-
VIDEO
'Evropa, feja jonë kryesore', Rama: S'i bëjmë detyrat e shtëpisë për të kënaqur BE-në, do bëjmë gjithçka për të mos prekur pavarësinë e SPAK
Rama ka dhënë një intervistë për podcastin "East Side Stories", ku ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE, drejtësinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Për drejtësinë tha se është e rëndësishme që të ruhet pavarësia e saj. Ai përsëriti objektivin për anëtarësim brenda 2030.
-
VIDEO
Elbasanit feston 113-vjetorin e Pavarësisë, kryebashkiaku: Dinjiteti dhe vullneti janë më të fortë se çdo pengesë! Demokrati: Sot nuk janë më ato burra shteti
Elbasani në këtë 28 Nëntor festoi 113-vjetorin e Pavarësisë, në sheshin “Gensher”, pranë bustit të firmëtarit Aqif Pasha Elbasani. Të parët ishin ata të kampit rozë, të shoqëruar nga kryebashkiaku Llatja, deputetët e qarkut dhe drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Arbjan Mazniku. Ceremonia nisi në orën 10:00 të ditës së sotme me bandën frymore të qytetit, ku të pranishëm ishin qytetarë të të gjitha moshave. Me flamuj në duar, ata përkujtuar këtë ditë të lavdishme për qytetin dhe paraardhësit e tyre.
Në fjalimet e tyre, kryebashkiaku Llatja dhe Mazniku kujtuan shpirtin heroik të popullit të Elbasanit, të cilët ishin ndër të parët që ngritën flamurin shqiptar të pavarur, mes sfidave dhe triumfeve të një kohe të trazuar. Mazniku theksoi se misioni vazhdon, që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së mes popujve triumfues.
-
VIDEO
Politika uron 113 vite shtet, Rama: Gëzuar ditën e Pavarësinë! Begaj merr urim nga Trump! Mesazhe edhe nga Kosova e BE
Urime nga politika në Shqipëri dhe Kosovë. Mesazhe urimi vijnë edhe nga delegacioni i BE, dhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio. Nga SHBA vjen edhe një përshëndetje nga Trump për presidentin Begaj.
-
VIDEO
‘Territorialja’ nis punën me prezencën e opozitës, Boçi: Ndarja e 2015-ës ishte dështim! Mazniku: Të shohim kompetencat, jo numrin e bashkive
Opozita u ul në tryezë e Komisionit të Reformës Territoriale në mbledhjen e saj të dytë pa i fshehur dyshimet se qëllimi i mazhorancës është të hartojë një hartë të re territoriale në mënyrë të njëanshme.
-
VIDEO
Humbja e Berishës në zgjedhje, Salianji dhe më të votuarit në primaret e para 11 majit takim për fatin e PD! Diskutohet aksion brenda partisë
Një takim jashtë syve të medias ka qenë ai i një grupi demokratësh, ish deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike, që së fundmi kanë pasur kritika ndaj lidershipit dhe Sali Berishës.
-
VIDEO
Ekspozita 'Besa' në Bunk’Art 2, Edi Rama: Zoti bekoftë ata që shpëtuan hebrenjtë dhe Shqipërinë nga turpi!
I ftuar në ekspozitën ‘Besa’ e organizuar në ‘Bunk’Art 2’, kryeministri Edi Rama përmes shkrimeve të historianes dhe filozofes Hannah Arendt dhe të shkuarës së gdhendur në ‘biografinë’ e Shqipërisë, kujtoi dhe njëherë heroizmat e familjeve të shumta shqiptare, të cilët në kohën më të errët të njerëzimit, u bënë heronjtë më të mëdhenj e atyre që nazizmi kërkonte t’i zhdukte.
-
VIDEO
Berisha: Vendimi për pezullimin e Ballukut, i ligjshëm! Duan t'i bëjnë presion gjykatës me ankimin në Kushtetuese
Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Partisë Demokratike mbrojti GJKKO-në duke thënë se vendimi që ka dhënë ishte i ligjshëm, por Rama dhe Balluku janë vërsulur drejt Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar.
-
VIDEO
PD ende pa analizë për humbjen e 11 majit, Berisha justifikohet: Raporti i OSBE/ODIHR doli në fund të tetorit, isha me angazhime në Brazil
Në konferencën e sotme për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për analizën brenda PD-së ër humbjen e thellë që pësoi në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kreu i PD-së, më herët, ka argumentuar se vonesa e analizës ka ardhur për shkak se kanë pritur që të dalë raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR.
-
VIDEO
‘Prej teje nuk rri asnjë sekondë në PD’/ Demokratët sherr me Flamur Nokën në degën Kamëz-Paskuqan, i kërkojnë llogari për katandisjen
Anëtarë të kryesisë së degës kanë kërkuar llogari se përse baza e partisë nuk pyetet më për asnjë gjë. Një anëtare e PD i ka kërkuar llogari për mashtrimin me Primaret, mungesën e analizës pas humbjeve të zgjedhjeve, etj. Por Noka me arrogancë ka tentua që të mos e lejoj të flasë dhe këtu ka nisur një debat i ashpër.
-
VIDEO
Mbrojtje për punonjësit që denoncojnë korrupsionin dhe shkeljet e ligjit, prioritet tenderët dhe fondet e BE-së! Qeveria propozon ligjin e ri
Qeveria propozon që t’i jepet mbrojtje të gjithë atyre punonjësve që raportojnë shkelje ligjore, qoftë në sektorin publik apo privat, me prioritet të vecantë tenderat. Një projektligj i për “Sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesëve” është depozituar nga qeveria në Kuvend me qëllimin kryesor për të rritur garancinë dhe mbrojtjen e qytetarëve denoncues.
-
VIDEO
Meta i gatshëm të dëshmojë për krimin shtetëror të 21 janarit, Berisha: Audiopërgjimi i tij me Priftin u manipulua nga Rama
Sali Berisha ka komentuar nga selia blu edhe kërkesën e Ilir Metës për tu pyetur nga SPAK si person që ka dijeni për krimin shtetëror të 21 janarit. Ndërsa vijoi të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama duke e quajtur organizator të protestës, Berisha mori në mbrojtje edhe Ilir Metën duke thënë se audio e tij me Dritan Priftin ishte e manipuluar.
-
VIDEO
Pezullimi i Ballukut/ Berisha: SPAK ka caktuar masat më lehtësuese, po e lejon të prishë provat
Kreu i PD, Sali Berisha hodhi akuza ndaj SPAK se po ‘amniston’ Belinda Ballukun. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka caktuar masat më lehtësuese për Ballukun, ndërsa shton se vepra penale për të akuzuarit duhej të rikualifikuar si grup i strukturuar kriminal.