-
VIDEO
Përshkallëzon sulmi i militantëve të PD, vërvitin molotovë pranë selisë së PS
Militantët e PD e kanë lënë pas kryeministrinë dhe Ministrinë e Infrastrukturës që i sulmuan me molotovë dhe i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Sulmohet me molotovë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ‘fishekzjarrë feste’ për shkarkimin e Ballukut
Molotovë e fishekzjarrë janë hedhur dhe tek ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndryshe këto fishekzjarrë mund të jenë dhe “një festë” e demokratëve për shkarkimin e Belinda Ballukut nga detyra. Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me qëllim shpërndarjen dhe ndalimin e sulmit. Ende nuk është e qartë se ku është destinacioni final i marshimit të kësaj proteste.
-
VIDEO
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën kapuçët e zinj dhe pankarta
Të fshehur nën kapuçë të zinj e pankartave, ‘grupi i zjarrit’ i PD është gati për aksionin e njohur të hedhjes së molotovëve në protesta. Metoda e kamuflimit të tyre nuk është e panjohur, ndërsa shihet të kenë vendosur edhe maska në fytyrë për të shmangur identifikimin e tyre.
-
VIDEO
Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të kryeministrisë, policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës
Militantët e Partisë Demokratike kanë hedhur molotovë e fishekzjarrë drejt kryeministrisë. Ndërkohë që në drejtim të protestuesve, po hidhet ujë e gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e tyre.
-
VIDEO
Nis protesta e PD, Berisha lë selinë! Marshon me militantët drejt Kryeministrisë
Sali Berisha del nga selia e PD për t’u nisur drejt kryeministrisë ku do të mbahet protesta. Ky moment shënon edhe fillimin e saj. Protesta nuk përfshin fjalime.
-
VIDEO
Protesta/ Akuzat për integrimin, Berisha zëvendëson flamujt e SHBA-së me ato të Gjermanisë dhe BE-së
Në protestën e Partisë Demokratike flamujt e SHBA-së janë zëvendësuar me ato të BE-së dhe Gjermanisë.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët
Report Tv sjell pamjet me dron nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pika e parë ku është pozicionuar protesta e Partisë Demokratike. Nga pamjet shihet sesi hapësira përpara kryeministrisë është thuajse se bosh, ndërsa Berisha dhe partia e tij po braktiset gjithmonë e më shumë nga qytetarët e mandej dhe militantët, të cilët duket qartë se e kanë humbur besimin për progres nga kjo opozitë.
-
VIDEO
Protesta e PD, Vila 31 vijon aktivitetet e rrethuar nga policia! Kordon sigurie te Kryesia e Kuvendit
Protesta e PD nuk i kap të papërgatitur efektivët e policisë. Në daljen anësore të Kuvendit janë vendosur barriera metalike, ndërsa te Vila 31 që më 20 shkurt u shënjestrua nga molotovët, ndodhen forcat e policisë.
-
VIDEO
Protesta e PD/ Sali Berisha mbërrin në seli, një grusht militantësh e presin jashtë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu disa minuta para nisjes zyrtare të protestës. Jashtë ambienteve të selisë, ai është pritur një militantët.
-
VIDEO
Protesta e PD, Xhamia e Namazgjasë sërish e rrethuar me barriera metalike
Protesta e PD është vetëm disa minuta larg nisjes. Edhe këtë herë, masat e policisë kanë përfshirë Xhaminë e Namazgjasë ku janë vendosur barrierat metalike.
-
VIDEO
Pas molotovëve ndaj Vilës me artistë, PD sot në protestë para kryeministrisë! ! Rreth 1500 efektivë në terren për garantimin e sigurisë
Protesta e të dielës zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Novruzit. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e PD-së në zgjedhje pluraliste pas rënies së komunizmit. Edhe kësaj radhe, para Kryeministrisë nuk është instaluar podium.
-
VIDEO
Festa e ‘Sulltan Nevruzit’, politika uron besimtarët bektashinj! Rama e Begaj: Simbol i rilindjes dhe fillimeve të reja
Krerët e shtetit dhe politikës kanë uruar të gjithë besimtarët bektashinj për ditën e Sulltan Nevruzit. Presidenti Bajram Begaj drejton thirrje për harmoni e mirëkuptim, kryeministri uron mbarësi, ndërsa kryetari i Kuvendit Niko Peleshi më shumë dritë e bekime. Urimeve iu bashkuan edhe krerët e partive politike opozitare.