-
VIDEO
Nuk shkoi në komision për buxhetin, Balluku ‘zgjon’ PD-në: Të vijë e të japë llogari për ‘Llogaranë’, pse fshihet
Opozita ishte përgatitur t’i kërkonte llogari Zv/kryeministres Belinda Balluku për tunelin e Llogarasë, tender për të cilin është marrë e pandehur nga SPAK, por ajo mungoi në Komisionin për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën. Për të prezantuar buxhetin në komision Balluku dërgoi dy zv/ministrat, çka solli irritimin e opozitës e cila u shfaq me forca të shtuara në komision.
-
VIDEO
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ishte e nevojshme të veprohej, rregullorja e re do t'i japë fund abuzimeve
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Ai tha se zaptimi i hapësirave publike kishte ardhur në një pikë ku ishte e nevojshme që të veprohej.
Rama theksoi se Bashkia e Tiranës është duke projektuar rregulloren e përgjithshme për hapësirat publike, e cila do të përcaktojë qartë deri ku do të jetë njësia e shërbimit dhe hapësira e qytetarit.
‘Kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. Për këtë ne kemi angazhuar arkitektët që punojnë në Shqipëri sepse nuk janë pak dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjitha cepat dhe këndet. Bashkia e Tiranës po përfundon rregullon e përgjithshme për hapësirat publike që do të përcaktojë qartë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe ca i takon qytetarit. Në të gjitha rastet është qytetari që ecën prioritet, nëna që ecën me fëmijën, sepse ishte bërë familja që ecte në rresht për një, ishte babai, nëna, fëmijët sepse nuk kalonin dot dyshe. Kjo është një çështje që do të jetë një përpjekje shtyhu njëri dhe tjetri, po implementimi do të duhet që të ndiqet sepse nuk është kaq e thjesht. Gjëja do të përmirësohet hap pas hapi.
Ne kishim një Tiranë ku ndërtonte kushdo dhe ndërtohej kudo. Njëri fenomeni ishte ai i ndërtimit të përkohshëm dhe hekura dhe dërrsa dhe fenomeni tjetër i shkeljeve të lejeve, marrin leje dhe pastaj shtojnë metra të tjera. Dhe ne po përballemi me të dyja këto. Pas kësaj mund të ketë tek tuk ndonjë rast, por jo më fenomen të tillë. Jemi duke goditur paligjshmërinë në zonën matanë Tegut dhe kemi për të falur asnjë metër katrorë, do të konfiskojmë vila, do bëhen kopshte, çerdhe dhe qendra shëndetësore. Asnjë metër katror mbi atë që i takon me ligj’, tha ai.
-
VIDEO
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit, t'i japë mundësinë të bëjë detyrën! Tirana ka nevojë për drejtues
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn.
Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t'i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
-
VIDEO
Projektbuxheti 2026/ Rama: Për herë të parë kemi parashikuar buxhet për rimbursimin e barnave kundër kancerit
Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 5 në Tiranë për buxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është parashikuar në buxhet është parashikuar një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
-
VIDEO
Rama: Nga janari paga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit 700! Rritje për punonjësit e shëndetësisë, mësuesit e policët
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalur tek rritja e pagës minimale, ku tha se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama theksoi se deri në fund të këtij mandati paga minimale do të shkojë në 700 euro.
‘Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.
Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputet i zonës. Ai që bënë një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera dhe do të përfitojnë edhe punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, edhe punonjësit e policisë, që kanë pasur disa probleme që do të marrin zgjidhje të plotë sepse do të përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Që përkthehet në 50 euro plus në muaj’, tha ai.
-
VIDEO
Buxheti 2026/ Rama dëgjesë me banorët e Njësisë 5: Pensioni do të indeksohet pavarësisht rritjes, 1.7 mld euro kostoja në buxhet për 4 vite
Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë.
-
VIDEO
Negociatat me BE-në, më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit! Rama: Rekord, ia arritëm brenda 12 muajve
Shqipëria është gati të çelë të gjithë grup-kapitujt me Bashkimin Evropian. Më 17 nëntor, Tirana ulet në konferencën e 7-të ndërqeveritare për të çelur kapitullin e fundit atë të “Bujqësisë dhe Kohezionit”.
-
VIDEO
Nesër mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane, Rama dhe 10 ministra në Romë, do të firmosen disa marrëveshje
Dhjetë ministra të Qeverisë shqiptare, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, do të udhëtojnë drejt Romës. Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni.
-
VIDEO
Veliaj i kërkon leje SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për t’u takuar me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KiE
Monitoruesit e KiE do të vijnë me një mision në Tiranë në datat 17-19. Veliaj kërkon që përfaqësuesve të Kongresit t’u mundësohet takimi me të në ambientet e Burgut të Durrësit për t’i informuar mbi situatën e tij ligjore dhe institucionale.
-
VIDEO
Berisha tha se Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vengu: Nuk shokohem nga këto delire, kërcënime për dikastere të sigurisë kombëtare
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hedh poshtë pretendimet se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.
-
VIDEO
Pr.buxheti 2026/ Ministri i Drejtësisë: 14.96 miliardë lekë na i plotësojnë të gjitha nevojat! Do të ndërtohet godina e Institutit për të miturit
Lamallari nuk paraqiti asnjë kërkesë shtesë për fondin duke thënë se buxheti i parashikuar prej 14.96 miliardë lekësh, mbulon të gjitha objektivat dhe nevojat e institucionit.
-
VIDEO
Rama takim me ambasadorët e BE në Kryeministri, të pranishëm edhe Silvio Gonzato e Elisa Spiropali
Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri ambasadorët e vendeve Evropiane, mes tyre dhe Silvio Gonzato.