-
VIDEO
Kryeministri Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina
Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij ‘Flasim’ për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, duke theksuar se raportet mes dy vendeve janë të mira.
-
VIDEO
Pas asamblesë, Rama thërret krerët e PS në qarqe, ‘blindon’ Tiranën’! Në çdo njësi të kryeqytetit, përgjegjës edhe një drejtues politik qarku apo ministër
12 drejtuesit e qarqeve të PS në të gjithë Shqipërinë do të angazhohen edhe në një nga njësitë e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2027. Edi Rama ka sjellë në çdo njësi drejtuesit e qarqeve ose ministrat për të arritur një rezultat shumë më të mirë sesa zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Rama: Deri tani nuk janë vënë re abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Kreu i qeverisë përsëriti se "ajo që na intereson e para është që të mbrojmë pensionistët, që do të thotë se në këtë rast, niveli i rritur i përfitimit që do të vijë në arkën e shtetit nga rritja e çmimit, cilidoqoftë ai, pas uljes që iu bë akcizës, do të shkojë vetëm për të mbrojtur pensionistët, vetëm për të mbështetur pensionistët".
-
VIDEO
‘Ndjekje penale pa ligj’, Beqaj paralajmëron betejë në Strasburg: Vendimi i Kushtetueses, i padrejtë
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj ka sjellë reagimin e tij të menjëhershëm. Në një qëndrim të gjatë publik, Beqaj hedh poshtë arsyetimin e gjykatës, duke ngritur akuza për pasaktësi dhe shkelje të parimeve kushtetuese.
-
VIDEO
Protestë për ditë feste, Berisha: Nesër të tregojmë forcën në çdo rrugë e shesh të Tiranës! Rama do të ulë numrin e deputetëve sepse për të vendi po shuhet
Deklaratën e kryeministrit për uljen e numrit të ligjvënësve përmes një referendumi, Sali Berisha e kritikoi, duke e lidhur me largimin e popullsisë. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, kryedemokrati akuzoi Ramën se po e largon vendin nga BE, dhe i zhyt shqiptarët në mjerim. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme, që e quan kryengritjen më të madhe paqësore ndonjëherë.
-
VIDEO
Rama i quajti ‘mërgata e qyqeve në Berlin’, Bardhi: Mazhoranca pengesë për integrimin në BE! Le të bëhemi bashkë për garantimin e një qeverie që punon për popullin
Gjatë vizitës në Berlin, delegacioni i opozitës shqiptare, i kryesuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një seri takimesh me personalitete gjermane
-
VIDEO
Rama kritika socialistëve: Tiranën duhet ta ngremë më lart me çdo kusht
Kryesocialsiti Edi Rama adresoi kritika ndaj socialistëve, duke u thënë se Tiranën duhet ta ngrenë më lart me çdo kusht dhe duhet të punojnë më fort në këtë qark.
-
VIDEO
Rama ultimatum PS-së: E pafalshme që shifra e grave në PS të jetë vetëm 34%, do ta çojmë në 50%
Edi Rama u la porosi të tijve që të rrisin numrin e grave në organizatat e PS. Rama tha se është e pafalshme që në PS të jenë të anëtarësuara vetëm 34% gra, duke theksuar se kjo shifër duhet të shkojë në 50%.
-
VIDEO
Asambleja e PS/ Rama: 12 prefektët do kthen në 12 'zëvendësministra të Brendshëm'! Theksoni para qytetarëve sukseset tona! Në votime marrin pjesë 80% e zgjedhësve, jo 40%
Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama paralajmëroi përgjegjësi dhe kompetenca shtesë për prefektët e 12 qarqeve të vendit.
-
VIDEO
Asambleja/ Rama lajmëron referendum për uljen e numrit të deputetëve: Të depolitizohet administrata zgjedhore, negociatat s’kanë ndalur asnjë sekondë
Kryeministri Rama iu rikthye edhe njëherë idesë së tij për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, nga 140 që janë aktualisht, duke theksuar se edhe për këtë çështje do duhet të pyesin shqiptarët pasi të adresojnë ligjin për referendumin
-
VIDEO
Asambleja/ Rama ndryshon drejtuesit e 6 qarqeve! Tiranën ia beson Ballës, Karakaçi në Shkodër, Nufi në Lezhë e Malaj në Kukës! Ikin, Spiropali, Shalsi, Beci, Sako
Ndryshohen disa nga drejtuesit e qarqeve në PS. Konfirmohen Belinda Balluku në Fier, Bledi Çuçi në Vlorë, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, ervin Demo në Berat.
-
VIDEO
Klosi: Në zgjedhjet e 2025 fituam në 80% të qendrave të votimit në vend! Në 2027 synojmë të fitojmë të gjitha bashkitë
Në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Sociale, Blendi Klosi tha nga Durrësi se sot u zhvilliua "një analizë e plotë të zgjedhjeve të kaluara të përgjithshme dhe filloi punën e PS për të fituar në të gjithë territorin për zgjedhjet e ardhshme lokale. U miratuan disa vendime të rëndësishme pas analizës së detajuar të çdo qarku dhe po ashtu u miratua plani i punës nga sot deri në 30 qershor për zgjedhjet e reja vendore të PS, do të organizohet puna për analizën e çdo organizate socialiste, zgjedhjet e çdo organizate socialiste. Do të bëhen zgjedhjet e strukturave lokale të PS, procesi i cili do mbyllet brenda datës 12 qershor".