-
VIDEO
Kërcënimet e Vucic për aleancën Shqipëri-Kosovë-Kroaci, ministri Nufi: S’ka vend për panik, jemi në koordinim të plotë me NATO-n
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave u pyet lidhur me kërcënimet e presidentit Aleksandër Vuçiç dhe përgatitjet e Serbisë për sulm pas kërcënimeve të pretenduara që vijnë nga bashkëpunimi ushtarak 3 palësh Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ministri Nufi thotë se nuk ka vend për panik duke theksuar se Shqipëria është e sigurtë dhe në koordinim të plotë me NATO-n.
-
VIDEO
Paketa e Maleve, Ministri Demo: Miratuam zonat prioritare për 8 bashki! Komisioni për Territorialen vijon punën, reforma do të hartohet
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo bën me dije miratimin e zonave prioritare për 8 bashki lidhur me Paketën e Maleve.
-
VIDEO
Mbledhja e qeverisë/ Ministri i Infrastrukturës: Kemi arritur marrëveshje për rindërtimin e xhamisë së Shijakut
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se është arritur një marrëveshje për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.
-
VIDEO
Nafta arrin ‘majat’ një ditë pas paralajmërimit të qeverisë, ministri Karakaçi: Bordi mund të ngrihet shumë shpejt, po monitorojmë tregun
Çmimi i naftës ka arritur deri në 214 lekë/litri, një rritje me 12 lekë brenda 24 orëve. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi tha se po monitorojnë tregun dhe se Bordi i Transparencës, që cakton çmimet tavan, mund të ngrihet shumë shpejt, mjafton një VKM.
-
VIDEO
'E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte' Braçe 'braktis' makinën dhe ecën në këmbë rrugëve të Tiranës: Nuk di kush i merr këto para!
Videoja e tij, e shpërndarë në rrjete sociale me nënshkrimin ‘shtrenjtohet nafta, Braçe braktis makinën’, e tregon deputetin socialist duke ecur nxitimthi në Unazë. Por ajo që e bën këtë moment të marrë vëmendje nuk është thjesht ecja, por arsyeja që ai vetë jep.
-
VIDEO
PS ndryshon mendje: Jo me garë, drejtuesi i Gardës të emërohet nga Kryeministri
Socialistët bëjnë “prapakthehu” dhe kërkojnë të risjellin formulën e vjetër të mënyrës së emërimit të drejtuesit të Gardës së Republikës. Përmes një propozimi për ndryshime ligjore, hiqet dorë nga procesi i konkurrimit, duke parashikuar sërish, emërimin e drejtpërdrejt nga Kryeministri, me propozim të ministrit të Brendshëm.
-
VIDEO
Vizita në Gjermani/ PD: Kuvendi na përjashtoi qëllimisht nga delegacioni! Peleshi: Kërkuan axhendë tjetër për në Bundestag, ua miratova
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka sqaruar sesi deputetët e saj janë përjashtuar nga delegacioni i kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, në Bundestag. Në reagimin zyrtar, PD thotë se caktoi Tomorr Alizotin dhe Klevis Balliun, por Peleshi ka vendosur “pa arsye” të përjashtojë grupin e PD nga vizita zyrtare që zhvillohet këtë javë.
-
VIDEO
Vizita e Princit të Maltës në Shqipëri, pritet me ceremoni zyrtare nga presidenti Begaj
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mirëpritur sot Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA/ Juristi Kara rrëfen detaje: 39 milionë euro dëm shtetit! Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë! Presioni ndaj çekëve për ‘nderin’ e ish-Presidentit
Ilir Meta, Kastriot Ismaili dhe Josef Hejsek, sëbashku me dy persona të tjerë, sipas juristit Romeo Kara qëndruan në hotel 'Mandarin' në Pragë. Kara shtoi se pas kësaj vizite, ERE mori një vendim tejet të dëmshëm për buxhetin e shtetit.
-
VIDEO
Rival i Berishës në zgjedhjet për kryetar të PD? Ervin Salianji: S’e përjashtoj kandidimin
Një prej rivalëve më potencialë të Berishës mund të jetë edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili sfidoi lidershipin e tij me një lëvizje paralele brenda partisë, pak kohë pas daljes nga burgu. Por ndërsa ai është gati për betejën e radhës, për zyrtarizimin e përfshirjes së tij në garë, ai pret përmbylljen e procedurave që do të qartësojnë procesin për kreun e Partisë Demokratike
-
VIDEO
Korrupsion e pastrim parash, SPAK çon në gjyq Ahmetajn e 10 të tjerë: Mori 700 mijë € nga Zoto e Mërtiri, s’deklaroi 93 mijë € e shpenzuara në një kazino në Maltë
Ish-zv/kryeministri Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, fshehje të pasurisë në 15 raste dhe pastrim parash. Në të njëjtën dosje me të, po gjykohen dhe 10 persona të tjerë, përfshirë këtu bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja. Ky hetim është fraksion i dosjes për Inceneratorin e Elbasanit.
-
VIDEO
Pse po rritet nafta? Eksperti për Report TV: Nga paniku dhe 20 milionë eurot që merr shteti! Qeveria të heqë akcizën dhe TVSH-në
Sipas Enriko Cekos rritja ka ardhur fillimisht nga reagimi i menjëhershëm i tregut, ku radhët në pikat e karburantit shtynë tregtarët të rrisnin çmimet sipas kërkesës. Më pas, në pah ka dalë problemi i brendshëm i sektorit, që sipas Cekos është i dobët dhe i varur nga importi.