-
VIDEO
Takim me ‘rebelët’ në PD? Berisha komenton lëvizjen e Salianjit: Kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë
Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet sërish për takimin e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve, që është interpretuar si një lëvizje kundër tij brenda partisë. Ai tha se është takuar me disa prej tyre, duke shtuar se qëndrimet dhe kritikat duhet të shprehen brenda forumeve të partisë.
“Së pari, unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim se persona që i thërras për arsye të miat. Së dyti, kjo parti ka forumet e veta dhe demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues apo mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim. Natyrisht, duke thënë këtë nuk kam ndërmend tu them asnjë njeriu që ato mendime mos i shpreh publikisht edhe në mediat e qeverisë apo ku të duash. Por normale në një parti kudo është që mendimet e propozimet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë. A kam pritur po? Kanë ardhur prej tyre, kanë ardhur vetë, nuk i kam thirrur asnjërin. Po kanë ardhur, kam biseduar. Ato janë personalitete të çmuara të PD, natyrisht partia si çdo forcë tjetër politike, ka aktivitetin e saj brenda forumeve të saj.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Rasti Balluku, Berisha: 'Venecia' nuk ka asnjë opinion për pezullimin e ministrave, Ramën do e padisim për mashtrues publik dhe që pengon drejtësinë
Kreu i PD-së thotë se “Venecia” nuk ka dhënë asnjë gjykim apo vlerësim për një ministër që nga themelimi i tij, sepse sipas tij, nuk ka pasur anëtar qeverie, që pati është kapur duke vjedhur, t’i drejtohet këtij komisioni për t’u mbrojtur.
-
VIDEO
Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK, përshëndet gazetarët: Po nuk u pamë, vitin tjetër
Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
-
VIDEO
Sali Berisha: Meta mund të dijë më shumë se unë për 21 Janarin
Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për krimin shtetëror të 21 Janarit. Berisha tha se Ilir Meta mund të dije gjëra më shumë se ai, ndërsa artikuloi sërish të njëjtat akuza se audiopërgjimi i Metës me Dritan Priftin u manipulua nga Edi Rama.
"Nuk kam dijeni se cilat gjëra di Meta, më shumë se ç’di unë. Mund të di, ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin dhe aty fillon, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit Prifti. Mendoi se do mund të më bënte presion, unë i thash sa të dalësh nga dera ime bëjë publike. Meta mund të ketë gjëra për të sqaruar më shumë se unë. E ka manipuluar Rama dhe Filip Çakulli. Nëse unë sulmoj sot Troplinin, sulmoj se kam vërtetuar lidhjet e tij me krimin", tha Berisha.
-
VIDEO
Afera Partizani/ Berisha shkon në SPAK dhe sulmon Dumanin: Armik i egër i pluralizmit, mbron Irena Gjokën
Kreu i PD, Sali Berisha edhe këtë hënë vijoi me sulmet për Altin Dumanin, para derës së SPAK, ku u paraqit për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje për aferën Partizani.
-
VIDEO
GJKKO: Ja përse u pezullua nga detyra zëvendëskryeministrja Belinda Balluku
Sipas Gjykatës, rrethanat në të cilat ndodhet Balluku e bëjnë të domosdoshëm masën e pezullimit, prej faktit që dyshohet 2 herë për kryerjen e veprës penale, në bashkëpunim. Gjykata për këtë i referohet fjalë për fjalë, vetëm Kodit të Procedurës Penale dhe nenit 242 të tij.
-
VIDEO
Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave, Rama: Vijojmë punën
Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi.
-
VIDEO
Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë
Punonjësit e shtetit dhe politikanët duhet të tregojnë çdo bisedë apo takim me individë apo kompani që ju kërkon shërbime të caktuara nga shteti. Nisma ligjore që synon të rrisë besimin e publikut tek administrata dhe të shmangë konfliktin e interesit, është propozuar në Parlament nga Partia Socialiste, si pjesë e paketës negociuese.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut/ Rama: Sipas Venecias, Gjykata s’mund të pezullojë ministrat! Ndërhyri në punët e qeverisë, presion de facto për shkarkimin e saj nga detyra
Rama citoi dhe reagimin e Komisionit të Venecias duke thënë se ky vendim i lëshuar nga GJKKO, ka cenuar balancën e pushteteve si dhe ka ndërmarrë përsipër kompetencat e kryeministrit dhe presidentit.
-
VIDEO
'The Best Of', intervistat dhe debatet më të komentuara të javës në Report Tv
Në “The Best Of” mund ndiqni të gjithashtu edhe kronika të veçanta dhe origjinale të realizuara nga redaksia e Report Tv.
-
VIDEO
Spahiu: Gjermania lejoi bashkimin e Shqipëri-Kosovë në vitin 1943, por nuk e njohu ndërkombëtarisht
Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se Gjermania lejoi bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës në vitin 1943, edhe pse ky bashkim nuk u njoh ndërkombëtarisht.
-
VIDEO
Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500 ligje për t’u miratuar brenda 2 vitesh! 20 prej tyre duhen kaluar në dhjetor
Ambicia për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, ka vënë Kuvendin e Shqipërisë përballë një dosjeje të rëndë, me rreth 500 ligje që duhet t’i miratojë si parakusht për mbylljen e kapitujve nga Bashkimi Evropian. Report TV ka mësuar se vetëm për muajin dhjetor, janë detyrim për tu votuar 20 ligje.