• VIDEO

    Spahiu: Enver Hoxha ishte diktator, por familja e tij sot është më e varfër se sa liderët e demokracisë

    Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se shumë interpretime të ngjarjeve historike janë të pabazuara ose të njëanshme.

    Spahiu theksoi se shpesh mohohet historia, ndërkohë që pjesë e saj sipas tij janë edhe lufta nacionalçlirimtare, po ashtu edhe figura si Enver Hoxha.

  • VIDEO

    Spahiu: Berisha, Rama dhe Kurti, nuk e kanë festuar kurrë 28 Nëntorin në Kalanë e Skënderbeut në Krujë

    Ai vuri në dukje se udhëheqësit aktualë, Albin Kurti, Edi Rama, si edhe kreu i PD Sali Berisha nuk kanë festuar kurrë së bashku, por as të ndarë 28 Nëntorin në Kalanë e Gjergj Kastriotit në Krujë.

  • VIDEO

    Takimi i Salianjit me të votuarit e Primareve? Berisha: Askush nuk është i përjashtuar, por zgjedhjet na i vodhi Rama

    Kreu i PD Sali Berisha ka folur në lidhje me takimin e mbajtur nga Ervin Salinji me më të votuarit në procesin e Primareve. Në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se askush nuk ka qenë i përjashtuar nga partia, por u justifikua për humbjen duke thënë se Rama i vodhi zgjedhjet.

    “Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose telefonuar. Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Alimehmeti edhe më shpesh. Askush nuk është i përjashtuar, ka patur një problem serioz dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se ju rikujtoni deklaratat e mia. Kanë qenë dy: me Ramën zgjedhje nuk ka dhe kjo është përsëritur jo njëherë, por dhjetëra hera. Unë e di se në rast se një kryeministër vendos të mos zhvillojë zgjedhje por farsë, opozita nuk fiton kurrë. I ka të gjithë mjete, siç thotë ODIHR, për të rrëmbyer votën. Rama është i tillë dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë. Zotimi tjetër ka qenë që do mbroj votën. Pra, do bëj gjithçka për të vërtetuar se ishin zgjedhje apo farsë, votë e lirë apo e rrëmbyer. Zgjedhjet që zhvillohen në kushtet e partisë shtet, nuk janë kurrë të lira veçse farsë elektorale”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Non grata nga SHBA, Berisha ‘frymëzohet’ nga mesazhi i Trump për Ditën e Flamurit: Më inkurajoi që të shpëtoj shqiptarët nga ky regjim

    Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA, është “frymëzuar” nga mesazhi i Donald Trump për Ditën e Pavarësisë, ku uroi shqiptarët. Berisha thotë se u inkurajua që të shpëtojë shqiptarët nga regjimi i Ramës, duke thënë se Trump kishte nënvizuar në mesazh luftën ndaj organizatave kriminale.

     
  • VIDEO

    Sherri i anëtares me Flamur Nokën? Berisha: Ne jemi parti e hapur, nuk e kemi përjashtuar

    Sali Berisha pretendon se anëtarja e PD, Anila Aliaj nuk është përjashtuar nga partia pas sherrit me Flamur Nokën. Ishte vetë ajo që në një postim në rrjetet sociale tha se u përjashtua, por Berisha pretendon të kundërtën duke thënë se PD është një parti e hapur.

    “Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia, askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant se i tha këto Berishës apo Nokës. Kjo nuk ekziston në këtë parti, zonja nuk mund të përjashtohet nga partia. Në rastin ekstrem se ndodhi, ta supozojmë, zonja ka rrugën të hapur për ankesën ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë. Ajo zgjodhi mediat, bëri një zgjedhje të saj, por në dijeninë time ajo nuk është përjashtuar, nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi. Ne jemi PD e mendimit të lirë”, u shpreh kreu i PD.

  • VIDEO

    PD nis ‘analizën’ për disfatën e 11 majit, por Berisha nuk dorëhiqet: Zgjedhjet ishin farsë, protesta edhe jashtë Tirane

    Partia Demokratike ka nisur “analizën” e vonuar pas disfatës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryedemokrati Sali Berisha, në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, justifikoi vonesën e analizës me argumentin se po pritej publikimi i raportit final të OSBE-ODIHR.

    • VIDEO

      Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut, Berisha: Rama po e mbron se është bashkautor në vjedhje

      Kreu i PD, Sali Berisha mori edhe njëherë në mbrojtje GJKKO për vendimin për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e mbron Ballukun, duke e ankimuar vendimin në Kushtetuese, pasi vetë ai është bashkautor në vjedhje.

      “Super skandali Rama Balluku ka marrë përmasa të papara. Për herë të parë në historinë e Europës, një kryeministër, padit Gjykatën që pezulloi nga detyra zv.kryeministren hajdute. Rama u tha shqiptarëve se pezullimi s’ka ndodh ndonjëherë në Europë. Pezullimi nuk është i shpeshtë në Europë, sepse në Europë sapo ngrihet një akuzë, i akuzuari jep dorëheqjen. Në Shqipëri, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por merr edhe mbështetjen e kryeministrit për të paditur në Kushtetuese. Në gjykatë nuk shkoi Balluku, e pezulluara, por Edi Rama. Për shkak të problemit madhor të vet, se ai është bashkautor në këto vjedhje. Është ai që dërgoi ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke që morën 50 mln euro më shumë për Tunelin, se sa kompania që de facto ndërtoi tunelin”, tha Berisha.

    • VIDEO

      Sot 81-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit mbajnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve! Rama: Urime festën kombëtare

      Figurat më të larta të shtetit zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, duke nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.

      • VIDEO

        Begaj: Pavarësia matet me cilësinë e shërbimeve publike dhe me mundësitë që u ofrojmë të rinjve! Krenar për rolin tonë në rajon dhe partneritetin strategjik me SHBA

        Kreu i shtetit tha se pas më shumë se një shekulli si shtet i pavarur, Shqipëria ka krijuar sot një imazh serioz në arenën ndërkombëtare dhe është bërë një partner i besueshëm i fuqive rajonale por edhe atyre të mëdha botërore. 

        • VIDEO

          Trump mesazh Begajt: Ju uroj juve dhe popullit shqiptar një ditë të gëzuar Pavarësie! Zgjerojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

          Presidenti Bajram Begaj ka marrë një mesazh urimi nga presidenti i SHBA, Donald Trump për përvjetorin  e Pavarësisë. Përmes telegramit drejtuar Begajt, Trump krahas urimit për shqiptarët, thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të ngushtë, që duhet ta forcojnë edhe më shumë. 

          Presidenti i SHBA kërkon bashkëpunim në stabilitetin rajonal, luftën kundër organizatave kriminale, por gjithashtu edhe zgjerim të mundësive dypalëshe për biznes dhe tregti. 

           
        • VIDEO

          Mori pjesë në takimin me Salianjin, Tedi Kopliku sqaron: Nuk është nismë e re politike, një kafe mes demokratësh

          Sali Berisha thotë se nuk është i shqetësuar nga takimi i Ervin Salianjit me më të votuarit e primareve dhe listave të hapura duke mos e parë këtë takim si rrymë të re në PD. Të njëjtin qëndrim shfaqi edhe ish-kandidati Tedi Kopliku, i cili ndonëse ishte pjesë e takimit, u kujdes të sqarojë se ishte thjesht një bisedë miqësore mes demokratësh.

          • VIDEO

            Opozita kremton e vetme festën e Flamurit në Vlorë, Berisha e Meta urojnë nga rrjetet sociale

            Opozita festoi e ndarë nga përfaqësuesit shtetëror Festën e Flamurit. Përfaqësuesit e saj vendosën kurora me lule në Monumentin e Pavarësisë. PD bashkë me Pavarësinë kremton edhe çlirimin e vendit, që shteti shqiptar e kujton më 29 nëntor.

            Për lajme të tjera kërkoni në arkiv