-
VIDEO
'Deja Vu' e procesit të parë, SPAK kërkon 12 vite burg për Saimir Tahirin! Ish-ministri mbrohet sërish me tabelë! Disa herë u fikën dritat! Vendimi në 4 shkurt
Asgjë nuk ka ndryshuar në Apelin e GJKKO në procesin kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. SPAK ka kërkuar fiks të njëjtin dënim me nga 12 vite burg për Tahirin dhe Jaeld Çelën ndërkohë që ashtu si edhe disa vite më parë 2 vite më parë, ish-ministri u mbrojt duke radhitur në një tabelë faktet e tij. Është dhënë kështu pretenca e akuzës ndërkohë që pritet vendimi i Gjykatës.
-
VIDEO
'Harxhon 120 mijë euro për të udhëtuar me charter', Rama i përgjigjet PD: Produkt i matematikës 7x7 brava = 42 fluturime! Jam kryeministri i vetëm që udhëtoj me biletë ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka mohuar akuzat e artikuluara nga Partia Demokratike, se ka shpenzuar 120 mijë euro karburant për udhëtime me charter. Në një video, ku e ka ndërtuar në formën e një interviste dhe ka vënë deputeten Oriola Pampuri në rolin e gazetares, Rama i është përgjigjur një e nga një pyetjeve.
-
VIDEO
Berisha prezanton kandidatët e tij për 6 bashkitë edhe si përfaqësues të LSI: Do dalim në koalicionin 'Shtëpia e Lirisë'! Reagon PD: Koalicion ‘Non Grata’! LSI: Deputeti Basha i tmerruar
Sali Berisha e ka bërë fakt koalicionin me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Teksa ka prezantuar sot 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 6 mars Berisha tha se këto kandidatë do të mbështeten padiskutim nga LSI por edhe nga forcat e tjera politike. Ish-Kryeministri u shpreh se koalicioni do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'.
-
VIDEO
A e shkeli ligjin Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit në përdorimin e simboleve, emrit, logos dhe vulës së PD në primaret e tij?
Në të ashtuquajturat 'primare' për të përcaktuar kandidatët e tij në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Sali Berisha dhe Komisioni i tij i Rithemelimit ka përdorur simbolet e Partisë Demokratike, emrin e saj dhe sigurisht edhe logon dhe vulën e PD, të cilat Berisha pretendon se ka rikthyer ato të vjetrat përmes vendimit të Kuvendit që ai vetë mbajti më 11 dhjetor në 'Air Albania'.
-
VIDEO
Berisha koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit, PD: Koalicioni non grata kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro
Partia Demokratike ka reaguar pasi Sali Berisha ka shpallur se do të bëjë koalicion me LSI. PD e cilëson këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.
Sali Berisha ka vetëm një garë, atë për të dëmtuar Partinë Demokratike. Koalicioni non grata do ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro, hallet e Berishës, Ramës dhe Metës, nuk janë hallet e shqiptarëve.
Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën. Zgjedh Berishën dhe Metën, mban Ramën”, shkruan PD.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha: Do regjistrohemi si koalicion edhe me LSI-në! Do të quhet 'Shtëpia e Lirisë'
Sali Berisha tha se në zgjedhjet e pjesshme vendore do të regjistrohen si koalicion edhe me LSI-në.
Do të regjistrohemi si koalicion me LSI-në. Po diskutojmë edhe me parti aleate është në finalizim. Logoja do të jetë e re. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe do të ketë logon e vet. Logoja nuk është me e partisë por e koalicionit. E them ai është një konfiskim nga narko shteti dhe Edi Rama do ta paguajë shtrenjtë këtë konfiskim.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Logon e PD na e konfiskoi Rama, do kemi një logo tjetër
Sali Berisha tha se do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit për 6 bashkitë në koalicion me LSI, ndërsa po diskutohet edhe për përfshirjen e partive të tjera të vogla opozitare. Ai tha se logon e PD nuk e përdori dot në Primare pasi e ka konfiskuar Rama, pais për të Lulzim Basha është peng i tij, ndërsa tha se logon do e vendosin më vonë pas koalicionit.
“Rama ka konfiskuara PD dhe siglën e PD dhe qëllimi ka qenë që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje. Ne marrim pjesë në zgjedhje sepse bojkoti nuk është opsion për ne. Sigurisht që do ketë një marrë pjesë me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do të paraqitet dhe logo të cilin çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonë e kanë konfiskuar Edi Rama. Ne dalim në koalicion, LSI është pjesë e koalicionit. Po negociojmë për partitë e tjera”, tha Berisha.
-
VIDEO
U tërhoq nga gara për kandidate, Berisha falenderon Voltana Ademin: E përfaqësoi PD-në me dinjitet
Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Voltana Ademi u tërhoq nga gara si kandidate për bashkinë e Shkodrës.
‘Kam falënderim të veçantë për Voltana Ademin e cila e ka përfaqësuar me dinjitet PD-në, ka qëndruar e pamposhtur si një opozitare ndaj një regjimi mizor të bazuar në drogën dhe krimin, në çdo akt është dëshmuar armiqësor ndaj Shkodrës dhe në tërësi veriut të Shqipërisë.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Primaret/ Gjikondi : Berisha i përdor kandidatët për SHOW
-
VIDEO
Berisha zyrtarizoi kandidatët, Hajdarmataj nga Komisioni i Rithemelimit: Nuk ka shkelje ligjore! Jemi në negociata me LSI-në dhe me aleatët
Një ditë më parë Sali Berisha nëpërmjet ‘primareve’ zgjodhi dje 6 kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Pavarësisht se u përdorën simbolet, emri dhe logoja e PD-së, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Mimoza Hajdarmataj në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se zgjedhjet ishin moralisht dhe ligjërisht të sakta, ndërsa shtoi se lugën e mban peng Lulzim Basha, por kjo është pa rëndësi.
-
VIDEO
Primaret e Berishës? Balla: 'Non grata' dhe produktet e tij mbetet gjithnjë 'non grata' ! Të gjithë deputetët duhet të jenë në sallë për të votuar zgjatjen e vettingut
"'Non grata' dhe produktet e tij mbetet gjithnjë 'non grata'". Ky është qëndrimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, për primaret e zhvilluara dje nga Sali Berisha, përmes të cilave ai nxori edhe kandidatët në 6 bashkitë që do t'i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars. Edhe pse tha se mendimi ishte 'personal dhe jo si kryetar grupi' duket se në PS nuk shqetësohen fare për sfidën e Berishës.
-
VIDEO
PD: Koncesionet korruptive në shëndetësi lënë Shqipërinë të fundit në rajon për shërbimet shëndetësore
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se përmes koncesioneve korruptive në shëndetësi ka lënë pa shërbim shëndetësor qytetarët. Sipas PD këtë e tregoi më së miri edhe pandemia, ku taksat e shqiptarëve u shpenzuan për të paguar koncesionet korruptive te check up-it, sterilizimit dhe laboratorëve dhe jo për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.