-
VIDEO
Salianji konfirmon kandidimin për kryetar të PD-së? Ish-deputeti: Duhet rregullim ligjor për zgjedhjet brenda partiatike, të ngrihet një komision që garanton mbarëvajtjen
Ndërsa përflitet se do të sfidojë Sali Berishën në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të zhvillohen më 23 maj, ish-deputeti konfirmoi tërthorazi një ambicie të tillë, duke folur për demokracinë e brendshme të partive politike në Shqipëri, përfshirë dhe integritetin e proceseve zgjedhore brenda partiake.
-
VIDEO
Rivalët e parë të Berishës, Kokalari e Balliu kandidate! Salianji? Statuti i PD: Kandidati për kryetar, të jetë anëtar! Por ish-deputeti mund të lihet jashtë listave
Pranvera do të vijë mes protestave dhe zgjedhjeve të brendshme në partinë Demokratike. Rivalët e parë përballë Sali Berishës në garën e 23 majit, kanë dalë por i duhet të marrin miratimin e kryesisë së PD-së për kandidimin. Në pikëpyetje mbetet garimi i Ervin Salianjit, i cili mund të lihet jashtë listave të anëtarësisë dhe të humbasë kriterin si kandidat, pasi Berisha e quajti të vetë-përjashtuar.
-
VIDEO
‘Neni Basha duhet të ishte neni i dështakëve’- Anri Bala kritika të forta Berishës dhe kupolës drejtuese të PD: Ngelët duke u justifikuar për humbjet e zgjedhjeve
Teksa hodhi kritika të forta ndaj PD-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, analisti Anri Bala propozoi që neni 'Basha' në PD të quhet 'neni i dështakëve'.
-
VIDEO
Kompania shqiptaro-arabe, Alb Trace, Rama: Do të gjurmojë naftën, kur futet në port dhe atë që del në kufi
Kryeministri Edi Rama tha se kompani shtetërore në ortakëri me Emiratet e Bashkuara Arabe, Alb Trace Co do të kontrollojë e do të ndjekë gjurmimin e naftës që futet në vendin tonë.
-
VIDEO
Partia e Lirisë kërkon komision hetimor për rrugët, Blushi: 4 miliardë euro rrugë të shembura, duam firmat e PD për ta dërguar në Kuvend
Partia e Lirisë ka prezantuar një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të kontrolluar ligjshmërinë dhe efikasitetin e investimeve në infrastrukturë rrugore. Për ta depozituar zyrtarisht në Kuvend, PL thotë se do të kërkojë edhe mbështetjen me firma të PD-së, pasi për një komision hetimor duhet minimalisht 35 firma.
-
VIDEO
Afera CEZ-DIA e lobimi në SHBA/ GJKKO kalon për gjykim Metën, Kryemadhin e 3 të tjerë! Kreu i PL: Drejtësi me regji! Ish-deputetja: Vendimi u mor nën presion
Dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Të pandehur edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
-
VIDEO
‘Në Shqipëri s’ka oligarkë’, Rama: Kush e thotë, s’është çliruar ende nga propaganda komuniste
“Në Shqipëri nuk ka oligarkë”, u shpreh kryeministri Rama në takimin me furnizuesit e karburanteve. Ai tha se kushdo e përdor këtë fjalë, është ende nën ndikimin e diktaturës komuniste. Rama tha se nëse do të kishte oligarkë, nuk do të kishte iniciativa të qeverisë për të ngushtuar fitimet abuzive.
-
VIDEO
Pr.ligji i ri për rezervën e hidrokarbureve, Rama-furnizuesve: Studiojeni, jepni opinionet tuaja në takimin me ministrat
Në bashkëbisedimin me furnizuesit e naftës, kryeministri Rama iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre lidhur me ligjin e rezervave të hidrokarbureve, i cili siç njoftoi ministri Karakaçi, është në fazën përmbyllëse. Kryeministri e ftoi grupin e interesit ta studiojë ligjit dhe të bëjë rekomandimet e veta në një takim me ministrat për të kontribuar në formulimin dhe implementimin e tij.
-
VIDEO
A duhen rishikuar taksat e karburantit? Rama: Do shkonte tek drejtuesi i mjetit, askush s’do pranonte të paguante 4-fish më shumë
Për të frenuar një shtrenjtim të çmimit të naftës edhe më shumë, Konfindustria i kërkoi sot qeverisë të rishikojë taksat, pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa, akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit. Por, kryeministri Edi Rama tha se kjo taksë nuk ka për të ndryshuar, pasi edhe nëse do prekej, taksa do të shkonte drejtpërdrejtë tek drejtuesi i mjetit, në formën e taksës për mjetin.
-
VIDEO
Çmimet e naftës/ Rama takim me furnizuesit: Në Shqipëri rritje e moderuar, më mirë marzh fitimi më të ulët, se Bordin e Transparencës në kurriz
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me furnizuesit e naftës, pas rritjes së çmimit të hidrokarbureve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme. Rama tha se në Shqipëri ka pasur rritje të moderuar.
-
VIDEO
Çmimet e karburanteve, ministri Malaj: Situata po shihet në disa plane, Bordi i Transparencës do të ngrihet në rast abuzimesh
Ministri i Financave, Petrit Malaj, tha se situata me çmimet e hidrokarbureve po shihet në dy plane.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, Rama i përgjigjet Konfindustrisë: S’ka rimbursim, nëse do ndihmojmë, janë vetëm pensionistët
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë për ndërhyrje të menjëhershme, duke kërkuar zbatimin e një pakete fiskale lehtësuese për të përballuar krizën e karburanteve. Konfidustria kërkon që e gjithë shtesa e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, t’u rikthehet drejtpërdrejt qytetarëve dhe bizneseve përmes uljes së çmimit final. Në përgjigje, kryeministri Edi Rama tha se nëse do ketë një kategori që do të ndihmohet, ata janë vetëm pensionistët.