-
VIDEO
6 marsi, Shehu: Garojmë me logon e një koalicioni të gjerë! Pampuri: Kandidatët janë përzgjedhur! Hitaj: Basha-Berisha jo me kandidat të përbashkët
Tritan Shehu, deklaroi këtë mbrëmje në emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, se ditën e dielë janë primaret që zhvillohen nga PD në 6 bashkitë dhe se do të garojnë me logon e një koalicioni të gjerë opozitar. Ndërsa deputetja e PD, Oriola Pampuri deklaroi se kandidatët e PD janë përzgjedhur dhe brenda pak ditësh do të bëhen të ditur emrat.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, PS zyrtarizon kandidatët në 5 bashki, lushnja ende pa emër
Zgjedhjet e 6 marsit, PS zyrtarizon kandidatët në 5 bashki, lushnja ende pa emër
-
VIDEO
6 mars mundim Ramën dhe Bashën, i ftuar Flamur Noka
Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda ndaj Lulzim Bashës mbrëmjen e së premtes në ‘Kontrast’ ku tha se Lulzim Basha gjatë protestave të dhunshme të vitit 2019 e ka future në kurth atë vetë dhe Edi Palokën. Flamur Noka tha se grupi i Berishës do të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 marsit në koalicion me LSI por është ne negociata dhe më të tjerë aleatë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, PS zyrtarizon kandidatët në 5 bashki! Në Dibër një bankier jashtë radhëve të socialistëve, surprizë në Vorë! Lushnja ende pa emër, shkak debatet brenda partisë
Kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi sot kandidatët në 5 bashki, ku surprizë ishte Dibra e Vora me emra jashtë radhëve të partisë. Bashkia e Lushnjes deri të martën mbetet ende pa një emër për shkak të debateve në parti.
-
VIDEO
'Pak burra janë gati të shkojnë në burg', Noka zbardh qëndrimin e Berishës për djegien e mandateve: S’e di a do keni këllqe ta mbani
Deputeti demokrat Flamur Noka ka kthyer sërish vëmendjen tek djegia e mandateve nga opozita, duke u shprehur se Lulzim Basha e bëri fakt të kryer pa e diskutuar më parë me strukturat. Për ‘Kontrast’ në Report TV, Noka zbuloi edhe qëndrimin e Sali Berishës.
-
VIDEO
Zbulohen emrat e kandidatëve për bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë
Zbulohen emrat e kandidatëve në për zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë Vorë dhe Rrogozhinë. Surprizë kandidati në Vorë, Blerim Shera, mësues.
-
VIDEO
Kundërshti mes socialistëve, Bashkia Lushnje ende pa emër! Balla: Do zyrtarizohet më 1 shkurt
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla tha se ende nuk ka një emër konktret për Bashkinë Lushnje. Ai tha se emri i kandidatit do të zyrtarizohet më 1 shkurt.
-
VIDEO
PS pa surpriza për kandidatët për Bashkinë Durrës dhe Shkodër, në Dibër një person jashtë radhëve të socialistëve
Gjiknuri: Kandidaturat janë përcaktuar, kemi end enjë diskutim për Bashkinë Lushnje. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emirjona Sako. Jemi të gatshëm të hyjmë me kandidaturat më të mira në zgjedhje dhe që të jenë figura dinjitoze që përfaqësojnë PS.
Drejtuesja e qarkut Shkodër, Bilali: Pas propozimeve të bazës vendosëm që për bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut
Drejtuesi politik i Dibrës, Manja: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale.
-
VIDEO
Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Amerikanët kërkuan ndihmën e Rudina Hajdarit që të merrte drejtimin e PD! Bisedat e Moore me Berishën! Ish-deputetja për Report Tv: S'kam koment
Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.
-
VIDEO
Gazment Bardhi publikon videon: Berisha-Rama-Meta kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë! Ja si janë të lidhur me njëri-tjetrin
Bardhi shprehet se njëri koordinon sulmin mbi Partinë Demokratike, tjetri financon 'Foltoren' dhe tjetri zbaton skenarin për shkatërrimin e PD. Sekretari i Përgjithshëm i PD thekson se të tre, Berisha, Meta dhe Rama kanë të njëjtin hall, mbajtjen peng të Shqipërisë.
-
VIDEO
Shkollat në Vlorë pa ngrohje, pezullohet mësimi! Nxënësit e shkollës 'Pavarësia': Na thanë ikni se është ftohtë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi problemet me ngrohjen në shkolla, por janë nxënësit ata që deklarojnë se as dje nuk kanë mundur të zhvillojnë orët e mësimit për shkak të të ftohtit dhe mungesës së ngrohësve në klasa. Kronika na njeh me këtë problematikë në shkollën "Pavarësia" të Vlorës.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 marsit, Shehi: Nëse opozita del me 3 kandidatë, beteja është e humbur pa nisur në të gjashta bashkitë
Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është i bindur se nëse opozita do të dalë e përçarë në zgjedhjet e 6 marsit, beteja do të jetë e humbur ende pa nisur.