• VIDEO

    Korreshi në protestë: Rama ik nga ai tunel i korrupsionit që të ka zhytur brenda

    Deputeti demokrat, Saimir Korreshi nga protesta para Kryeministrisë kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me shkeljet me tenderin për Tunelin e Llogarasë.

    “Jam mësuar të flas në Kuvend para hajdutëve, do m ndjeni nëse kam një emocion ara kush. Jemi mësuar me i pa në sy dhe me u thënë ka ardhur dita që prangat duhet t’iu varen në mes të këtij sheshi nga ju, të dashur nëna që s’keni më fëmijët tuaj dhe flini gjumë me foton e tyre, të dashur bujq që punoni si në mesjetë, të dashur nxënës që gjeni universitet të mbyllura. Ka vetëm një fjalë, Rama ik. Rama ik, po me atë tunel korrupsioni që të ka zhytur brenda. Nuk mund të trajtohet buxheti i shtetit si lekët e tyre. Është dita jonë, këtyre ministrave që vjedhin qytetarët ditë pas dite. Rama ik me gjithë tabor”, u shpreh Korreshi.

  • VIDEO

    Protesta e PD/ Sekretarja e Rinisë në PL: Ndërkohë që Balluku mblidhte miliona, shqiptarët jetonin në varfëri

    Në fjalën e mbajtur në protestën e PD-së që po zhvillohet përpara kryeministrisë, sekretarja e Rinisë në Partinë e Lirisë, Anisa Ibraj, e vendosi theksin tek zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe mashtrimet në shifra të mëdha me tendera.

  • VIDEO

    PD protestë para Kryeministrisë/ Alesia Balliu për Report Tv: Berisha e organizon natën, pasi s'ka më mbështetje, i bënë për hallin e tij

    Alesia Balliu tha se Berisha proteston natën pasi kështu nuk do të shihet pjesëmarrja në protestë, pasi e kanë braktisur militantët

  • VIDEO

    Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD, krah Berishës qëndrojnë Noka e Balliu

    Protestës së Partisë Demokratike i është bashkuar dhe ish-deputeti demokrat Ervin Salianji.

    Salianji tashmë ndodhet kah demokratëve të tjerë, si Oerd Bylykbashi e Elda Hoti. Ndërkohë Sali Berisha u pa krah 2 besnikëve të tij, Flamur Noka e Klevis Balliu.

  • VIDEO

    E presin vetëm një grusht militantësh, Berisha i bashkohet protestës para Kryeministrisë

    Sali Berisha i është bashkuar protestës para Kryeministrisë. Ai vjen në protestë pas vizitës në Brazil, ku mori pjesë në një forum të partive të qendrës së djathtë.

  • VIDEO

    Spahiu: Opozita nuk mbledh dot njerëz dhe proteston me konferenca shtypi në bulevard

    Juristi Kreshnik Spahiu, tha në emision ‘Studio Live’ në Report Tv se Sali Berisha nuk mbledh dot njerëz në Bulevard për të bërë protesta të mëdha.

    Ai tha se duke mos realizuar dot këtë, Berisha zhvillon konferenca shtypi në Bulevard.

    ‘Unë kam dëgjuar që edhe 100 veta mund të jenë në protestë, po 100 ka atje ku bëhet protestë që mbrojnë mjedisin, bllokojnë rrugët, autostradat dhe ndërtojnë çadra dhe rrinë pa ngrënë dhe pa pirë. Po të dëgjosh një konferencë shtypi në natyrë. Foltorja është më ke dëgjuar në televizor dhe hajde më dëgjo në shesh. Protesta nuk nënkupton konferencë shtypi me një dimension më të madh’, tha ai.

    Spahiu deklaroi se protesta që po bënë Berisha vjen pasi Berishës i erdhi fletëthirja nga SPAK për 21 janarin.

    'Opozita humbi zgjedhjet 6 muaj më parë, për 6 muaj që ata thanë vjedhje madhështore, për 6 muaj nuk protestuan dhe filluan pasi erdhi fletëthirrja nga SPAK për 21 janarin. Askush sot s’ka dhënë shpjegime pse 6 muaj nuk kanë bërë asnjë protestë. Si ka mundësi që të përgatitesh për 6 muaj dhe të mblidhen një grusht mbështetësish’, tha ai.

  • VIDEO

    Dosja Balluku/ SPAK po verifikon edhe tenderët për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, dyshime se u paracaktuan fituesit! Priten të tjerë të pandehur

    SPAK po verifikon të gjitha procedurat tenderuese për 7 lotet e Unazës së Madhe, jo vetëm lotin 4 për të cilin tashmë është vënë nën hetim Belinda Balluku dhe vartësi i saj, Evis Berberi.

    • VIDEO

      Punimet e CDI në Brazil, eurodeputetja e PPE: Rikthim në standardet e shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor

      Pasi Asambleja e Unionit të partive të qendrës së djathtë CDI punimet e të cilës u zhvilluan në Sao Paulo të Brazilit, miratoi rezolutën e pestë lidhur me situatën politike në Shqipëri, propozuar nga PD, Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar.

    • VIDEO

      Punimet e CDI në Brazil, Berisha: Në Europë nuk ia vënë veshin akuzave tona! Të djathtët miratojnë rezolutën e kërkuar nga PD

      Dokumenti i referohet raportit të OSBE/ODIHR, teksa thuhet se zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cenuar garën e lirë dhe të ndershme.

      • VIDEO

        Shembja e Qukës-Qafë Plloçë, Blushi: Një tjetër varr monumental korrupsioni prej 260 milion euro

        Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në njëkonferencë për shtyp, ka reaguar për bllokimin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçkë.

        Blushi tha se kjo rrugë është inauguruar 2 muaj më parë nga kryeministri Rama dhe Belinda Balluku, për të cilën është dashur 14 vite për ta ndërtuar me një investim prej 260 milionë eurosh.

        Deputeti thotë se çdo rrugë e ndërtuar, është dhe do të mbetet një instrument i grabitjes së taksave të shqiptarëve.

      • VIDEO

        Moti i keq/ Vengu nga Maliqi: Argjinatura në Sheqeras dëmtime të konsiderueshme! 15 ura në rang vendi janë të dëmtuara

        Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka qenë sot në Maliq, një nga zonat e prekuara si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit.

        Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka patur dëmtime të konsiderueshme dhe në orët e para të shembjes së saj, drejtoritë rajonale të kullimit, bashkia Maliq, dhe forca të tjera që do shtohen në orët në vijim, janë duke bërë punime rehabilituese. Nga ana tjetër kemi dhe në zonën e Pyllit të Fazanëve një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga forcat e armatosura.

        Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat, duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave e masiveve malore, ku në Qafë Plloccë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira sepse rreshjet do rifillojnë, toka është si "sfungjer" praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku toka është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në rreshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen.

        Ka në rang vendi 15 ura të dëmtuara, një pjesë prej tyrë është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është jo vetëm të qëndrojmë pranë banorëve pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara.

        Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë. Këto janë dy grupet më të prekura dhe strategjia jonë është tu qëndrojmë pranë duke ditur që do kemi ende rreshje, nuk jemi jashtë rrezikut. Thjesht është një moment dielli që mundëson të vazhdojmë punën në terren. Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se 3 frontet e para meteorologjike, por edhe jugun e presim të vijojë të ketë prurje dhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë.

        Evidentime do bëhen dhe kemi mundësinë të bëjmë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore. Është herët për një bilanc, kemi vetëm bilance paraprake dhe na rezulton që kemi rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Ujërat po ulen në nivel në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre qe skanë patur mundësi të bëjnë investime. Në projektbuxhetin 2026 ne kemi një qasje të re sa i përket mbështetjes së bashkive sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile duke i ardhur në mbështetje me fonde shtesë me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluaren", tha Vengu.

      • VIDEO

        Hapja e grupkapitujve dhe samiti në Tiranë, ngjarjet e javës! Rama: Po shkruaj një tjetër libër

        “Dita e Alfabetit”, e cila u kujtua të shtunën, ishte një shkas që kryeministri t’i rikthehej problemeve që po has gjuha shqipe kreu i qeverisë u ndal te problemet e gjuhës shqipe, duke e quajtur tragjike transformimin dhe varfërimin e saj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv