e parë më kanë futur në burg 72 orë për Lulzim Bravën dhe sot jam në detyrim paraqitje dy herë në muaj në Tiranë. Kam shkuar të protestoj për të drejtat e mia. Më 8 janar shkuam me u fut në shtëpinë tonë. Sot jam me ilaçe për shkak të helmit. Helm kemi ngrënë në 13 protesta por ai helm ishte më e lehtë. PD pa Lulzim Bashën do të jetë më e fortë. Ma kanë hequr emrin nga lista se e kanë ditur se do votoj për Berishën”, u shpreh ajo.
-
VIDEO
Primaret e Berishës, Flamur Noka flet nga Vora, 'justifikon' pjesëmarrjen e ulët në votime: Demokratët e vërtetë po vijnë! PD e letrave e 'braktisur'
Deputeti demokrat Flamur Noka i pyetur nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku lidhur me pjesëmarrjen e ulët në primaren e Baskisë së Vorës, tha se demokratët e vërtet po vijnë.
-
VIDEO
Raporti i ri i KLSH, Joida Tabaku: U paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se raporti i KLSH për inceneratorët provoi vjedhjen kolosale të qytetarëve shqiptarë. Në një deklaratë për meidait, sipas Tabakut, u paguan 80 milionë euro për incineratorin që nuk ekziston.