-
VIDEO
PD e Bashës dhe Komisioni i Rithemelimit bëhen bashkë në Lushnjë, Korreshi: Të propozojmë një kandidat të përbashkët, t'i imponohemi ne Tiranës
Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, tha se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në
-
VIDEO
U qëllua me 1 plumb në dorë më ’21 janar’, gazetari Fatos Mahmutaj: Bashën s'e pyeste njeri, urdhri ishte i Berishës! Çuditem si ka ende të marrë që shkojnë pas tij
11 vite nga 21 janari, gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur atë ditë, duke folur për Report Tv, tha se pavarësisht se ishin të tjerë ata që tërhoqën këmbëzën e armës duke lënë të vdekur 4 persona, ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që dha urdhrin.
-
VIDEO
‘Frymëzohet’ Meta?! Del dhe reciton në dëborë nga Korça
“Lumja ti moj Korçë lule që lë pas shoqet e tua. Si trime në ballë u sule. Te paçim përjetë hua”, këto janë vargjet që vendosi të recitojë presidenti Ilir Meta në mes të dëborës nga Korça.
-
VIDEO
Prokuroria do t’i marrë në analizë deklaratat e tyre, si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Basha dhe Berisha për 21 Janarin
Më 21 janar 2011 njëri ishte Kryeministër dhe tjetri ministri i tij i Punëve të Brendshme, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë pengua nga kjo për të bërë akuza shum të rënda ndaj njëri-tjetrit për krimet që ndodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ plot 11 vite më parë.
Pas 'pushtimit' të parë më 13 dhjetor që që Berisha i bëri me karshillëk Selisë së partisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.
-
VIDEO
Shtyhen afatet e vettingut vetëm me votat e PS-së! LSI voton kundër, deputetët e PD bojkotuan votimin
Shtyrja e afateve të institucioneve të vettingut është miratuar në mbledhjen përbashkët të komisionit të ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit. Ndryshe nga votimi unanim i Reformës në Drejtësi në 2016, shtyrja e fatit u miratua vetëm me votat e PS, LSi votoi kundër ndërsa deputetët e PD bojkotuan
-
VIDEO
Fatmir Xhafaj: E them me zë të lartë ka korrupsion në çdo nivel të qeverisjes, bashkëpunim i zi mes politikës së të gjitha krahëve me krimin e organizuar
Pavarësisht se duam apo nuk duam ta pranojmë, preferojmë apo nuk preferojmë ta themi me zë të lartë, ai është aty duke na sfiduar çdo ditë, në çdo sektor dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe për fat të keq shpesh gjejmë bashkëpunimin e zi midis politikës së të gjitha krahëve, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithëse këto vite është bërë shumë punë, që para së gjithash meriton respekt për nismat e marra, reformat në implementim dhe bilancin e arritur deri më sot, përsëri ngelet e pamjaftueshme në raport me problematikat serioze që shfaqen.
-
VIDEO
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Rama theksoi se ata që sulmohen në Partinë Demokratike sot, asokohe ishin bashkë dhe i akuzoi si vrasës të protestuesve të pafajshëm.
-
VIDEO
Strumbullari i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: Më pret populli i 2 marsit i cili do lider me karakter
I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër Meta tha se mezi pret të marrë drejtimin e LSI-së, dhe të rikthehet fuqishëm në skenën politike
-
VIDEO
Kë do të regjistrojë KQZ në zgjedhje, PD-në e Bashës apo Komisionin e Rithemelimit? Përgjigjet Celibashi
Krykomisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u pyet në lidhje me përplasjen brenda PD-së, se kë ‘PD’ do të regjistrojë në zgjedhje atë të Bashës apo të Berishës
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PS shans të dytë për Emirjana Sakon në Durrës, zbulohen kandidatët e Bashës dhe Berishës! Në Shkodër socialistët në garë me prefekten Angoni
Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidatja e PS për kryetare në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në këtë bashki. Socialistët në Shkodër do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angon. Për bashkinë Durrës Basha do të hyjë në garë me Luan Hotin, Berisha me Ardian Mukën.
-
VIDEO
6 marsi, gara për Bashkitë apo betejë mes Bashës dhe Berishës?
Emisioni Repolitix trajtoi zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 bashki të vendit. Por a përbën 6 marsi garën për kryetarët e rinj të bashkive apo do të jetë më shumë beteja e radhës e luftës mes Bashës dhe Berishës? Të ftuar Azgan Haklaj, Pano Soko, Flogert Muça dhe Arsen Rusta.
-
VIDEO
Zgjedhjet në 6 bashki, Haklaj: Berisha nuk i certifikon dot kandidatët, do bashkohet me LSI! Soko: 6 marsi do të jetë test për demokratët
Ish-deputeti i PD, Azgan Haklaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është kthyer tek partia që ka themeluar dhe po i shërben LSI-së ndërsa theksoi se Grupi i Rithemelimit të Sali Berishës nuk i certifikon dot kandidatët e vet nën siglën e PD-së në KQZ. Sakaq, Haklaj u shpreh se Berisha do t'i bashkohet LSI-së.