-
VIDEO
Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët
Biznesmeni Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij.
-
VIDEO
Sfida e Erion Veliajt kundër Armand Dukës për Fshf-në
-
VIDEO
Veliaj: Kandidoj për mandatin e 3 në Bashkinë Tiranë, kam bekimin e Ramës!Kullat në selinë blu? Ka projekt nga pronarët e tokës, por kanë konflikt me PD
Erion Veliaj do të kandidojë sërish për një mandat të tretë në Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale të 2023 dhe për këtë ka edhe bekimin e kryesocialistit Edi Rama. Lidhur me projektin e ndërtimit të kullave në territorin ku ndodhet Partia Demokratike duket se një kërkesë e tillë i ka shkuar edhe Bashkisë së Tiranës nga pronarët e tokës që është familja Toptani.
-
VIDEO
A e mbështet Rama, Veliajn kundër Dukës? Kryebashkiaku: Kjo është beteja ime
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur nëe 'Repolitix' nëse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama në 'betejë' e tij kundër kreut të FSHF, Armand Dukës, u shpreh se kjo nuk është një 'betejë' kombëtare. Veliaj theksoi se kjo është beteja e tij dhe se as nuk i ka kërkuar ndihmë Ramës.
"Kjo nuk është betejë kombëtare. Edi Rama ka qenë njeriu më i interesuar që të ketë fair play në të gjitha, lufta për të dobëtin dhe dhënia e shansit kujtdo për të patur suksese në jetë, janë parime të pamohueshme të Edi Ramës . Kjo është beteja ime, as nuk i kam kërkuar ndihmë Edi Ramës. Është një rraqe në futbollin shqiptar", tha ai.
-
VIDEO
Pse shoqatat nuk protestojnë kundër Dukës? Veliaj: Turp që heshtin, disa i ka mikluar me pasuri, disa i shtyp me varfëri
Teksa Armand Dukës po i dalin skandalet një e nga një dhe manipulimet që ai bën në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit e deri tek fondet e federatës, ende asnjë shoqatë e futbollit nuk ka protestua qoftë edhe simbolikisht ndaj tij, por e kanë mbajtur atë për 20 vite në krye të FSHF. Për këtë Veliaj ia vë fajin vetë Dukës i cili përmes rrogave shumë të larta i ka blerë një pjesë të stafit të FSHS ndërsa një pjesë tjetër e shtyp me varfërinë.
"Po të shikoje rrogat e FSHF nga 3 mln e 5 mln sikur të kishin klubet këto lloj rrogash ne do kishim bërë mrekulli. Një pjesë e madhe janë të blerë dhe tu vijë turp që heshtin para padrejtësisë. Disa heshtin se fusin miliona në xhep, disa që kanë mbetur në skamie me pagesa të vogla thonë të paktën të kemi atë. Disa i shtypin me varfëri dhe disa i miklojnë me pasuri të tejskajshme", tha Veliaj.
-
VIDEO
Asistenca e paraantarësimit, Beqaj merr në dorë paratë e monitorimit të BE-së
Komisioni i Integrimit Evropian miratoi në parim projektligjin për marrëveshje mes Shqipërisë dhe BE-së në kuadër të asistencës së paraantarësimit. Ministria e Jashtme për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi se menaxhimi i fondeve të asistencës teknike do të bëhet nga Agjencia e Koordinimit të Donacioneve të Huaja.
-
VIDEO
Veliaj: Kemi çuar informacione në institucione ndërkombëtare për Dukën dhe mafian e FSHF për trafik droge dhe si përdoren ato para për të blerë e shitur ndeshje
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot në 'Repolitix' në Report Tv se i kanë dërguar informacione institucioneve ndërkombëtare mbi Armand Dukën dhe FSHF , për të hetuar për trafik droge dhe pastrimin e këtyre parave duke ia dhënë një ekipi.
"Po hetohet ky personazh pas 20 vitesh, ku ka abuzuar pa fund. Do bëjmë padi 15 shoqata, këta janë të regjistruar në Gjykatë jo këta delegatët që ky i gjen një natë para. Kjo do denoncohet dhe këta njerëz do shkojnë në burg. Sot kanë bërë një gabim trashanik, falsifikimi i listave që nuk i pa asnjeri dhe që u prodhuan në atë moment, dënohet me burg sepse ke marrë një përfaqësim që nuk të takon ty dhe ke falsifikuar. Kanë ndodhur hetime ndërkombëtare këtu edhe për trafikantë droge që mendohej se ishin të paprekshëm. Kemi pafund raste ku institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është në radar, jemi në kontakt, kemi çuar informacione për Armand Dukën dhe mafian e FSHF, i kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t'i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbaitimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës", tha Veliaj.
-
VIDEO
Komisioni i rithemelimit zyrtarizon kandidatët më 30 janar! Ivi Kaso: asnjë emër i zyrtarizuar, i zgjedhim sipas primareve
Komisioni i Rithemelimit konfirmon për Report Tv se pavarësisht emrave që përfliten, nuk ka zyrtarizuar asnjë emër për kandidat për 6 bashkitë. Ky proces sipas Ivi Kasos do të përmbyllet me 30 janar, por ende nuk janë të qartë për mënyrën sesi do të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhje.
-
VIDEO
6 marsi, edhe zgjedhje edhe test! I ftuar Arben Ristani
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
-
VIDEO
Ristani në ‘Kontrast’: Lufta e Metës me Bashën e hershme, s’ka lidhje me Berishën!
Për ish-deputetin demokrat Arben Ristani, deklaratat e presidentit kundër Lulzim Bashës nuk janë të reja dhe në funksion të Grupimit të Berishës. Ai tha se kjo ‘luftë’ mes Ilir Metës dhe kryetarit të PD është e hershme. Edhe vetë shpallja e 6 Marsit si datë për zgjedhjet e pjesshme, sipas Ristanit vjen nga afatet ligjore.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 6 Marsit, Logu: Në logon e PD-së nuk kandidojnë mbështetësit e Berishës! Përçarja që i bëri demokratëve do reflektohet në votime! Ja bashkitë që synojmë
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, PD-ja zyrtare vijon të theksojë se nën logon e saj nuk do të kandidojnë mbështetësit e Berishës, ndryshe nga çfarë pretendon i ashtuquajturi Komision i Rithemelimit se do të kandidojnë nën siglën e PD-së. Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Marash Logu tha se po punohet për përzgjedhjen e kandidaturave.
-
VIDEO
Kume në Report Tv: Gjykata duhet të kishte marrë vendimin për statutet e PD, vonesa po interpretohet politikisht! Basha-Berisha t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin çfarë do baza
Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume tha në Report Tv se lidhur me statutet e Pastrisë Demokratike gjykata duhet të kishte dhënë një vendim dhe se kjo vonesë po krijon hapësira për interpretime politike.
“E vetmja gjë qe bën gjykatësi është të shohë nëse ndryshimet në statut janë në përputhje me Kushtetutën. Ky dokument që përmban ndryshimet, depozitohet në dosjen e PD. Pse e zvarrisni? Gjyqtari që më short u trajtua të shqyrtojë ndryshimet e 11 dhjetorit, kërkoi në fillim të jepte dorëheqjen, nuk ju pranua dhe ende nuk është angazhuar. Kjo s’ka ndonjë punë të madhe. Duhet të ishte bërë. Pse nuk është bërë? Duhet pyetur gjyqtari dhe kryetari i gjykatës. E gjitha kjo merr ngarkesa që krijon mundësi për interpretime politike.”, u shpreh ai.