• VIDEO

    Kryeministri Rama mbledh qeverinë, e para pa prezencën e Ballukut pas pezullimit nga detyra

    Mbledhja ka nisur në orën 12:00, dhe po drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Vendimi i GJKKO-së për Ballukun në Kushtetuese, qeveria: Ndërhyrje në Ekzekutiv, ministri ka imunitetin e deputetit! Pengon punën e Këshillit të Ministrave

    Qeveria argumenton se ky vendim cenon kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. KM kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me pezullimin nga detyra të Ballukut, duke pretenduar se ky akt prek interesa të lartë shtetërorë e shoqërorë, si dhe të vetë individëve të përfshirë.

  • VIDEO

    Ervin Demo: Të ardhurat e bashkive janë trefishuar, granti i performancës ishte sukses

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se bashkitë shqiptare kanë shënuar progres historik në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe mirëqeverisjen, duke u afruar me standardet europiane.

  • VIDEO

    Berisha sulmon ambasadorin Gonzato: Përçon propagandën e Ramës! Mashtruan se LaCivita do sjellë çekun 9 miliardë euro që Shqipëria të shkëputet nga BE

    Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi në konferencë edhe ambasadorin e delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato. Berisha tha se qëndrime të ngjashme me Kos, e cila tha se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira, mban edhe ambasadori Gonzato. Për të shkoi edhe më tej duke thënë se përçon propagandën e Edi Ramës tek deputetët e Parlamentit Europian, duke u thënë sipas tij, se Berisha nuk është properëndimor. Berisha pretendoi se Gonzato qëndron edhe pas një tjetër mashtrimi, se LaCivita do të sjellë çekun 9 mld euro që Shqipëria të shkëputet nga BE.

     
  • VIDEO

    Berisha sulm zyrtarëve të Brukselit: Kos, frymëzohet nga propaganda e Ramës! Gonzato shpif se jam kundër integrimit

    Sali Berisha sulmoi Komisioneren për Zgjerim Marta Kos duke thënë se përçon propagandën e paguar të kryeministrit Edi Rama. Ndërsa për ambasadorin e BE thotë se mashtron perëndimin duke thënë se Berisha nuk ka në axhendë integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

    • VIDEO

      Ikën Holta Zaçaj, Asim Vokshi betohet në Presidencë si anëtari i ri i Kushtetueses! I hapet rrugë zgjedhjes së kryetarit të ri

      Betimi i Vokshit në Presidencë kishte mbetur "peng" për shkak të pretendimeve të Llagamit se një votë ishte shpallur e pavlefshme dhe rrjedhimisht ishte ajo gjyqtare kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ankimimin e saj, iu hap rruga betimit të Vokshit para presidentit Begaj.

      • VIDEO

        Pjesa 1| 5 Pyetjet nga Babaramo-Rama nën presion? Çështja Balluku ndez debatin: Duhet qeveri tranzitore, shteti në krizë

         

        Për gazetarin Poli Hoxha, po zbërthehet një skemë që ai e cilësoi një organizatë kriminale, ndërsa theksoi se hetimi ka nisur edhe për familjarët e Ballukut dhe skemat offshore. Ai tha se hetimet po zbulojnë se Balluku ka zgjedhur fituesit për çdo tender.

      • VIDEO

        Berisha sërish vetëm me një grusht militantësh në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku do ikin të tmerruar

        As bërja e Sali Berishës zv.president i CDI që PD e shiti si një zhvillim super të rëndësishëm por as zhvillimi i fortë i pezullimit të zv. Kryeministres Balluku nuk i shtuan qytetarët në protestën para Kryeministrisë.

        • VIDEO

          'Berisha ka hallin e SPAK-ut', SHPËRTHEN Ngjela: Demokratët e kuptuan dhe e braktisën

        • VIDEO

          Pezullimi i Ballukut për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe, Berisha: Rama i kërkoi dorëheqjen por ajo nuk pranoi

          Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen zëvendëskryeministres Belinda Balluku ditën që ndaj kësaj të fundit u ekzetuan masat e sigurimit personal pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, të caktuara nga GJKKO dhe të kërkuara nga SPAK në kuadër të hetimeve për Tunelin e Llogarasë dhe lotin e kartër të Unazës së Madhe. 

          "Nuk ka popull në botë më të vjedhur se sa ne. Është poshtërim për çdo shqiptar. A e dini ju ç’do ndodhë, a e dini se këta hajdutë që janë siç janë, gëzohen kur rriten çmimet, sepse vjelin më shumë taksa. Ti vërtet paguan orizin dyfish, apo të merr taksën dyfish në orizin që blen, në qumështin që ble. Është koha t’i dalim zot vetes. Ajo çka kemi rritur është që çdo zë i yni të rrezonohet në botë, çdo përpjekje jonë të rrezonohet në botë. Të rinjtë folën këtu, janë shpresa e vetme dhe më e madhe e këtij kombi. Duhet të ngrihemi, të mbështesim",- tha Berisha.

          "I kërkoi të japë dorëheqjen, jo tha, nuk jap dorëheqjen. Po ju them të vërtetën. Sepse pastaj do shkoj në burg. Kjo aludon se nuk i del zot. Ç’tu bëj mesazheve që ke bërë ti, i thotë Rama. Po mesazhet e tua në dosje janë shumë më të këqija, i thotë ajo. Ke 60 mesazhe të Ervis Verberit në dosje që tregojnë se ke diktuar çdo gjë. Gjatë debatit i tha dua të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese për mua, jo i thotë do shkosh vetë. Ai që mendon se Edi Rama e bën për drejtësi ndaj Ilirisë, ai mendon për budallëk. Absolutisht e bën për veten e tij. Nuk ka pasur kombi një hajdute më ordinere se Belinda Balluku, por të them të vërtetën në Ankara ajo nuk shkonte dot për tunelin e Llogarasë. E mori Rama me vete. Edhe pazaret në Ankara i bëri Rama",- tha Berisha.

        • VIDEO

          Berisha në protestën para Kryeministrisë: Rama e Balluku rritën koston e Unazës së Madhe në 450 mln euro

          Në protestën para Kryeministrisë, Sali Berisha foli për Tunelin e Llogarasë dhe hetimet e SPAK për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Belinda Ballukun se ritën koston e Unazës së Madhe në 450 mln euro. Berisha tha se një kilometër rrugë sot kushton deri në 22 mln euro, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij rrugët i ndërtoi me më pak para. 

          “Të vazhdojmë këtë betejë me gjithë guximin tonë, me të gjithë fuqitë tona. Çdo të riu shqiptar i kujtoj se historia, se koha thërret secilin prej tyre të jetë në këmbë, për të shpëtuar vendin nga kjo katastrofë e vërtetë në të cilën rrokulliset. Këto ditë, Shqipëria është e ngërthyer e tëra në një debat për tunelin e Lloagarsë, në të cilin kanë vjedhur 50 mln euro. Kjo shumë çdo shqiptar duhet ta dijë, se është shumë më pak se një e 100 apo 1 e 200 e atyre që kanë vjedhur këtë hajdut të pafytyrë. Miq jemi i vetmi vend në botë që në një hark kohor 7-vjeçar janë shpenzuar 400 mln euro për inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, asnjëri prej tyre ekziston. I Tiranës nuk ka një tullë sepse paratë i ka vjedh Rama me Veliajn. Ai e dini ju miq si loti 4, janë 14 lote me të cilat Lubi Balluku me Ramën e rritën koston e ndërtimit të unazës në 450 mln euro. Unaza nga Tegu tek teknologjiku është ndërtuar para vitit 2013, cila ka qenë kosto me të gjitha ato vepra arti, 3.8 mln euro. Cila është kosto e kilometrit sot, 20-22 mln euro kilometri. Jo vetëm loti 4, çdo lot,  a ka njeri në botë që mund të imagjinojë se një qeveri ndan 13 km rrugë në 14 lote, si e si, që të vjedhë, të vjedhë më shumë. Rrugët e Lubisë dhe të Ramë u shembën njëra pas tjetrës”, tha Berisha.

        • VIDEO

          Protesta para kryeministrisë, Berisha mburret se u zgjodh zv.president i CDI! Organizata e djathtë ka 17 zv.drejtues

          Në fjalën e mbajtur në protestën që po zhvillon sonte para kryeministrisë, në të cilën pjesëmarrja edhe kësaj radhe duket e ulët, kryedemokrati Sali Berisha u mburr me zgjedhjen e tij si zëvendëspresident i CDI-së. Kjo organizatë e 115 partive të djathta ka 17 zëvendëspresidentë.

          "Do të shkruhet në muret e kohërave si qeveria më antishqiptare, me hajdutë, që ka njohur ndonjëherë kombi shqiptar. Ju sjell këtu ju përshëndetjet e përzemërta nga udhëheqja e internacionalit të qendrës demokrate. Përfaqësues të 155 partive të qendrës së djathtë në katër kontinentet. Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar ju se keni miq më shumë se kurrë, se ju demokratë dhe demokrate në betejën e tmerrshme që përballemi nuk jemi vetëm, por jemi me mbështetje të madhe, të fuqishme nga njerëzit e lirë, nga njerëzit që duan lirinë dhe të vërtetën në mbarë botën. Në këtë rast dua të shpreh mirënjohjen të gjithëve. Ai nderim që më bën CDI duke më zgjedhur në postin e lartë të zv.presidentit të saj është nderim për sakrificat tuaja, është nderim për qëndrueshmërinë tuaj, për guximin tuaj, për mbrojtjen që u keni bërë vlerave të lirisë së demokracisë, në Shqipëri, të familjes. Tre ditë në punimet e asamblesë të përgjithshme mund t’ju them që çështjet më kryesore në ato punime ishin Ukraina parë dhe iu shpreh solidariteti i plotë kombit ukrainas. U dënua me forcën më të madhe agresioni rus, pushtimi i Ukrainës. Në agjendën e punimeve ishte Venezuela e Maduros, i cili njëlloj si Rama vodhët në çdo zgjedhje. Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI një vend qendror zinte edhe Shqipëria, narkodikatura e Edi Ramës, të cilën e denoncuan dhe e dënuan. Droga e Edi Ramës ka marrë dhenë",- tha Berisha.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv