-
VIDEO
‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama: Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do financohen nga shteti
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS bëri me dije se sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të financohen nga shteti për të dyfishuar biznesin e tyre. Një nismë që do të quhet ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’.
-
VIDEO
Lokalet 2027/ Rama: Asnjë kryetar bashkie nuk rikandidohet pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve
Kryesocialisti Edi Rama u tregoi vijat e kuqe socialsitëve. Asnjë kryetar bashkie nuk do të rikandiohet në zgjedhjet e 2027-ës pa 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
-
VIDEO
‘Do ulet numri i deputetëve’, Rama: Do të çojmë para ligjin për referendumeve brenda këtij sesioni parlamentar
Kryeministri Rama nga Durrësi foli për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë dhe propozimi i tij për uljen e numrit të deputetëve. Kryeministri theksoi se ligji për referendumet është një ligj i munguar duke njoftuar se duhet ta çojnë para brenda këtij sesioni parlamentar
-
VIDEO
Rama: Depolitizimi i administratës zgjedhore, sa më shpejt! Jemi larg sigurisë ushqimore që kërkon Bashkimi Europian
Në fjalën e tij para Asamblesë së Partisë Socialiste, Edi Rama tha se puna për Reformën Territoriale duhet të vijojë me ritëm të lartë dhe me pasqyrimin e qytetarëve bë çdo zonë të vendit.
-
VIDEO
Integrimi/ Rama: Negociatat nuk kanë ndalur asnjë sekondë, s’ka mërgatë qyqesh në Berlin apo Bruksel që e ndal Shqipërinë në këtë proces
Akuzave të opozitës se Rama i mbylli derën e integrimit Shqipërisë duke mos i dorëzuar SPAK, Belinda Ballukun, kryeministri iu përgjigjet duke thënë se negociatat nuk kanë ndalur në asnjë sekondë. Rama tha se Raporti i KE për Shqipërinë është i shkëlqyer dhe se nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që e ndal këtë rrugëtim.
-
VIDEO
Rama: Drejtësia e re është e pavaruar, por i mungon profesionalizmi! I duhet kot të 'rritet' në standard
Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama thotë se drejtësia e re sot është plotësisht e pavarur dhe kjo falë vullnetit dhe kurajos së socialistë. Por, ai shtoi s epavarësi nuk është e mjaftueshme, sepse mungon profesionalizmi.
-
VIDEO
PS nis përgatitjet për vendoret e 2027-ës, Rama: Do kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara
Kryeministri Rama thotë se do të keni një rezultat edhe më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës se zgjedhjet e kaluara.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës/ Rama: Ulim akcizën 20% kur çmimi të kalojë 220 lekë/L! Në vëmendje kemi më shumë pensionistët! Së shpejti enti shtetëror që ndërhyn në tregun e naftës
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.
-
VIDEO
Asambleja e PS/ Klosi: Të forcohemi më shumë te vota e Diasporës! Duhen 4 anëtar të rinj për çdo Organizatë Socialiste, takojmë 5 të rinj për çdo qendër votimi
Në nisje të mbledhjes së Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha Partia Sociliste është forca politike më e preferuar dhe më e besueshme në Diasporë, ndaj tha se synohet afrimi i sa më shumë emigrantëve shqiptarë edhe në vijim.
-
VIDEO
Asambleja e PS/ Klosi: Sot jemi më fitues se kurrë falë Edi Ramës! Diferenca mbi 300 mijë vota në 2025 me opozitën tregon se shqiptarët duan qeverisje serioze
Sot në Durrës është mbledhur Asambleja e Partisë Socialiste, takim i cili nisi me fjalën e Sekretarin e Përgjitshëm të kësaj force politike, Blendi Klosi.
Klosi nuk kurseu vlerësimin për lidershipin e Edi Ramës, duke thënë se falë tij Partia Socialiste sot është më fituese dhe më e organizuar se kurrë. Ai shtoi se fitorja e thellë e PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2025, me mbi 300 mijë vota diferencë me opozitën, tregon se selia rozë “ka marrë një fitore të plotë, jo fitore të rastësishme, dhe as të ngushtë”.
-
VIDEO
Asambleja/ Klosi bën ‘analizën’: Tirana qark i fituar, por jo në maksimumin tonë! Fieri qarku më i fortë! Në Kukës, Shkodër e Lezhë vijon beteja
Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në mbledhjen e Asamblesë bëri edhe një analizë të punës në zgjedhjet e 2025, krahasuar me 2021. Klodi tha se Fieri del si qarku më i fortë, ndërsa për Tiranën theksoi se është rezervuari më i madh i votës së PS, një qark ku është edhe beteja më e madhe. Klosi tha se rezultatet e 2025-ës tregojnë se PS nuk është vetëm forcë e parë në shumicën e qarqeve, por edhe forca më e organizuar në terren. Betejë socialsitët e shohin ende në qarqe si Kukësi, Shkodra e Lezha.
-
VIDEO
Asambleja/ Klosi objektiv: 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë socialiste! PS nis përgatitjet për vendoret e 2027-ës dhe zgjedhjet brenda partisë
Edi Rama ka mbledhur asamblenë e Partisë Socialiste. Axhenda parashikon një analizë për punën e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.