-
VIDEO
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
Dega e Partisë Socialiste në Shkodër ka hedhur akuza ndaj kryetares në detyrë të Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ku thotë se ka shkelur afatin ligjor të vendosur nga KQZ për publikimin e listave të zgjedhësve.
-
VIDEO
Nënë Liza: Më përzutë nga shtëpia si xhandarët e Zogut! Vutë 1300 policë para një plake të vobektë! Veliaj po qe burrë të vij këtu në shesh të burrave
Liza Marku, e njohur si Nëna Liza që preku zemrat e shqiptarëve pas shkatërrimit të banesës së saj nën lagjen 5 Maji, ka qenë e pranishme në seancën dëgjimore për prishjet ete 5 maji në Komisionin e Ligjeve. Nënë Liza tha se ajo kërkon nga shteti t'i jap përgjigje të saktë se çdo bëhet me të dhe se deri tani nuk ka firmosur asnjë kontratë. Nënë Liza tha se policiët u sollën me të si të ishin xhandarët e Zogut , nuk e lanë as të hynte në banesë për të marrë ilaçet, rrobat apo edhe paratë e bukës që i kishin mbetur brenda banesës, që sot kanë mbetur vetëm rrënoja.
-
VIDEO
Dëgjesa për ‘5 majin’ te Komisioni i Ligjeve, Nano: Kemi ndërhyrë pas shkresës së Bashkisë për t’i siguruar punën IKMT pas rezistencës së banorëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano ka marrë pjesën në dëgjesën e Komisionit të Ligjeve për ‘5 majin’. Nano tha se policia ka ndërhyrë në prishjen e banesave tek zona e 5 majit pas shkresës së Bashkisë Tiranë për të siguruar që punonjësit e IKMT-së të kryenin detyrën e tyre.
-
VIDEO
Gogu ironi me Alibeajn: Drejtuesi politik i Fierit, Vlorës, Shkodrës dhe gjithë Ultësirës Perëndimore
Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme për shembjen e banesave te “5 Maji” në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PS, Toni Gogu nuk kurseu ironinë për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili ka marrë detyra shtesë së fundmi në këtë forcë politike.
-
VIDEO
Veliaj mungon në seancën dëgjimore për ‘5 maijin’, Dash Sula: Nuk ka asnjë vlerë dëgjesa me Gledis Nanon, Policia ka zbatuar vendimin e Bashkisë
Partia Demokratike vijon të këmbëngulë që në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve duhet të jetë i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Deputeti Dash Sula tha se nuk ka asnjë vlerë seanca dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano, pasi policia ka zbatuar vendimin e Bashkisë Tiranë.
-
VIDEO
Mesazhi i Nokës me Manjën në Whatsapp frymëzon PD: Rama dhe Berisha janë njësoj, koordinohen përmes Ulsiut të dosjes ‘184’
PD hedh akuza se Rama dhe Berisha po bashkëpunojnë për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë më 6 mars, duke gjetur si 'arsye lidhëse' faktin se Ulsi Manja ka komunikuar me Nokën dhe ka dalë në përgjimet e dosjes 184 për zgjedhjet e parakohshme po në Dibër në vitin 2016.
-
VIDEO
Veliaj mungon në seancën dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, Alibeaj: Ç’është ky që s’begeniska për Kuvendin?
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar prezencën e kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën dëgjimore. Sipas tij, mungesa e Veliaj në seancën dëgjimore është tallje për Kuvendit.
-
VIDEO
Shqipëri-Greqi, pikë të përbashkët policore në Kakavijë! Debati në Komisonin e Ligjeve, PD: S’kemi garanci se Athina s’na përdor të dhënat
Shqipëria dhe Greqia do të kenë një pikë të përbashkët policore në Kakavijë, përmes së cilës do të shkëmbehen informacione për të parandaluar krimet si emigracioni i paligjshëm, kontrabanda e produkteve apo edhe për identifikimin e të humburve.
-
VIDEO
Seanca dëgjimore me banorët e ‘5 Majit’, Çupi” Të shtyhet derisa të vijë Veliaj! Bushka: I ka përmbushur detyrimet ligjore, solli shkresën
Përfaqësuesja e PD-së, deputetja Dhurata Çupi, ka kërkuar që të shtyhet seanca dëgjimore derisa të vij kryebashkiakut Erion Veliaj.
-
VIDEO
Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi në Report Tv: Për të fituar zgjedhjet në Shkodër, PD të dalë me një kandidat të vetëm! Partisë i duhet një lideri i ri
Ish-deputet demokrat, Romeo Gurakuqi tha për Report Tv se PD ka shanse të fitojë në zgjedhjet e pjesshme vendore në Shkodër vetëm nëse del me një kandidat të vetëm që i bashkon “dy kampet”.
-
VIDEO
I përfshirë në zgjedhjet e 6 marsit? Meta për Bashën e Ramën: Koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar do përfundojnë
Presidenti Ilir Meta u ka kthyer një përgjigje kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratiti Lulzim Basha.
“Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme, unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit, ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.
-
VIDEO
Fiskalizimi i hidrokarbureve, Braçe: Koncesionari i pompave të naftës shantazhon e kërcënon verbalisht nëpunësit e shtetit, do monopol
Retorikën e ashpër të parlamentit, ku sot kërkoi fiskalizimin të hidrokarbureve, Braçe e përforcoi edhe nga studio e Report Tv, ku tha se mosrealizimi i saj, po i sjell dëme të mëdha shtetit. Ai tha se kompania që ka koncesionin e kontrollit teknik të pompave të naftës kërkon këtë shërbim për të krijuar monopol dhe për këtë arsye po shantazhon shtetin, madje shtoi se ka pasur edhe kërcënime verbale ndaj nëpunësve të shtetit.