-
VIDEO
Deputetja e PS, Çaushi i numëron Klevis Balliut tenderat që merrte i ati botues, për ndërtime rrugësh në kohën e Berishës
Çaushi përmendi kompaninë ‘Alpine Bau’ e krijuar në vitin 2007 si filial i një kompanie austriake, Fahri Balliu dhe Blerina Agolli e cila në atë kohë ishte dhe sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Kulturës.
-
VIDEO
Gjetjet e KLSH për ilaçet e rimbursuara, Braçe: FSDKSH duhet të shembet, të përjashtohen edhe kompanitë që korruptojnë skemën
Deputeti i PS, Erion Braçe shënjestroi gjithashtu edhe Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), për të cilin tha se duhet të shkrihet. Nga foltorja e Kuvendit, ai evidentoi gjetjet e KLSH-së për abuzimet në shëndetësi dhe konkretisht ilaçet e rimbursueshme.
-
VIDEO
Balla i kthehet opozitës: Keni vite që këndoni të njëjtën këngë! Depozituat 40 ankesa për zgjedhjet, asnjë nuk provuat
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, ka theksuar rezultatet e Shqipërisë të pasqyruara në progres-raportin lidhur me negociatat për anëtarësimin në BE.
-
VIDEO
Projektbuxheti i vitit 2026, Pirdeni: Rritje pagash për mjekët, punonjësit e policisë dhe të administratës, llogaritet edhe vjetërsia në punë
Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni gjatë fjalës së saj në Kuvend, foli për projektbuxhetin e vitit 2026.
-
VIDEO
Kuvend/ Deputetja Hoti: Afera e tunelit të Llogarasë nuk mund të bëhej pa Ramën
Në Kuvend, deputetja demokrate Elda Hoti thotë se vepra penale për të cilën akuzohet zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, nuk mund të kryhej nga kjo e fundit pa “bekimin” e kryeministrit Edi Rama.
-
VIDEO
‘Indeksim pagash çdo vit’, Rama: Rritje për mjekët, mësuesit e policët! 10 600 punonjës do marrin 10 mijë lekë më shumë në muaj
Kryeministri Rama ka njoftuar rritje pagash për disa kategori në sektorin publik, që nga punonjësit e shërbimit e deri tek bluzat e bardha, punonjësit e policisë dhe administrata publike. Skema e re vjen si reflektim i rritjes së pagës minimale në 500 euro dhe indeksimit të përvitshëm që do të ndodhë.
-
VIDEO
Balluku mungon në Kuvend, PD pankarta: Të japë llogari për Tunelin e Llogarasë! U rrëzohet kërkesa për interpelancë, Peleshi: Po hetohet nga SPAK
Çështja “Balluku” dominoi në seancën plenare të Kuvendit. PD kërkoi prezencën e zv.kryeministres në sallë, për të dhënë llogari mbi hetimin për tunelin e Llogarasë. Në nisje të seancës pati edhe debate për pr.ligjin për barazinë gjinore.
-
VIDEO
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
-
VIDEO
Toni Gogu i kujton Nokës vilën 760 mijë euro te Gjiri i Lalzit: Na duhet një përgjigje për akuzën që të bëri shoku i bankës
Raportimi i KLSH përplasi PD me PS në Kuvend, ku opozita hodhi akuza se në raport flitet për 900 milionë euro të vjedhura nga qeveria në dy vite. Deputeti Flamur Noka hodhi edhe akuza ndaj ministrit Toni Gogu duke thënë se “pastori ka misionin e tij në librat e shenjtë, të ndalojë djallin duke tundur temjanin, por nuk ka padrejtësi më të madhe se kur pastori kthen temjanin nga djalli”.
Por, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin iu përgjigj duke i kujtuar Nokës akuzat që ka bërë ndaj tij Gazment Bardhi për vilën 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Gogu i tha Nokës se ka detyrimin që të sqarohet në Kuvend mbi akuzat për vilat.
-
VIDEO
‘Shqiptarëve iu vodhën 900 mln euro në 9 muaj’, Braçe-Berishës: Gënjeshtar patologjik, kreu i KLSH mund ta thotë këtu nëse është e vërtetë! SPAK s’ka refuzuar asnjë referim
Deputeti Erion Braçe iu përgjigj Sali Berishës pasi ky i fundit tha në Kuvend se KLSH kishte konstatuar në 9 muaj ishin vjedhur dhe shpërdoruar rreth 900 milion euro, duke e cilësuar këtë të ‘barabartë e fondin vjetor të pagave apo pensioneve në vend’. Ai akuzoi gjithashtu se SPAK-u nuk ka marrë në shqyrtim referimet e KLSH.
Deputeti socialist, pasi mori fjalën në Kuvend tha se kryetari i KLSH, Arben Shehu është në Kuvend dhe mund t’i drejtohet e ta pyesë për një pretendim të tillë. Ai theksoi se në raportin e KLSH-së për vitin 2024 nuk evidentohet një vjedhje e tillë që pretendon Berisha, duke e konsideruar si gënjeshtar patologjik ose ka lajthitur.
-
VIDEO
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! Është përpjekur të nënshtrojë KLSH kur ishte në pushtet
Në seancën e sotme plenare, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka bërë një replikë të fortë në Kuvend, ku iu përgjigj akuzave të opozitës dhe në veçanti ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e përmendi si “zotëria i 21 janarit”.
Duke iu referuar raportimeve dhe debatit për Kontrollin e Lartë të Shtetit, ministri theksoi se ish-kryeministri Berisha po tenton të manipulojë publikun.
-
VIDEO
Raporti i KLSH/ Xhafaj: Nivel i ulët i raportimeve dhe përmbushjes së rekomandimeve! Vlerësohet rritja e auditimeve me risk të lartë fiskal
Deputeti Fatmir Xhafaj pas raportimit të kreut të KLSH-së, Arben Shehu lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ka analizuar raportin duke nxjerrë në pah dhe disa problematika.
Xhafaj përmend mbështetjen që qeveria i ka dhënë vazhdimisht KLSH-së për të kryer plotësisht dhe me profesionalizëm detyrën, ndërsa prek dhe rastin e punonjësit të KLSH-së, i cili është larguar nga detyra nga frika për të kryer auditin në kryeministri.
Ndër të tjera, deputeti i PS-së nxjerr në pah nivelin e ulët të raportimeve dhe të zbatimit të rekomandimeve. Xhafaj thekson se ngritja e nënkomisionit për për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, do t’i japë përgjigje pyetjes “Kush kontrollon Kontrollorin?.