-
VIDEO
Bardhi akuza Koçiut: Keni kriminalizuar policinë, po mbyllni hipotekën në Vlorë se nuk u garantoni dot punonjësve siguri nga krimi
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, akuzoi ministren e Brendshme se ka kriminalizuar policinë për të trembur qytetarët për të mos kërkuar drejtësi nëpërmjet protestave.
-
VIDEO
“Deklarata të pavërteta”, Zhupa reagon pas fjalëve të Koçiut: Duhet të jeni të shqetësuar kur rrezikoni të helmoni njerëz
Deputetja Ina Zhupa reagoi menjëherë pas fjalës së ministres së Brendshme Albana Koçiu duke marrë fjalën në seancën plenare për të folur lidhur me përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar. Zhupa i cilëson “të pavërteta” deklaratat e Koçiut, teksa tha se Policia e Shtetit u soll në disproporcion me protestuesit e opozitës dhe se kjo duhet të përbëjë shqetësim.
-
VIDEO
Blushi: Gazi i përdorur në protestë, me cilësi më të mirë se fjalimi i Koçiut në Kuvend! Burgosja e një minoreni nuk është humanizëm
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi replikoi pas fjalimit të ministres së Brendshme Albana Koçiu. Fjalimin e saj, Blushi e cilësoi si të Diellës ndërsa hodhi akuza për shoqërimin në komisariat të 14-vjeçarit në protestën e 24 janarit.
-
VIDEO
“Do mbështesim sportin e Padelit”- Braçe debat me Klosin në Kuvend: Politikat buxhetore s’bëhen sipas dëshirës së një ministri! Futbolli sot po jep shpirt, ju thoni Padeli
Deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe Erion Braçe, kanë debatuar ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me një plan të qeverisë për t’i dhënë prioritet fuqizimit të sportit të Padelit në Shqipëri.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e PD, Koçiu: Policia veproi sipas ligjit, u rrezikua jeta e efektivëve! Mos përdorni një fëmijë për të justifikuar dhunën
Ministrja e brendshme Albana Koçiu iu përgjigj akuzave të opozitës për protestën, duke thënë se policia veproi sipas ligjit.
-
VIDEO
“Fermerët janë lënë me sytë nga qielli”- Bozdo në Kuvend: Aktet normative përdoren për shpenzime qeveritare, jo për kompensimin e dëmeve nga përmbytjet
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, është shprehur se qeveria ka treguar se nuk është e aftë të menaxhojë financat publike dhe të çojë paratë e shqiptarëve në drejtimin e duhur.
Komentet Bozdo i bëri nga foltorja e Kuvendit, ku kritikoi mënyrën e menaxhimit të situatës së përmbytjeve të fundit në vend.
-
VIDEO
Ceremonia për përkujtimin e Holokaustit, Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë sonë
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nën temën “Ura që lidh brezat”. Ceremonia nisi në oborrin e pasmë të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme me mbjelljen e një peme ulliri, simbol i paqes, kujtesës dhe vazhdimësisë. Spiropali risolli në vëmendje fjalën e Kryeministrit Rama në Parlamentin e Izraelit për të dëshmuar forcën e humanizmit të shqiptarëve me aktin e shpëtimit të hebrenjve gjatë Holokaustit.
-
VIDEO
Akti normativ për ndryshime në ligjin e Buxhetit 2025, ministri Malaj zbulon detajet: Adreson mbështetjen e shtresave në nevojë dhe personave me aftësi të kufizuar
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e sotme në Kuvend detaje nga akti i ri normativ për ndryshime në ligjin e Buxhatit të vitit 2025, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe tashmë kërkon edhe votimin në Parlament.
-
VIDEO
Debati për agjendën parlamentare/ Bardhi i kërkon llogari Peleshit: Si e hartoni rendin e ditës pa kontrolluar pr.ligjet? Ministrja e Brendshme të japë llogari për arrestimet në protestë
Bardhi kritikoi kryetarin e Kuvendit përsa i përket hartimit të rendit të ditës, referuar kërkesës së Ballës për të hequr 4 projektligje nga agjenda sot pasi ka nevojë për konsultim me Komisionin Evropian.
Bardhi kërkoi që të hidhet në votim kërkesa e Blushit që ministrja e Brendshme të japë llogari për arrestimin ne protestën e 24 janarit.
-
VIDEO
“Jeni bërë si Gaddafi”- Blushi akuza mazhorancës në Kuvend: Po zhvilloni një paradë të shëmtuar me makina luksoze! Jepni llogari për protestuesit e arrestuar
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që seanca e sotme plenare të fokusohet te çështja e arrestimit të protestuesve të opozitës, të cilët sipas tij, ishin të pafajshëm.
Gjatë fjalës në Kuvend, Blushi tha se në burg duhet të ishin anëtarët e qeverisë, të cilët sipas tij kanë vjedhur popullin.
-
VIDEO
Taulant Balla: 4 projektligje të kalojnë për shqyrtim në seancën e ardhshme, të lehtësojmë agjendën e Kuvendit
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kërkoi që 4 prej pikave të rendit të ditës së sotme, të kalojnë për shqyrtim në seancën e ardhshme me qëllim për të lehtësuar dhe agjendën e ditës së sotme. Një kërkesë për lehtësim të agjendës erdhi nga pala demokrate, konkretisht nga deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se shumë projektligje kërkojnë debat.
-
VIDEO
Nisma për ndryshime në Kodin Penal, Tabaku: Komisioni Evropian përjashton arrestimin e gazetarëve! Duhet t’i përputhemi standardeve të BE
Deputetja e PD-së, komentoi për mediat ndryshimet e propozuara për Kodin Penal sa i takon dekriminalizimit të shpifjes te gazetarët.