-
VIDEO
Ligji për barazinë gjinore, Blushi: I imponuar nga Soros, fshin nocionet e burrit dhe gruas
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi , gjatë një konference për shtyp, dënoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si akt antikushtetues dhe anti-kombëtar.
-
VIDEO
Berisha rikthen ‘çadrën’ e Bashës para Kryeministrisë: Platformë parlamentare, deputetët fjalime! Zgjedhjet? Regjim që s’do votën e lirë
Nuk do të ketë grevë, dhe as bojkot të Kuvendit, por fjalime si kundërshti ndaj qasjes së mazhorancës për të mbyllur seancat plenare pa diskutim. Në vijim, por pa datë, do ketë protesta, me qëllimin për të arritur qeveri teknike, të njëjtën në fakt që Basha arriti pas çadrës, dhe Berisha e Meta e quajtën “tradhtinë e 17 majit”.
-
VIDEO
Pr.Buxheti 2026, Rama: Paqja fiskale, falen detyrimet tatimore më të vjetra se 10 vite! Kush bën marrëveshje me tatimet shpëton nga kontrollet
Gati 507 milionë euro detyrime tatimore dhe doganore të krijuara deri në 31 dhjetor të vitit 2014 do të fshihen me përjashtim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
-
VIDEO
Të dielën votohet në 5 bashki, nesër heshtje zgjedhore! KQZ shpërndan materialet zgjedhore, Policia do ruajë 473 QV
Në zgjedhje shkojnë Vlora, Berati, Tepelena, Cërriku e Mati. Policia e Shtetit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që synon të tjetërsojë votën e tyre.
-
VIDEO
OKB përshëndet ligjin për barazinë gjinore! PS: S’ka gjini të re, por burrë e grua! PD-PL: Komplot familjes
Ligji për “Barazinë Ligjore” u votua në Kuvend mbrëmë me 77 votat e PS-së pas një debati të ashpër, ndërsa palët politike i qëndruan deklaratave edhe një ditë më pas.
-
VIDEO
Të dielën zgjedhjet e pjesshme, Rama në ‘Flasim’: PD në hall kujt t'ia lërë humbjen në derë! Kandidatët e PS: Fitore të thellë
Kryeministri dhe kandidatët e PS shprehën bindjen për fitoren e thellë të dielën. Rama ironizoi PD-në, teksa tha se s'guxoi të futet në garë me fytyrën e saj por zgjodhi kandidatë të pavarur. Iu kërkoi kandidatëve të tij që të fokusohen te fshati.
-
VIDEO
Tuneli i Llogarasë/ Blushi denoncon: U zhdukën dy ura të parashikuara në projektin fillestar, u rrit kosto me 25 milion euro
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi , gjatë një konference për shtyp, dënoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si akt antikushtetues dhe anti-kombëtar.
Ai theksoi se ligji, sipas partisë, synon shpërbërjen e familjes shqiptare. Partia e Lirisë e konsideron këtë akt si një kërcënim për identitetin, kulturën dhe traditat e vendit.
Po ashtu, Blushi u bë thirrje për mbrojtjen e vlerave familjare dhe ndërgjegjes qytetare kundër këtij ligji. Blushi hodhi akuza se ligji është i imponuar nga George Soros.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Berisha gati ‘alibinë’ e humbjes: Regjim që nuk pranon votën e lirë
Të dielën qytetarët në 5 bashki do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit. Ndonëse në këto zgjedhje PD nuk ka dalë me kandidatë zyrtarë, por mbështet kandidatët e pavarur, Berisha e ka edhe kësaj radhe alibinë, duke thënë se ky regjim nuk e pranon votën e lirë.
I pyetur nga gazetarët në selinë blu, nëse ka një koment për zgjedhjet e së dielës, Berisha dha këtë përgjigje të shkurtër.
“Një regjim që nuk pranon votën e lirë është regjim që do të rrëzohet sa më parë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Barazia gjinore, Berisha: Do bëjmë gjithçka për anulimin e ligjit, e miratuan në Kuvend në pabesi
Kreu i PD, Sali Berisha vijon kritikat ndaj ligjit për barazinë gjinore që u miratua dje në Kuvend dhe që solli edhe sulmet e tij ndaj ambasadorit të BE, Silvio Gonzato. Berisha tha se PD do bëjë gjithçka për anulimin e këtij ligji, që sipas tij u miratua në pabesi nga PS, pasi mbyllën seancën.
-
VIDEO
Berisha: Platformë parlamentare para Kryeministrisë, deputetët do mbajnë fjalime! Protestat të vonuara
Duke akuzuar mazhorancën për asgjësim të parlamentarizmit, kreu i PD, Sali Berisha thotë se para kryeministrisë do të hapin platformën parlamentare, në të cilën deputetët e opozitës do të mbajnë fjalime dhe do të bëjnë denoncimet e tyre.
-
VIDEO
Ligji për Barazinë Gjinore, Iris Luarasi: Nuk krijon gjini të reja, synon të garantojë barazi reale midis burrë e grua
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PS Iris Luarasi sqaron se ligji i miratuar mbrëmë nuk kërcënon familjen, por thjesht synon që të krijojë barazi reale mes burrë e grua.
-
VIDEO
Rama-kandidates për bashkinë e Vlorës: Të gjithë drejtorët të shkojnë në punë rrjesht në 7 e gjysmë! Brenda 100 ditësh të kesh prerë degët e nepotizmit
Kryeministri Edi Rama i kërkoi kandidates së Vlorë Brunilda Mersini, për të cilën shprehu bindjen se do të shënojë fitore të thellë, të presë “degët e pemës” së nepotizmit në këtë bashki brenda 100 ditësh. I kërkoi gjithashtu që të gjithë drejtorët e kësaj bashkie të mos bëjnë më sehir por të shkojnë që në orën 7 e gjysmë në punë.