-
VIDEO
Garon për kryetare të PD-së, Alesia Balliu: Berisha ka lobuar 4 herë te amerikanët për t'i hequr 'Non Gratën'! As për takime në seli s'kanë pranuar
Anëtarja dhe aktivistja e njohur e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, deklaroi ekskluzivisht në emisionin “Repolitix” me Denis Mingën në Report Tv, vendimin e saj për të garuar në zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike që do të mbahen më 23 maj.
-
VIDEO
Sulmi ndaj Gonzatos/ Spahiu: Berisha 36 vjet akuzon çdo ambasador europian apo amerikan.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi dje shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.
-
VIDEO
Negociatat/ Ende s’ka vendim për objektivat e ndërmjetëm për Shqipërinë, KE për Report Tv: Ne dorëzuam raport pozitiv, u takon 27 vendeve anëtare të bien dakord
Komisioni Evropian konfirmoi këtë të martë për Report Televizion, se i ka dorëzuar Këshillit të BE-së një raport pozitiv për procesin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, por se tani është në dorën e vendeve anëtare që të shprehen. Raporti i vlerësimit për objektivat e ndërmjetëm, po merret në shqyrtim nga Grupi i Punës për Zgjerimin, dhe sipas një zëdhënësi të Këshillit me gjasë cështja do të trajtohet në javët dhe muajt në vijim
-
VIDEO
Spahiu: Kandidimi i Berishës i paligjshëm, Salianji duhet t'i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD
Burime të besueshme pranë Ervin Salianjit, bëjnë me dije për emisionin "Repolitix" se ish-deputeti do të garojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Po ashtu, për marrjen në dorë të drejtimit të PD-së do të garojë edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila de facto shpalli sot kandidaturën e saj.
-
VIDEO
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE për Report TV: S’ka afat për nisjen e IPARD III!
Ministria e Bujqësisë deklaroi pak ditë më parë se programi IPARD III ndodhet në fazën e rishikimit të procedurave dhe finalizimit të procesit të akreditimit. Ndërkohë Komisioni Europian ka sqaruar se ende nuk kanë marrë një kërkesë nga autoritetet shqiptare për t'i besuar fondet e IPARD III dhe rrjedhimisht sipas tyre, ende nuk mund të flitet për një afat konkret se kur këto fonde do të hyjnë në fuqi për Shqipërinë.
-
VIDEO
A do garosh për kreun e PD? Berisha: Po si e bëni këtë pyetje...neni ‘Basha’ s’ka përse të ndryshojë, s’u dorëhoqa se 11 maji ishte farsë
Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë arsye përse të ndryshojë neni 46, që sanksionon se kryetari duhet të japë dorëheqjen nëse humb zgjedhjet parlamentare.
-
VIDEO
Sezoni turistik në prag, ministri Demo: Pastrimi mbetet sfidë, duhet përmirësuar menaxhimi i mbetjeve
“Kemi bashki sot që sezoni turistik nuk ndalon më”, u shpreh ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, gjatë konferencës për shtyp. Ai tha se kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik që tashmë është në prag, por sfida kryesore mbetet pastrimi.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Ervin Demo: Për bashkitë po vjen një cunami, duhet transformim radikal
Ambicia e integrimit të Shqipërisë në BE prek edhe bashkitë, të cilat duhet t’u nënshtrohen ndryshimeve. “Po vjen një cunami”, u shpreh ministri Ervin Demo, gjatë konferencës për shtyp.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, ministri Demo: Duhet të përfshihen qytetarët, të bëhen patjetër turet në vend
Në një konferencë për shtyp, ministri i Pushtetit Vendor Ervin Demo, tha se Reforma Territoriale duhet të përfshijë patjetër qytetarët dhe grupet e interesit. Ai tha se shpresonte që puna të ecte më shpejt, por shprehu bindjet se turet duhen zhvilluar patjetër.
-
VIDEO
Abstenoi rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, Muçi: Hipokrizi të dënosh Teheranin e të ulesh në gjunjë përpara Netanyahut
Deputeti i partisë “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi abstenoi rezolutën e PS përmes së cilës Irani shpallet shtet sponsor i terrorizmit. Në fjalimin e tij në Kuvend, Muçi dënoi represionin e regjimit iranian ndaj të rinjve e të rejave që janë ngritur në protesta para nisjes së konfliktit, por rezolutën e socialistëve e quajti hipokrizi. Ai e akuzoi PS se po mban standarde të dyfishta. Sipas tij, është hipokrizi të dënosh Teheranin, ndërkohë që kryeministri Edi Rama “iu ul në gjunjë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu”, i cili ka urdhër arrest për krime kundër njerëzimit dhe krime kundër lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Për mazhorancën kishte kritika, duke thënë se para se të sillte këtë rezolutë, duhet të kishte dënuar gjenocidin serb në Kosovë. Muçi tha se përmes kësaj rezolute duhej të kërkohej edhe fundi i këtij konflikti që destabilizon jo vetëm lindjen e Mesme, por të gjithë botën, duke theksuar se nuk është një luftë e nisur nga BE e NATO.
-
VIDEO
Protesta në Rrjoll, Kapri: Policë me kapuçë të zinj rrahin banorët me shkop gome! Ballukun e mbrojtët politikisht
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, i vetmi ndër dy deputetët e opozitës që nuk bojkotuan parlamentin për rezolutën e Iranit, tha se kjo rezolutë është servile dhe thjesht për të shpëtuar fatin politik të Ramës.
-
VIDEO
Shqipëria shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit, rezoluta e PS miratohet me 79 vota pro! PD nuk merr pjesë në seancë
Rezoluta parashikon shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit” si edhe i kërkon qeverisë të shpallë Hezbollahut e Pasdaranëve si organizata terroriste. Opozita thotë se seanca është thirrur pa rend dite të miratuar dhe do ta bojkotojë, ndërsa mazhoranca bën thirrje për reflektim.