-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Cërrikut
Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Cërrikut, ku janë në total 57 qendra votimi dhe 38 724 zgjedhës.
Cërriku shkoi në zgjedhje pasi Andis Salla u zgjodh ministër i Bujqësisë, ndërsa sot në garë janë 3 kandidatë: Florenc Doka (PS) Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”).
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, ende nuk ka nisur numërimi në disa qendra! Komisionerët e PD s’janë paraqitur
Në Bashkinë e Tepelenës në disa qendra ka nisur procesi i votimit, por në disa të tjera jo. Shkak për vonesën janë bërë komisionerët e PD që ende nuk janë paraqitur. Janë në total 21 Qendra Votimi dhe rreth 12 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Edhe Tepelena shkoi në zgjedhje të pjesshme, pasi Tërmet Peçi u zgjodh deputet, ndërsa për këtë bashki garojnë Gramoz Sako i PS dhe Gabriel Guma, i pavarur, i mbështetur nga PD.
Prej vitit 2011, Tepelena drejtohej nga Tërmet Peçi dhe e vetmja fitore e PD në këtë ka qenë në vitin 2007 me kandidatin Sevo Miçi.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi në Bashkinë e Beratit
Në bashkinë e Beratit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri. Në këtë bashki janë 116 Qendra Votimi dhe 79.323 qytetarë me të drejtë vote.
Berati shkoi në zgjedhje të pjesshme pasi Ervin Demo u zgjodh deputet, ndërsa për të marrë drejtimin e Bashkisë janë në garë Ervin Ceca (PS) dhe Pavllo Shkarpa (i pavarur, i mbështetur nga PD). Berati është një bashki që tradicionalisht është udhëhequr nga socialistët dhe prej 2019-ës në krye të saj qëndronte Demo.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis procesi i votimit në Bashkinë e Matit
Procesi i votimit ka nisur edhe në Bashkinë e Matit. Në këtë bashki janë 47 Qendra Votimi dhe 26700 qytetarë me të drejtë vote.
Edhe në Mat, Agron Malaj u zgjodh deputet, duke i lënë garën për drejtimin e bashkisë 3 kandidatëve: Altin Bojni (PS) Eduart Brahilika (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Suzana Pasha E pavarur, e shkëputur nga PS.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, nis votimi edhe në Bashkinë e Vlorës
Edhe në bashkinë e Vlorës ka nisur procesi i votimit. Janë 231 Qendra Votimi dhe 171.895 zgjedhës.
Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Ramës.
Vlora është bastion i majtë dhe në këtë bashki opozita nuk numëron asnjë fitore.
-
VIDEO
Sot zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, 334 mijë qytetarë me të drejtë vote! 13 kandidatë në garë, PD mbështet të pavarurit
Vlora, Berati, Cërriku, Mati e Tepelena mbajnë zgjedhjet e pjesshme. Votimi nisi në 07:00 dhe mbyllet në 18:00. Report Tv transmetim maratonë.
-
VIDEO
Kush janë 13 kandidatët në garë për drejtimin e 5 bashkive, në Vlorë dhe Mat ‘rebelime’ në parti
Në Vlorë, gara është mes Bruna Mersinit të PS, Dionis Sotës që mbështetet nga PD dhe Gjergj Nikës, rebelit të pavarur që doli po nga radhët e demokratëve por nuk mbështet prej tyre. Në këtë bashki janë thirrur për të votuar 171 895 qytetarë.
3 kandidatë edhe në Cërrik e Mat. Florenc Doka i PS, aktualisht kryetar i komanduar i Cërrikut garon përballë dy emrave nga opozita. Mjeku Amarildo Hoxha garon i pavarur dhe mbështetet nga PD, ndërsa kriminologu i kthyer nga Italia, Eligert Hima garon nën logon e Shqipëria Bëhet. 38 724 është numri i qytetarëve me të drejtë vote.
Në Mat demokratët mbështesin si kandidat të pavarur avokatin Eduart Brahilika, ndërsa socialistët në këtë bashki, janë të ndarë. Kandidati zyrtar i tyre është Altin Bojni, i cili drejton aktualisht bashkinë, ndërsa Suzana Pasha, që drejtonte forumin e gruas socialiste në Mat, e zemëruar me partinë, kandidon si e pavarur. Numri i votuesve shkon në 29 092 qytetarë.
Në Berat, gara është mes Ervin Ceca dhe Pavlo Shkarpa, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga korpusi opozitar. Kjo bashki, numëron 82 161 zgjedhës.
Përballë ish kreut të Gardës Gramoz Sakos, në Tepelenë kandidon i mbështeturi nga Partia Demokratike Gabriel Guma. Aty, kanë të drejtë vote 12 667 votues.
Të pesta bashkitë që i drejtohen zgjedhjeve të 9 nëntorit janë fituar nga socialistët në zgjedhjet e kaluara lokale.
-
VIDEO
The Best Of Report Tv | Momentet më të spikatura të javës në Report Tv, 8 Nëntor 2025
Zbuloni më të mirën e javës në The Best Of Report TV! Intervista ekskluzive, debate që ndezën studion dhe kronika nga redaksia, të gjitha në një program të vetëm.
-
VIDEO
Të hënën mblidhet ‘Etika’ për ofendimin ndaj Gonzatos, PS kërkon përjashtimin e Berishës deri në 2 muaj
Të hënën Sekretariati i Etikës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin deri në 2 muaj të Sali Berishës i cili ofendoi ambasadorin e Bashkimit Europian, Silvio Gonzaton për orientimin e tij seksual. Përjashtim me 10 ditë nga Kuvendi për përdorimin e termave fyes kërkojnë edhe demokratët për Taulant Ballën.
-
VIDEO
Pr.buxheti 2026/ Rama: 1 mld euro për Shëndetësinë, 15 mln euro ekstra për pacientët e Onkologjikut! Do hapim Institut Kombëtar të Tumoreve
Një miliarëd euro janë parashikuar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sicial enë pr.buxhetin 2026. Kryeministri Edi Rama në një komunikim në rrjetet sociale tha se 15 mln euro do të shkojnë ekstra për pacientët e Onkologjikut.
-
VIDEO
Sot heshtje zgjedhore, nesër votohet në 5 bashki! Në garë 13 kandidatë, 334 mijë qytetarë do zgjedhin kryebashkiakët e rinj
Në zgjedhje shkojnë Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku e Mati. Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje 473 qendra votimi dhe i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.
-
VIDEO
Kushtetuesja e la në detyrë, Veliaj: Vendim për demokracinë shqiptare, do të bëj gjithçka që puna në Tiranë të vijojë
Veliaj thotë se ‘drejtësia kushtetuese foli’. Ai shprehet se do të bëjë gjithçka që të ushtrojë mandatin e tij si kryetar i Tiranës dhe që puna në kryeqytet të vijojë.