-
VIDEO
Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në Mat kandidoi si e pavarur, Rama e ironizon: Le ta provojë…
Për bashkinë e Matit në garë janë tre kandidatë. Altin Bojni i PS do të përballet me Eduart Brahilikën, kandidat i pavarur që mbështetet nga PD, por përballë do të jetë edhe një kandidate që ka dalë nga radhët socialistëve. Suzana Pasha është kryetare e Forumitt ë Gruas së PS-së në Mat dhe kandidon si e pavarur.
Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama, teksa po fliste me Bojnin, bëri një koment ironic ndaj saj.
Pjesë nga biseda:
Altin Bojni: Në Mat kemi dy të pavarur. Njërin që e mbështet PD, por është regjistruar i pavarur. Edhe tjetër kemi edhe një avokate që ka dalë e pavarur.
Edi Rama: Po mirë, ta provojë (qesh)
-
VIDEO
Zgjedhjet e së dielës/ Kandidatët e PS të bindur për fitoren: Ja si e parashikojnë rezultatin në 5 bashkitë
Kryeministri Edi Rama, në fund të podcastit “Flasim” i pyeti kandidatët socialistë se çfarë rezultati parashikojnë të marrin në zgjedhjet e pjessshme të dielën. Më herët, gjatë bisedës, ata shprehën bindjen se të dielën do të shënojnë një fitore të thellë. Ata folën edhe me përëindje.
-
VIDEO
Të dielën zgjedhjet, Rama porosi kandidatëve: Mendjen ta ndani në dysh, 50% e trurit të jetë tek fshati
Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në 5 bashki, ndërsa kryeministri Rama iu dha porosi kandidatëve, por jo vetëm, të gjithë kryetarëve të bashkisë, që 50% të mendjes duhet ta mbajnë tek fshati dhe 50% tek qyteti.
“Kryetarët tanë të bashkive duhet të jenë shumë të vëmendshëm që ta ndajnë në dysh trurin qytet dhe fshat dhe jo të ndajnë gjithë kohës nga qyteti, qyteti është i rëndësishëm, por duhet ta mbajnë 50% të mendjes tek fshati, për të qebe aktiv, për të krijuar ndërmarrje në fshat, për të dhënë kontribut si bashki dhe për të përfituar nga skemat e financimit, por që kanë nevojë për ndryshim mentaliteti, në mënyrë që 200 mln euro që janë atje nga kreditimi i bankës së Shqipërisë apo fonde të tjera që krijohen nga kjo qasje sipërmarrje, të bëjmë lek për bashkinë, kjo është e rëndësishme”, tha Rama.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme/ Rama ironizon PD: Hall i madh që një parti ka siklet t'i vërë fytyrën e vet një sfide, kujt t'ia lërë humbjen në derë
Kryeministri Edi Rama, teksa po flet me kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën, ironizoi edhe PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.
Pjesë nga biseda:
Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.
Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.
Edi Rama: E mbështesin këta.
Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.
Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.
-
VIDEO
Zgjedhjet, kandidatët e PS në podcast me Ramën: Të dielën fitore të thellë, Partia Socialiste do votohet bindshëm
Në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, kryesocialsiti Edi Rama u shfaq me 5 kandidatët në podcastin flasim. Kandidatët socialistë që të dielën do të përballen me kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, nuk kanë asnjë dyshim tek fitorja e thellë për PS.
-
VIDEO
Vendimi i Kushtetueses për Tiranën, Rama në ‘Flasim’: Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë trup pa kokë! Ka nevojë për të zgjedhurin e vet
Kryeministri Edi Rama komentoi sërish në podcastin Flasim vendimin e Kushtetueses që rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt.
“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranoj dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se kryebashkiaku s’mund të largohet veçse me zgjedhje këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të të drejtave kushtetuese si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetarin, pro edhe disproporcion në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit.
E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në ‘Flasim’: Ky do jetë mandati i rritjes së përvitshme të pensioneve mbi logjikën e bonusit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të “Flasim”, përsëriti sërish rritjen e pensioneve në bazë bonusi mujor.
-
VIDEO
Spahiu: Të dielën në 5 bashki do ketë bojkot historik në zgjedhje
Juristi Kreshnik Spahiu, komentoi edhe zgjedhjet e pjesshme lokale në 9 nëntor që do të zhvillohen në 5 bashki.
Ai tha se do ketë bojkot historik në këto zgjedhje.
‘Të dielën në 5 bashki do ketë bojkot historik në zgjedhje, do jetë pjesëmarrja më e vogël në histori dhe e dyta është historike sepse opozita nuk regjistrohet dhe thotë mbështesim të pavarurit. Nëse fitojnë të pavarurit do të thotë PD që fituam ne’, tha ai.
-
VIDEO
Toni Gogu: Ligji për Barazinë Gjinore është europian dhe ligjor, jo ideologjik. Ndjesë publike për sulmin ndaj ambasadorit të BE-së
Pas përfundimit të seancës plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, dha një prononcim për gazetarët ku foli mbi incidentin e ndodhur në Kuvend gjatë diskutimit për ligjin e barazisë gjinore.
-
VIDEO
Fatura e fushatës së 11 majit/ Prençi: Është më e majme, SPAK të nisë hetim! Kalaja: Shifrat të pavërteta
Ish- kandidati për deputet në 11 maj Aulon Kalaja, tha se ai vetë në fushatë ka shpenzuar 6 milionë lekë, faturë të cilën e ka deklaruar edhe në KQZ. Ai tha se shifrat që kanë deklaruar partitë politike për shpenzime në fushatë janë të pavërteta.
-
VIDEO
Spahiu: PD dhe PS gënjejnë që kanë shpenzuar 2 mln euro në zgjedhje, aq ka shpenzuar vetëm një deputet
Juristi Kreshnik Spahiu tha se Partia Demokratike ende nuk ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kontratën që ka bërë me Continental Strategy gjatë fushatës së 11 majit 2025.
-
VIDEO
Spahiu: Vetëm një aktivitet partie në një qytet në Itali kushtoi për fushatën 270 mijë euro
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se këto fatura që paraqesin partitë politike në Shqipëri për shpenzimet në fushatën e 11 majit nuk i beson askush.