-
VIDEO
Ministrja e Jashtme: Ratifikimi i Marrëveshjes së Financimit me Komisionin e BE, moment kulmor për Shqipërinë! Programi mbështetje në shumën e 105 milionë 421 mijë e 991€
Ministria e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj në Kuvend tha se ratifikimi i marrëveshjes së Financimit me Komisionin e BE është një moment moment kulmor për Shqipërinë. Ministrja Xhaçka theksoi se programi ofron mbështetje në shumën e 105 milionë 421 mijë e 991€, nga të cilat kontributi i BE 103 milionë €. Sipas Xhaçkës, IPA 2020 do të ofrojë kontribut në përballimin e pasojave të COVID-19 si dhe u jep akses bashkive për forcimin e kapaciteteve.
-
VIDEO
‘Furnizoni Ukrainën me fishekë’, Balla i përgjigjet Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi! Pozicioni i Shqipërisë krah NATO-s
Pasi Sali Berisha i kërkoi qeverisë që të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione, ka ardhur edhe përgjigja e Taulant Ballës. Nga Kuvendi, Balla tha se gjuha shkon ku dhëmb dhembi, duke ju referuar tragjedisë së Gërdecit në 2008, ku humbën jetën në një fabrikë të demontimit të armëve 26 persona. Balla tha se pozicioni i Shqipërisë në përplasjen Rusi-Ukrainë është i qartë dhe krah aleatëve të NATOS-s.
‘I vetmi deputet non grata nga SHBA duhet të mos ishte në këtë sallë. Sa i përket çështjes së fishekëve gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, ne shqiptarët e dimë sesi u shitën fishekët që shkaktuan edhe tragjedinë e Gërdecit, pro falë drejtësisë së re uroj të gjendet pronarët e asaj fabrike vdekje në Gërdec. Qëndrimi i Shqipërisë është i koordinuar me SHBA-në. Prezenca e Shqipërisë në kuadër të NATO-s do të jetë gjithmonë si një aleat i besueshëm. Pozicioni i Shqipërisë është i qartë. ‘- tha Balla,
-
VIDEO
Në prag lufte me Rusinë, Berisha thirrje qeverisë: Shqipëria të ndihmojë Ukrainën me fishekë e municione
Në Kuvend, Sali Berisha ka ngritur zërin edhe për përplasjen Rusi-Ukrainë. Berisha tha se duhet të paktën që Shqipëria të ndihmojë Ukrainën me fishekë dhe municione.
'Bazuar në standarde të partisë shtet janë vendosur rregulla antikushtetuese që të më kushtëzojnë të drejtën e fjalës. Si më duket vetja sot, sikur jam në parlamentin e Taxhikistanit. Zonjë a egziston një kërcënim i madh nga një diktator paranojak si Vladimir Putin?! Çfarë është kjo narkoqeveri dhe narkoparlament që nuk thotë një fjalë të vetme sikur janë klan i Putinit për Ukrainën?! Jam këtu për t’i shprehur solidaritetin të plotë në emër të PD-së popullit ukrainas. Jam këtu për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit. Shqipëria duhet të ndihmojë Ukrainën të paktën fishekë dhe municione. Por arganti i Beogradit jo më kot hesht. Ju deputetë duhet të ngrini zërin, se përfaqësoni PD-në dhe jo Lul Bravën. Nuk mundet këtu që të dominojë Beogadi me udhëzimet e tij. Ballkani i Hapur është hegjemoni serbe. Të vijnë ata të dy të japin llogari për këtë, edhe kur mungojnë mungojnë së bashku.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha akuza të forta Bashës dhe Ramës: Deri para dy ditësh Klodian Zoto dhe Stela Gugallja mbaheshin të fshehur në Lushnje nga 'kaçakët'
Sali Berisha ka hedhur akuza të forta kundrejt Lulzim Bashës lidhur me aferën e inceneratorëve. Në nkë kohë kur Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë, Sali Berisha thotë se ato janë fshehur në Lushnje, nga Basha dhe Rama në bashkëpunim.
"Zero hetim se është i zhytur si Edvin droga dhe Lulzim Brava. Janë bërë denoncime dhe Lulm Barava i implikuar në këtë aferë lejoi që të publikohen 2 herë deklarata nga PD, nuk ka aferë më flagrante dhe vjedhje të përbashkët, e kanë mbajtur të fshur në Lushnje kacakët Zoton dhe Gugalen, kjo aferë duhet të hetohet. Kushti i parë nga deputetë që nuk kanë asnjë lidhje me aferën, se këtu në dyja ajënt, Brava është me dy kënd, na thuaj pak udhëtimet e tij me Zoton, çfarë janë pengesat, pse nuk lejonte denoncimet dhjetëra denoncime nga aktivistë të PD-së, që të gjitha në ujdi me kreun e Meduzës, ku është ai Ahmetaj", tha Berisha.
-
VIDEO
Tabaku: Të dëgjoj Elizën që jep mend se ç'bëjnë demokratët, s'rrija dot pa folur! Me kokën ulur nuk rrimë ne
Teksa Eliza Spiropali risolli në Kuvend "hallet" brenda PD-së, përgjigjja i edhi nga nënkryetarja e Jorida Tabaku.
"Të dëgjoj Elizën që të jep mend se ç'të bëjnë demokratët nuk e di, nuk mund të rrija pa folur, po me kokën ulur nuk rrimë ne, si ju që keni 15 vjet një kryetar që nuk e votoni asnjëherë", tha Tabaku.
-
VIDEO
Spiropali i përgjigjet Bashës: Kryetari me pullë që po mbetet tek pullë! Përsërit të njëjtin fjalim, por u ndryshon thjesht paragrafët
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave të këtij të fundit se po pengojnë punën e komisioneve hetimore.
"Urime, u vërtetua që është kryetari i PD, përmes një vërtetimi gjykate, urime, përsërit të njëjtat fjalime, por i ndryshon paragrafët, i kujtoj kryetarit me pullë që mbetet tek pullë, Basha të sqarojë pozicionin e tij brenda partisë në raport në shqiptarë dhe më pas që të kërkojë në Kuvend llogari, ne kemi kërkuar që të ngrihet komisioni hetimor, ju keni pasur punë të brendshme, zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin një masakër zgjedhore, por ishin humbja juaj e radhës, sa më shpejt ta pranoi aq më shpejt do ndryshoni", tha Spiropali.
-
VIDEO
Basha akuza Ramës: Para dy ditësh ka shkuar në kryeqytet luksoze të botës me charter privat! Harxhoi 15 mijë euro karburant
Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, se udhëton me charter provat. Basha tha se Rama dy ditë me parë ka shkruar drejt kryeqyteteve luksoze të botës me charter privat, ku vetëm karburant ka shpenzuar 150 mijë euro.
‘Zonja kryetare e Kuvendit, dua ta nis me një pyetje retorike sepse në fakt përgjigjja nuk ju takon ju. Si ka mundësi që në seancën e javës të ngarkuar me vendime të sjell nga vet qeveria, në një javë të mbushur me skandale dhe do të tronditin dhe madje do të rrëzonin qeveri normale në vende normale, këtu nuk ndodhet as 1/3 e kabinetit. Ku është kryeministri?
E dimë që para dy ditësh shkoi dhe erdhi me charter privat diku dhe spati as deçencën të njoftonte shqiptarët se për çfarë po i harxhonte ato 120 apo 150 mijë euro karburant që kushton një fluturim me charterin privat. Ky që e nisi qeverisjen duke premtuar se do të udhëtonte vetëm me bileta ekonomi, tani niset për në Paris, për në Mynih, shkon e vjen me një charter luksoz, ku siç e thashë, vetëm karburanti kushton 120 mijë euro minimumi dhe kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, me përfaqësuesit e shqiptarëve, nuk e dimë ku është. Me siguri do vij përgjigjja misterioze, është në takime të rëndësishme. Çfarë takimesh?! Me cilin vend të Evropës, mos të them të botës, në 2022 mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfërinë më të thellë.
Në cilin vend të botës kryeministri ka çarter privat, shkon drejt qyteteve, kryeqyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë që qeveria e tij, pa asnjë mandat dhe në kundërshtim me ligjin, shemb çatitë e banorëve të kryeqytetit, siç ndodhi me lagjen tek “5 Maji”, banorët e të cilit një pjesë prej të cilëve po protestojnë para Kuvendit, por pjesa dërrmuese e të cilëve janë në një gjendje lufte, sikur i ka bombarduar një armik. Por jo një armik i dukshëm, me artileri, tanke dhe aviacion ushtarak, por armiku i padukshëm, por po kaq i tmerrshëm i korrupsionit qeveritar. ’- u shpreh Basha. -
VIDEO
Salianji në Kuvend: Vetëm lajme të zeza për Shqipërinë këto kohë, borxhi, krimet, ngrohja në shkolla! Dhe në fund një 'non grata' që na shfaqet si shpëtimtar
Deputeti demokrat Ervin Salianji, teksa mori fjalën sot në seancë plenare tha se për vendi vetëm lajme të zeza janë marrë këto ditë.
"Këto kohë ka pasur vetëm lajme të zeza për Shqipëri. Rekord niveli i borxhit publik në 30 vitet e fundit, rekord negativ dhe marrja e tatëpjetës në perceptimin e publikut për përhapjen e korrupsionit. TI e pozicionin Shqipërinë keq e më keq në këtë drejtim. Pamundësia për tu ngrohur dhe që fëmijët e këtij vendi të shkojnë në shkolla normalisht, aq sa detyron që për shkak edhe të kësaj të detyrohemi të mbyllim shkollat dhe të lëmë fëmijët në shtëpi. Nga ana tjetër kemi një betejë jo për qytetarët, e përfaqësuesit më të lartë të PS-së në Bashkinë e Tiranës i cili për interesa krejtësisht meskine dhe personale, duke nxitur ose jo (të presim hetimet) edhe shpërthime tritoli. Ashtu sicc po ndodh këtu, ndodh edhe në vende të tjera. Shqiptarët vriten në Ekuador, kjo për shkak se Shqipëria është kthyer në një qendër operacionale të drogave të forta. Shqiptarë gjithashtu vriten edhe në Belgjikë", tha ndër të tjera Salianji.
Deputeti i PD-së preku edhe çështjen e Berishës. Aio tha se një person i shpallur non grata dhe nuk vjen asnjë ditë në Kuvend ndërkohë që bën sikur bën opozitë.
“Është nisur një betejë për një person që është shpallur non grata dhe nuk ka ardhur asnjë ditë në parlament. Këta që janë përgjegjësit e 30 viteve dhe tani na shfaqen si shpëtimtarë. Prandaj qytetarët shqiptarë janë të qartë për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara që nis këtu dhe përfundon në disa foltore të tjera”, u shpreh ai.
-
VIDEO
Gjekmarkaj: Unë jam katolik, por tek une mbizotëron kombi mbi fenë! Poshtëruese trajtimi që iu bë KMSH-së në vizitën e Erdogan
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend i është rikthyer vizitës së presidentit turk Recep Tajip Erdogan pak ditë më parë në vendin tonë. Gjekmarkaj vlerësoi Turqinë si aleate, por quajti poshtëruese faktin që asnjë anëtar i KMSH-së nuk ishte në inaugurimin e xhamisë së Ethem Beut.
‘Pasuria është mirëqenie, është dashuri, gëzim, rilindje! Pyesni qeverinë dhe do t’ju konfirmojë të njëjtën gjë. Erdogan vizitoi këtë sallë duke mbajtur këtë fjalim. Shqipëria sheh një vend mik dhe aleat tek Turqia. E gjej me vend të falenderoj Turqinë, por ne jemi një vend i pavarur dhe jo vasal. Unë jam katolik, por mua mbi të gjitha është kombi, gjuha dhe gjaku. U ndjeva i poshtëruar për trajtimin që ju bë KMSH. Ato u përjashtuan. Trysnia për të dëbuar njerëz është e patolerueshme. Organizatat terroriste janë të listuara në OKB. I shpreh solidaritetin gazetares turke.’- tha Gjekmarkaj.
-
VIDEO
Nxehet Luan Baçi: Më kanë ndryshuar vendin, s’më ul dot Basha mua në karrigen e fundit!
Përplasja Berisha-Basha ka shkuar edhe në Kuvend. Deputeti demokrat Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës, tha se i kanë ndërruar vendin ne Kuvend. Baçi tha se askush nuk mund t’ja ndërrojë vendin, pasi ai është zgjedhur aty nga demokratët.
‘Të hënën kaluar në seancë u paraqita në kuvend dhe tek vendi ku duhet të ulesha gjeta një tjetër. Basha mund t’u sjellë shkresë pas shkresë për të ndërruar vendet, dhe të dënoni një nxënës në vendin e fundit. Mendoj se ju duhet të konsultoheni. Është në detyrën tuaj që ne të marrim një informacion paraprak. Dikush me tha se emrin e ke në korridor dhe do të rritsh në korridor. Emrin dhe karrigen nuk ma ka caktuar as Basha, mua me përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm demokratët.’- tha Baçi.
-
VIDEO
Basha-Berisha, a do të kenë kandidatë të përbashkët në 6 mars ?
Emisioni Repolitix trajtoi regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 6 marsit. Pas rregjistrimit të PS ka ardhur dhe regjistrimi i PD me kryetar Lulzim Bashën. Por a do të ketë kandidatë të përbashkët të të dy grupeve të PD-së përballë kandidatëve të PS? Të ftuar Gent Malko, Përparim Çaça, Fabian Topollaj dhe Plator Nesturi. Në lidhje skype nga Fieri deputeti Luan Baçi, përfaqësues i Grupit të Rithemelimit në PD.
-
VIDEO
Bejko: S'ka kandidat konsensual me Berishën më 6 mars, sulmet ndaj Kim për negociata me SHBA!
Mes Bashës dhe Berishës nuk do të ketë asnjë bashkëpunim për kandidatë konsensual në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Lidhur me sulmet që Berisha u bën ambasadores Yuri Kim, për Bejkon është thjeshtë një mënyrë e tij për të tërhequr vëmendjen e Washingtonit dhe negociuar për statusin 'non grata'.