-
VIDEO
Jerusalem/ Rama në konferencën kundër antisemitizmit: Edhe sot test për njerëzimin, territori në Gaza thikë për hebrenjtë e palestinezët
Në ditën e fundit të vizitës në Jerusalem, Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në Konferencën për Luftën Kundër Antisemitizmit e cila përkon edhe me ditën e përkujtimit të Holokaustit. Rama përmendi lidhjet e forta mes dy popujve tanë, ndërsa dha mesazhin e qartë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e radhitur kundër Antisemitizmit.
-
VIDEO
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Thirrje e ndërgjegjes kolektive! Spiropali: Shqipëria i qëndron busullës morale! Homologu izraelit: Nuk e harrojmë mirësinë
Me një mesazh të fortë kujtese dhe përgjegjësie, Shqipëria përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Për ministren e Jashtme Elisa Spiropali, sakrifica e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve, mbetet një busull morali edhe në ditët e sotme. Ndërsa në një videomesazh kryediplomati izraelit tha se vendi i tij nuk e harron kurrë atë që bënë shqiptarët.
-
VIDEO
“Plani juaj, të mbroni Ballukun dhe t'i drejtoheni Komisionit të Venecias për të fituar kohë”, Shehaj në Kuvend: Taulant, do të vijë edhe ty fundi
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se qeveria po mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku përmes Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj u shpreh se plani i kryeministrit Edi Rama, është t'i drejtohet Komisionit të Venecias, për të fituar kohë
-
VIDEO
Kapri: Qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë! Rënia e euros, dëme të jashtëzakonshme për bizneset
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri thotë se qeveria ka dështuar në menaxhimin e ekonomisë.
Në Kuvend, Kapri u shpreh se rënia e euros i ka dëmtuar bizneset dhe se çmimet e naftës apo edhe ushqimeve, janë ndër më të lartat në Europë
-
VIDEO
Akti normativ për buxhetin 2025, Haxhinasto: Rendimenti i punës së qeverisë, i ulët! Investimet publike ranë me 52 milionë euro
Deputeti i PL, Edmond Haxhinasto thotë se rendimenti i punës së qeverisë është i ulët dhe se investimet publike ranë me 52 milionë euro.
-
VIDEO
Balla replikon me Gjekmarkajn: Fjalën lapangjoz nuk e përdora për anëtarët e PD-së, por për ‘grupin e zjarrit’ në protestën e opozitës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar në Kuvend përdorimin e termit “lapangjoz”, duke theksuar se ai nuk ishte drejtuar ndaj anëtarëve apo simpatizantëve të Partisë Demokratike, por ndaj një grupi të veçantë personash të përfshirë në akte dhune gjatë protestës.
-
VIDEO
“Policia e mbushur me patronazhistë”- Gjekmarkaj: U ushtrua dhunë ndaj protestuesve, tentuat të mposhtnit me gaz vullnetin qytetar dhe të shpërndanit dinjitetin me ujë
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë, duke thënë se po përpiqet të shtypë protestat qytetare me dhunë.
Komentet Gjekmarkaj i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se në protestën e 24 janarit, qytetarët që ishin në shesh nuk morën një ofertë demokratike nga qeveria, por gaz lotsjellës dhe dhunë nga policia.
-
VIDEO
Vlorë/ Leshterikët grumbullohen në breg, ditë pa pastruar
Plazhi i Vjetër në Vlorë është mbuluar nga leshterikët si pasojë e motit të keq. Qytetarët ankohen se askush nuk po e pastron plazhin.
-
VIDEO
Vangjel Dule ‘sulmon’ Qeverinë: Jeni kapur me dashin e kopesë në kurriz! E keni kthyer korrupsionin në instrument të politikës së jashtme
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka kritikuar mazhorancën në Kuvend, ku tha se gjatë protestës së opozitës u ushtrua dhunë ndaj qytetarëve pjesëmarrës.
-
VIDEO
“Lapangjoz, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi: Bën si qesharak, ke firmosur kallëzim penal për nënkryetarin e grupit
Gjatë fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pati një përplasje verbale me të. Balla tha se partia kundërshtare duhet të distancohet nga dhuna kundër institucionev dhe të respektojë Policinë e Shtetit. Sa për Bardhin, tha se ai ka firmosur kallëzimin penal për nënkryetarin e grupit të vet.
-
VIDEO
Arjan Ndoja kritikë deputetëve: Kalohet në fyrje personale për të prishur seancën dhe nuk bëhen diskutimete akteve
Deputeti i PD Arjan Ndoj tha se diskutimet në Kuvend nuk i përkasin rendit të ditës duke shtuar se gjuha e përdorur në parlament është e papërshtatshme. Gjithashtu ai komentoi dhe aktin normativ të propozuar nga qeveria për rishpërndarjen e buxhetit 2025 duke thënë se fokusi duhet të ishte tek ky akt normativ.
-
VIDEO
Akuzat për protestën/ Balla i kujton PD sulmin e 8 janarit: Krahu i Berishës me varre, leva e çekiç, Basha iu shpërndau me gazlotjsellës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ironizoi opozitën lidhur me akuzat për dhunë ndaj protestuesve. Balla iu kujtoi “luftën” brenda PD dhe sulmin e Sali Berishës më 8 janar 2022 ndaj selisë së PD.